Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Prokurorët dyshojnë se Hunter Biden, 53 vjeç, gënjeu për përdorimin e drogës në formularin federal kur e bleu një revole Colt Cobra në vitin 2018.
SHBA- Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua i pafajshëm të martën për posedim të jashtëligjshëm të armës. Prokurorët dyshojnë se Hunter Biden, 53 vjeç, gënjeu për përdorimin e drogës në formularin federal kur e bleu një revole Colt Cobra në vitin 2018.
Ai e ka pranuar se asokohe ishte përdorues i madh i kokainës, por nuk e pranoi se e ka shkelur ligjin. Ai u paraqit në gjykatën federale në Delavere në një seancë që zgjati 25 minuta. Biden mund të dënohet me 25 vjet burgim, nëse shpallet i fajshëm për tri akuzat federale.
Ndaj tij u ngrit aktakuzë në fund të shtatorit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan në korrik. Biden përballet me tri akuza, të cilat kanë të bëjnë me dyshimet se ai gënjeu në formularët kur e bleu revolën në kohën sa ishte përdorues i drogës.
Sipas ligjeve federale në SHBA, është krim të gënjesh në dokumente të tilla, apo të mbash armë zjarri derisa je përdorues i drogës. Kjo nënkupton se Hunter përballet me gjykim penal në një kohë kur babai i tij po bën fushatë për t’u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
Rivali i mundshëm republikan i Bidenit, Donald Trump, përballet me katër gjykime të ardhshme penale, në dy prej të cilave ai do të gjykohet për tentimet e tij për ta zhbërë disfatën ndaj Bidenit në zgjedhjet e 2020-ës. Trump i ka mohuar akuzat vazhdimisht. Djali i presidentit, i cili ka folur publikisht për përdorimin e drogës, nuk ka mbajtur kurrë pozitë në Shtëpinë e Bardhë apo në fushatën e babait të vet.
Marrë nga REL
elissa slotkin SHBA- Kongresmenia republikane, Elissa Slotkin tha se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetar&eum...
Milan Radoiçiç SERBI- Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të Millan Radoiçiçit brenda Prokurorisë s&e...
Çedomir Stojkoviç SERBI- Avokati Çedomir Stojkoviç ka lajmëruar se ditën e nesërme do të ngrejë kall&e...
BE GRANADA- Bashkimi Evropian (BE) pritet ta rrisë përkushtimin për zgjerimin e bllokut gjatë samitit të kësaj jave në G...
Shtepia e Bardhe SHBA-Presidenti Joe Biden thotë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të vazhdojë mbështet...
Papa Françesku VATIKAN-Papa Françesku ka hapur një polemikë të madhe brenda Kishës Katolike ditët e fundit duke th&...
foto ilustruese GREQI- Të shtëna me armë zjarri dhe një sulm ndaj disa punëtorëve ka ndodhur pasditen e djeshme, në zon&...
ITALI-Një çift që kishte vendosur ta zhvillonte ceremoninë e martesës në Itali me 80 të ftuar është larguar nga...
foto ilustruese ARMENI- Parlamenti armen ratifikoi të martën dokumentet e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, n...
BRITANI-Ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një efektiv dhe paralajmërimi i Uashingtonit javën e kal...