LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksioni/ Arrestohet në Bosnje-Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i bosit shqiptar të drogës

•Emri i Naser Kelmendit është i njohur në mbarë botën, por sot iu arrestua djali. • Policia e Bosnjë-Hezergoviësia arrestoi të birin, Elvis Kelmendin. •Ai dhe disa të tjerë u prangosën në Sarajevë për krim të organizuar, lidhur me kontrabandën ndërkombëtare dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogës, si dhe për vepra të tjera penale. •Mediat kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit. •Policia kishte paraqitur të paktën 13 kallëzime penale në pesë vitet kundër Kelmendit dhe djemve të tij Elvis, Liridon dhe Besnikut, duke përfshirë akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe sulm. • Kelmendi është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhunë, ndërsa akuzohet edhe për grupe kriminale.

3 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VD/ Si nëpër filma, i shtrirë përtokë me duart pas shpine, momenti i arrestimit të Elvis Kelmendit

Aksioni/ Arrestohet në Bosnje-Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i
Momenti i arrestimit

BOSNJE- Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës Naser Kelmendi  të lidhur me kartelet meksikane u arrestua sot në një mega-operacion të organizuar nga Policia e Bosnjes. Momenti i arrestimit i ngjan një skene filmi por me 'aktor' realë që tashmë do të përballen me drejtësinë. 

Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihet momenti kur Policia e rrethon dhe e shtrin përtokë me duart pas shpine.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh pasurie, ata cilësohen si “bosët e drogës” dhe janë të kërkuar nga Policia e disa vendeve të Ballkanit. Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij ata janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

4 VITE ME PARE

PROFIL/ U arrestua sot në Bosnje, kush është Elvis Kelmendi- djali i bossit të drogës (E shkuara kriminale)

Aksioni/ Arrestohet në Bosnje-Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i
Elvis Kelmendi

BOSNJE- Elvis Kelmendi u arrestua sot në një ‘mega-operacion’ të organizuar nga policia e Bosnjës që i ngjante një skene filmi aksion por me ndryshimin e vetëm se kjo ishte një ngjarje e vërtetë. Kelmendi nuk është një emër i panjohur për policinë dhe kjo jo vetëm për shkak se është djali i bosit të madh të krimit shqiptar Naser Kelmendi, por dhe për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Kush është Elvis Kelmendi dhe e shkuara e tij kriminale

Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, janë në listën e anëtarëve të karteleve kriminale nga Meksika dhe Amerika Latine. Problemet me ligjin për Kelmendin fillojnë në vitin 2010 ku dhe u akuza për vrasje por shpëtoi duke fituar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Në vitijn 2017 ai u arrestua në Beograd pasi akuzohej për dhunë në familje si dhe armëmbajtje pa leje. Denoncimin në polici e bëri e dashura e tij. Saga e përfshirjes së tij në aktivitete krimane nuk përfundon. Në vitin 2019, ai u shfaq përmes një video inçizimi ku kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si njeri i rrezikshëm ku Policia kishte kërkuar dhe ndihmen e qytetarëve në lidhje me çdo informaciojn të mundshëm për vendodhjen e tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh pasurie, ata cilësohen si “bosët e drogës” dhe janë të kërkuar nga Policia e disa vendeve të Ballkanit. Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij ata janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

4 VITE ME PARE

VD- Megaoperacion i policisë në Bosnjë, arrestohet djali i biznesmenit të njohur shqiptar

Aksioni/ Arrestohet në Bosnje-Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i
Policia e Bosnjes

BOSNJE HERCEGOVINË- Njësitet speciale të MPB-së së Bosnje-Hercegovinës arrestuan shtatë persona në zonën e Sarajevës dhe Neumit, mes tyre edhe Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës Naser Kelmendi, njoftuan mediat në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas raportimeve të mediave, përveç Kelmendit, janë arrestuar Ajlin Ahmiq, Anel Sejfovic, si dhe katër persona në Sarajevë dhe Neum.

Operacioni, në të cilin morën pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës njoftoi se është kryer një operacion i koduar “Rez”, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personave të caktuar të cilët janë të lidhur me disa vepra kriminale.

Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.

MPB-ja e Kantonit të Sarajevës ka thënë se tre persona janë arrestuar në Neum dhe katër në Sarajevë, por se nuk mund të japin më shumë detaje, pasi operacioni është ende në vazhdim.

Naser Kelmendi, me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi boshnjake, është biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit. Përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah, Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë.

naser kelmendi arrestohet elvis kelmendi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet