LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për korrupsion, shtohen thirrjet për dorëheqjen e senatorit amerikan Bob Menendez

Që kur prokurori i distriktit jugor të Nju Jorkut, Damian Williams shpalli aktpadinë kundër senatorit Menendez për marrje ryshfetesh, thirrjet për dorëheqjen e tij janë shtuar, përfshirë nga anëtarët e partisë së tij demokrate e veçanërisht Guvernatori i Nju Xhersit, i cili mund të emërojë në vend të tij një senator të përkohshëm nëse zoti Menendez jep dorëheqjen.

26 Shtator 2023, 17:47 Nga a.l
Akuzohet për korrupsion, shtohen thirrjet për dorëheqjen e
Bob Menendez

SHBA- Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij, pas akuzave se ka marrë ryshfete. Por ndërsa kori i atyre që po i kërkojnë të largohet nga detyra edhe brenda partisë së tij po rritet, disa nga figurat kryesore demokrate në senat po tregohen më të përmbajtur.

Që kur prokurori i distriktit jugor të Nju Jorkut, Damian Williams shpalli aktpadinë kundër senatorit Menendez për marrje ryshfetesh, thirrjet për dorëheqjen e tij janë shtuar, përfshirë nga anëtarët e partisë së tij demokrate e veçanërisht Guvernatori i Nju Xhersit, i cili mund të emërojë në vend të tij një senator të përkohshëm nëse zoti Menendez jep dorëheqjen.

Senatorëve demokratë John Fetterman, Sherrod Brown dhe Peter Welch që kishin bërë thirrje për largimin e tij, iu shtuan të martën edhe Tammy Baldwin, Bob Casey dhe Jon Tester, si edhe senatori i shtetit të tij Nju Xhersi, Corey Booker. Zoti Menendez thotë se këto thirrje bëhen nga njerëz që duan të përfitojnë polikisht.

“Në vend që të presin sa të paraqiten të gjitha faktet, disa persona po nxitojnë të nxjerrin përfundime, sepse shohin një mundësi politike për veten ose për ata që kanë përreth. Gjithçka që kërkoj në këtë moment nga kolegët e mi në Kongres, udhëheqësit e zgjedhur dhe të tjerë me të cilët kam punuar për vite me rradhë, si dhe të gjithë qytetarët e Nju Xhersit, është që të presin derisa të paraqiten të gjitha faktet”, tha ai.

Megjithë zërat që kanë kërkuar dorëheqjen brenda partisë së tij ka nga ata që janë treguar të përmbajtur. Mes tyre bien në sy udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, i cili ka thënë se senatori i Nju Xhersit ka të drejtën e procesit të rregullt ligjor, si edhe drejtuesi i grupit të demokatëve në Senat, Dick Durbin.

Senatori Menedez ka dhënë dorëheqjen përkohësisht nga roli i tij si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, për shkak të akuzave.

Vendimi i tij për të qëndruar në Senat mund të ndërlikojë përpjekjet e partisë së tij për të ruajtur shumicën e ngushtë 51-49, megjithëse Nju Xhersi nuk ka zgjedhur një republikan në Senat që nga viti 1972.

Zoti Menendez i hodhi poshtë akuzat për marrje ryshfetesh dhe tha se paratë e gjetura në shtëpinë e tij ishin nga kursimet e tij personale.

“E kuptoj që kjo do të jetë beteja ime më e rëndësishme deri tani, por siç e kam thënë gjatë gjithë këtij procesi, kam besim të plotë se kur të paraqiten të gjitha faktet, jo vetëm që do të dal i pafajshëm, por do të jem ende senatori i lartë i Nju Xhersit”, tha ai.

Senatori akuzohet se ka marrë qindra mijëra dollarë para në dorë dhe shufra ari në këmbim të shërbimeve për qeverinë egjiptiane dhe se ka ndërhyrë në hetimet ndaj tre biznesmenëve.

Prokurorët thonë se ai u takua me zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit egjiptian, u dha atyre informacione jopublike për punonjësit e Ambasadës së SHBA-së në Kajro dhe shkroi një letër në emër të Egjiptit ku u kërkohej kolegëve të tij të Senatit që të zhbllokonin një ndihmë me vlerë 300 milionë dollarë për atë vend./VOA/ 

bob menendez

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj