27 Shtator 2023, 12:55
Nga f.i
foto ilustruese
FRANCË- Airbnb pret të jetë nikoqir i mbi gjysmë milioni njerëzve në Paris, në kohën e mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore më 2024, andaj u ka bërë thirrje parisienëve që t’i japin shtëpitë e tyre me qira, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Brian Chesky. Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters që sa më shumë mundësi që ofrohen, çmimet do të jenë më të përballueshme.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa rriten shqetësimet se çmimet mund ta prekin kulmin për Lojërat që do të mbahen në gushtin e vitit të ardhshëm, dhe për pasojë, për disa do të jenë të papërballueshme, raporton Reuters.
“Shumë njerëz kanë nevojë për strehim. Parisi nuk ka mjaftueshëm dhoma hoteli për t’i akomoduar të gjithë ata njerëz”, ka thënë Chesky. Zyra e Parisit për Turizëm pret që 16 milionë njerëz ta vizitojnë rajonin e Parisit për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike. Sondazhet kanë treguar që më shumë se 20 për qind e njerëzve në Paris janë të interesuar në qiradhënie. Nëse ata i sistemojnë shtëpitë e tyre në Airbnb dhe ka mjaftueshëm shtëpi, çmimet do të jenë të përballueshme”, ka thënë Chesky. Airbnb është bërë partner i Olimpiadës më 2019.
france olimpiada
Bota
27 Shtator 2023, 12:47
f.i
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një pilot dhe një nxënëse u lënduan rëndë kur aeroplani i vogël me të cilin p...
Bota
27 Shtator 2023, 12:37
f.i
foto ilustruese
EUROPË- Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar të martën mbrëma ...
Bota
27 Shtator 2023, 12:21
A.B
Lokali
IRAK-Tragjedi ishte ajo që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, kur vendi mori flakë ...
Bota
27 Shtator 2023, 12:19
h.k
Foto nga homazhet
KOSOVË-Organizata “American Albanian laë USA” ka njoftuar hapjen e një “Gofoundme” në shenj&...
Bota
27 Shtator 2023, 12:09
h.k
Pelegrinët
KOSOVË-Pelegrinët në Manastrin e Banjskës në Zveçan kanë thyer heshtjen dhe kanë treguar pë...
Bota
27 Shtator 2023, 12:02
A.B
Foto ilustruese
BOLIVI- Autoritetet në Bolivi kanë zbuluar se po hetojnë përdhunimin në grup të një ...
Bota
27 Shtator 2023, 12:00
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale ka njoftuar se katër persona që ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë s...
Bota
27 Shtator 2023, 11:39
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte nga ora 21:00 do t’u drejtohet qyteta...
Bota
27 Shtator 2023, 11:21
f.i
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për herë të parë p&eu...
Bota
27 Shtator 2023, 10:59
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vler...