LIVE UPDATES
Bota

Aktpadia për përdhunim ndaj Trump, juria mblidhet të marrë vendim

Një juri në Nju Jork nis sot procesin e peshimit të argumenteve dhe fakteve për të marrë një vendim lidhur me padinë civile kundër ish-Presidentit Donald Trump.

9 Maj 2023, 16:25 Nga a.l
Aktpadia për përdhunim ndaj Trump, juria mblidhet të marrë
Jean Carroll

SHBA- Një juri në Nju Jork nis sot procesin e peshimit të argumenteve dhe fakteve për të marrë një vendim lidhur me padinë civile kundër ish-Presidentit Donald Trump.

Ish-gazetarja dhe shkrimtarja E. Jean Carroll e ka akuzuar zotin Trump për përdhunim. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në një dyqan luksoz në Manhatan në vitin 1996. Trump, i cili nuk pranoi të dëshmonte në sallën e gjyqit, i ka hedhur poshtë akuzat e zonjës Carroll dhe ka shtuar se nuk e njeh fare atë.

Ditën e hënë, gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse, avokati i Trump, Joe Tacopina, tha se historia e zonjës Carroll është shumë e dyshimtë për t’u besuar. Sipas zotit Tacopina, ajo e ka sajuar ngjarjen me qëllimin për të shitur një libër me kujtime të publikuar në vitin 2019, si dhe për të denigruar politikisht zotin Trump.

Avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan, i bëri thirrje jurisë të besojë klienten e saj, duke iu kujtuar anëtarëve të jurisë, ndër të tjera, komentet famëkeqe të zotit Trump të vitit 2005, ku ai shprehej se personat e famshëm mund t’u fusin duart grave mes këmbëve, edhe i pa pyetur.

Ai (Donald Trump) as që u mundua të paraqitej këtu (në gjyq) personalisht”, tha zonja Kaplan, duke shtuar, se ato që zoti Trump kishte thënë në deponimin e tij të regjistruar, si dhe në komentet e tij publike, mbështesnin pretendimet e klientes së saj.

Në një kuptim Donald Trumpi është një dëshmitar kundër vetvetes. Ai e di se çfarë ka bërë. Ai e di që e ka përdhunuar zonjën E. Jean Carroll”, tha ajo. 

Gjatë dëshmisë së saj, 79-vjeçarja E. Jean Carroll” tha se ajo u takua rastësisht me zotin Trump, në dyqanin ‘Bergdorf Goodman’ përballë kullës Trump. Ajo tha se fillimisht ata po bënin shaka, duke ngacmuar njëri-tjetrin për të provuar disa të brendshme që shiste dyqani. Por më pas, zoti Trump hyri në dhomën e saj zhveshjesh, ku, sipas saj edhe e përdhunoi.

Avokati Tacopina u tha anëtarëve të jurisë se nuk kishte asnjë arsye për të thirrur zotin Trump si dëshmitar, në një kohë kur zonja Carroll as që e mbante mend se kur kishte ndodhur incidenti i pretenduar me zotin Trump. Ai tha se zonja Caroll i sajoi akuzat, duke i kopjuar ato nga seriali televiziv “Law and Order”, i vitit 2012, në një episod të të cilit, një grua përdhunohet në dhomat e zhveshjes, në seksionin e të brendshmeve, të dyqanit ‘Bergdorf Goodman’.

Në dëshminë e tyre në gjyq, dy nga miqtë e zonjës Carroll thanë se ajo u kishte treguar atyre rreth asaj që kishte ndodhur me zotin Trump, pak pas incidentit, dhe shumë vite përpara se të transmetohej seriali “Law and Order”./VOA

gjyqi ndaj trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet