LIVE UPDATES
Bota

Agresioni kinez në Detin e Kinës Jugore, Biden diskuton me udhëheqësit e Japonisë dhe Filipineve

Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, Presidenti Biden theksoi se çdo sulm ndaj Filipineve do të aktivizonte traktatin e ndërsjellë të mbrojtjes ndërmjet Uashingtonit dhe Manilës.

12 Prill 2024, 20:19 Nga E. D
Agresioni kinez në Detin e Kinës Jugore, Biden diskuton me
Joe Biden dhe Fumio Kishida

KINË- Presidenti Joe Biden priti Kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe Presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos me qëllim që t’i dërgojë Kinës mesazh të qartë që të ndërpresë sjelljet agresive ndaj fqinjëve në Detin e Kinës Jugore. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, Presidenti Biden theksoi se çdo sulm ndaj Filipineve do të aktivizonte traktatin e ndërsjellë të mbrojtjes ndërmjet Uashingtonit dhe Manilës.

Agresioni i shtuar në Detin e Kinës Jugore. Anijet e rojës detare kineze po pozicionojnë topat e ujit dhe po bëjnë manovra të tjera të rrezikshme ndaj anijeve filipinase.

Kjo situatë ishte temë bisedimi e takimit trepalësh që u mbajt të enjten ndërmjet Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësve të dy shteteve aleate të Shteteve të Bashkuara në Azi – Kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe Presidentit të Filipineve Ferdinand Marcos.

“Çdo sulm ndaj avionëve të anijeve luftarake apo forcave të armatosura në Detin e Kinës Jugore do të aktivizojnë traktatin tonë të ndërsjellë të mbrojtjes,” deklaroi Presidenti Biden.

Të ashtuquajturat taktika të Kinës në zonën gri, si përplasja në anije, duke se bien shumë pranë rrezes së aktiviteteve që aktivizojnë marrëveshjen e ndërsjellë të mbrojtjes ndërmjet Uashingtonit dhe Manilës.

Presidenti filipinas Marcos nuk e përmendi publikisht Kinën por përdori një zhargon diplomatik që shpesh përdoret për të vënë në shënjestër Pekinin.

“Për t’u përballur me sfidat e ndërlikuara të kohës tonë duhen përpjekje të përbashkëta të të gjithëve, një përkushtim ndaj qëllimit të përbashkët dhe një angazhim i palëkundur ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla,” deklaroi Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos.

Kryeministri japonez Kishida shprehu shqetësimin e tij me taktikat e ngjashme kineze përreth ishujve të kontestuar në Detin e Kinës Lindore, të njohur me emrin Diaoyu në Kinë dhe Senkaku në Japoni.

“Në këtë kohë krizash të shumta me të cilat po ballafaqohet komuniteti ndërkombëtar, bashkëpunimi në të gjitha fushat ndërmjet aleatëve dhe shteteve që ndajnë të njëjtat vlera është thelbësor nëse duam të ruajmë dhe fuqizojmë një rend ndërkombëtar të lirë dhe të hapur të bazuar në sundimin e ligjit,” deklaroi ai.

Javën e kaluar, Filipinet, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia zhvilluan operacione të përbashkëta detare dhe ajrore në Detin e Kinës Jugore për ta zmbrapsur Pekinin, gjest që u kritikua nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

“Kina është plotësisht kundër mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe politikës së blloqeve dhe kundër fjalëve dhe veprave që krijojnë dhe thellojnë kundërshtitë dhe minojnë interesat dhe sigurinë strategjike të shteteve tjera,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Udhëheqësit Biden, Marcos dhe Kishida njoftuan për ndërmarrjen e masave të reja parandaluese të mbrojtjes si dhe investime në infrastrukturë në Filipine dhe bashkëpunim në aspektin e ndihmës humanitare globale./VOA

joe biden fumio kishida

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait