LIVE UPDATES
Bota

Agresioni rus, Shtëpia e Bardhë thekson mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën

Kongresi miratoi gjatë fundjavës një buxhet afatshkurtër për financimin e qeverisë për gjashtë javët e ardhshme.

3 Tetor 2023, 16:53 Nga h.k
Agresioni rus, Shtëpia e Bardhë thekson mbështetjen e vazhdueshme
Shtepia e Bardhe

SHBA-Presidenti Joe Biden thotë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën. Komentet e presidentit vijnë ndërsa buxheti afatshkurtër, i miratuar nga Kongresi ditë më parë, nuk përfshiu ndihma financiare për Ukrainën dhe udhëheqësi i sapozgjedhur i Sllovakisë shprehu dyshime rreth vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën nga vendi anëtar i NATO-s. Ndërsa shfaqen krisje brenda mbështetjes Perëndimore për Ukrainën, Presidenti Joe Biden u ka kërkuar ligjvënësve republikanë që të miratojnë një paketë ndihme me vlerë 24 miliardë dollarësh për të forcuar Ukrainën përballë pushtuesit rus.

Kongresi miratoi gjatë fundjavës një buxhet afatshkurtër për financimin e qeverisë për gjashtë javët e ardhshme. Por buxheti nuk përfshinte ndihma për Ukrainën. Presidenti Biden u bëri thirrje ligjvënësve të të dy partive, që kanë shprehur shqetësime për fatin e ndihmave dhe për faktin që lufta ende po vazhdon pas më shumë se 19 muajsh.

“Shpresoj që miqtë e mi nga pala tjetër ta mbajnë fjalën për mbështetjen për Ukrainën. Ata thanë se do ta mbështesin Ukrainën në një votim të veçantë. Në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Pres që kryetari McCarthy të zbatojë plotësisht angazhimet e tij për të miratuar ndihmën e nevojshme për Ukrainën, ndërsa mbrohen kundër agresionit dhe brutalitetit”, tha Presidenti Biden.

Të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, i tha Zërit të Amerikës se administrata mbetet e vendosur pavarësisht trysnisë së brendshme dhe shqetësimeve nga udhëheqësi i sapozgjedhur i Sllovakisë, vend i NATO-s, i cili bëri fushatë kundër ndihmave për Ukrainën.

“Aleanca e NATO-s është më e fortë se kurrë si rezultat i udhëheqjes së këtij presidenti. Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me partnerët tanë. Por ajo që po bëjnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e ndihmon situatën”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një takimi në Kiev me ministrat e jashtëm evropianë të hënën, se uniteti është thelbësor.

“Fitorja jonë varet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi ynë. Sa më shumë hapa të fuqishëm dhe parimorë të hedhim së bashku, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë. Me rivendosjen e integritetit tonë territorial dhe një garanci të besueshme të paqes për të gjithë Evropën”.

Ndërkohë në Moskë, zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin reagoi duke thënë se Moska sheh “lodhje” mes mbështetësve perëndimorë. Shtëpia e Bardhë u përgjigj:

“Nëse Putini mendon se mund të fitojë, ai e ka gabim. Ne do të kemi së shpejti një paketë tjetër ndihme për Ukrainën, për të sinjalizuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për popullin trim të Ukrainës. Ky është mesazhi ynë: nëse ai mendon se mund të fitojë, zoti Putin e ka gabim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Por ekspertët ushtarakë thonë se kundërofensiva e Kievit, e cila synonte rimarrjen e territorit të kontrolluar nga Rusia, ka qenë më e ngadaltë sesa pritej.

“Rezultatet kanë qenë zhgënjyese dhe shumë njerëz shtrojnë pyetjet se cili do të jetë përfundimi, cila është teoria e Ukrainës për fitoren? Presidenti Zelenskyy do të duhet ta sqarojë këtë gjatë dy muajve të ardhshëm për të forcuar mbështetjen e përkrahësve të tij”, thotë Mark Cancian me Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Por populli ukrainas mbetet i vendosur. Gjatë fundjavës, kryeqyteti i rrethuar zhvilloi maratonën e parë të plotë që nga fillimi i pushtimit. 5000 pjesëmarrësit, shumë prej tyre ushtarakë dhe disa që kanë humbur gjymtyrët në luftë, vrapuan në maratonën 42 kilometra të gjatë duke bërë fushatë për grumbullim fondesh për mbrojten e vendit të tyre./ Marrë nga VOA 

lufta ne ukraine shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj