LIVE UPDATES
Bota

"Ai është në një vend të sigurt dhe i lumtur me të atin",zbulohet misteri i rrëmbimit të 6-vjeçarit në Greqi

Avokatja e nënën në Norvegji, Patrinia-Maria Adamopoulou, ka marrë një letër nga avokatët e babait në Norvegji ku thuhet se 6-vjeçari ndodhet në një vend të sigurt me të atin.

26 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA
"Ai është në një vend të sigurt dhe i lumtur me
Rainer Jason

GREQI- Misteri i rrëmbimit të 6-vjeçarit Rainer Jason duket se është zhgjidhur pasi dyshimet se mund të ishte rrëmbyer nga i ati u vërtetuan.

Sipas mediave greke, avokatja e nënën në Norvegji, Patrinia-Maria Adamopoulou, ka marrë një letër nga avokatët e babait në Norvegji ku thuhet se 6-vjeçari ndodhet në një vend të sigurt me të atin.

Çfarë thanë avokatët e nënës

Sipas avokatit të nënës, Christos Economakis, përpjekjet e gruas për të kontaktuar me babanë norvegjez të fëmijës mbetën të pafrytshme pasi ajo është në një mosmarrëveshje ligjore me të për kujdestarinë e fëmijës. Economakis flet për një proces të paracaktuar dhe vendimtar të rrëmbimit të fëmijës që i rrezikon jetën.

“Ne u kemi dërguar dokumente avokatëve që përfaqësojnë babain si në Greqi ashtu edhe në Norvegji, pa marrë asnjë përgjigje thelbësore, ndërsa në komunikimet telefonike që ne dhe nëna kemi tentuar të kontaktojmë babain, ai nuk është përgjigjur. Telefoni i tij është i fikur”- tha Economakis.

“Ndihmoni për të gjetur fëmijën tim”

Në të njëjtën kohë, nëna e fëmijës përmes mesazhit të saj zanor u bën apel të gjithëve që të gjejnë djalin e saj. 

"Unë quhem Nina Etmektzoglou, jam nëna e Rainer që u rrëmbye nga shtëpia jonë, natën nga një burrë me kapuç. Dua të bëj një apel për të na ndihmuar të gjejmë fëmijën tim. Ai tashmë është 19 orë larg nesh pa e ditur se ku ndodhet. I bëj apel kujtdo që e ka bërë këtë veprim, të lutemi ta kthejë në shtëpinë tonë për të mirën e fëmijës tim” , ka thënë gruaja.

Çfarë thotë pala e babait

Nëna e kishte rrëmbyer dhe e mbante fëmijën në mënyrë të paligjshme në Greqi. Rasti që trajtova është një rast i rrëmbimit të fëmijëve sipas Konventës së Hagës. Vendimet e para që janë nxjerrë, shkalla e parë dhe e apelit, thonë se nëna e mban fëmijën në mënyrë të paligjshme në Greqi. Me fjalë të tjera, ai është rrëmbyer, por gjykata nuk e urdhëron fëmijën të kthehet në Norvegji, sepse jeta e tij atje do të jetë e padurueshme. Ekziston një Konventë e Hagës për Rrëmbimin e Fëmijëve. Sipas saj, nëse ka rrëmbim, urdhërohet kthimi i fëmijës, me përjashtim të rastit kur gjykata vlerëson se kthimi i fëmijës në vendin nga e kanë rrëmbyer do t'ia bëjë jetën të padurueshme”, theksoi Adamopoulou.

Nëna greke dhe babai norvegjez fajësojnë njëri-tjetrin për rrëmbimin

Rasti nuk është hera e parë që shqetëson autoritetet, pasi çifti ka patur dhe herë të tjera grindje të tilla në Greqi, ashtu edhe në Norvegji, ku jetonin prej disa vitesh. Ata të dy janë gjetur shumë herë në gjykata dhe asnjëri prej tyre siç duket nuk i ka dhënë rëndësi vendimeve.

Madje, në shtator të vitit 2021, babai i 6-vjeçarit, Ricky Pedersen kishte akuzuar ish-bashkëshorten e tij për rrëmbimin e fëmijës së tyre, në një kohë kur atij i ishte dhënë kujdestaria me vendim të gjykatave norvegjeze. Teksa ai e akuzoi, gruaja ka shkuar deri aty sa ka falsifikuar firmën e tij, për t'i dhënë fëmijës një pasaportë dhe për ta sjellë në Greqi.

Sipas postimit të nettavisen.nr, Pedersen erdhi në Greqi prillin e kaluar për të nisur të gjitha procedurat për të rikthyer fëmijën e tij. Në Norvegji, nëna akuzohet për rrëmbim dhe djali i tyre kërkohet ndërkombëtarisht.

 “Jam shumë i shqetësuar për të. Nëse nuk e çoj në shtëpi, nuk di çfarë të bëj”, tha në intervistën e tij Ricky Pedersen, i cili që nga viti 2018, kur u divorcua nga gruaja greke, kishte kujdesin dhe përgjegjësinë e përditshme të djalit të tyre.

Në të njëjtën kohë, nëna ishte zhvendosur në një qytet tjetër norvegjez, Sorlandet, për të studiuar. Gjithsesi, mosmarrëveshja mes tyre ka vazhduar, me pasojë që në verën e vitit 2020, nëna, sipas botimit, ka transportuar ilegalisht fëmijën e saj në Greqi.

Sipas Ricky Pedersen, ish-gruaja e tij, për të nxjerrë djalin e saj nga Norvegjia, arriti të detyronte policinë norvegjeze t'i lëshonte një pasaportë fëmijës së saj, pa e ditur ai. Ajo kishte falsifikuar firmën e tij. Kështu në vend që ta dërgonte pasaportën në adresën që ai kishte vendosur, pasaporta përfundoi në duart e saj.

Ricky Pedersen, pas rrëmbimit, vazhdoi ta ndiqte penalisht, me rezultat që gjykata norvegjeze ia caktoi atij përgjegjësinë e vetme prindërore. Me këtë vendim, Policia kishte filluar kërkimin ndërkombëtar për fëmijën.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare