LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për marrëdhënie intime me një vartëse, zyrtari i lartë përballet me thirrje për hetime

Rekomandimi i inspektorit të përgjithshëm u bazua në një raport nga agjencia e lajmeve Associated Press që zbuloi se zoti Almagro kishte marrëdhënie me një punonjëse me origjinë nga Meksika, e cila sipas faqes elektronike të organizatës mban postin e këshilltares kryesore të sekretarit të përgjithshëm.

5 Nëntor 2022, 21:01 Nga I.A
Akuzohet për marrëdhënie intime me një vartëse, zyrtari
Luis Almagro

SHBA- Kreu i Organizatës së Shteteve Amerikane, një organizëm ndërkombëtar ku bëjnë pjesë shtetet të ndryshme të dy kontinenteve amerikane, po përballet me thirrje në rritje, përfshirë nga administrata e Presidentit Biden, për një hetim të pavarur lidhur me akuzat për marrëdhënie intime me një vartëse. Inspektori i përgjithshëm i grupit me seli në kryeqytetin amerikan, u shpreh përmes një memorandumi këtë javë se është në interesin më të mirë të organizatës që të punësojë një firmë për të hetuar akuzat se Sekretari i Përgjithshëm Luis Almagro mund të ketë shkelur kodin e etikës. Rekomandimi i inspektorit të përgjithshëm u bazua në një raport nga agjencia e lajmeve Associated Press që zbuloi se zoti Almagro kishte marrëdhënie me një punonjëse me origjinë nga Meksika, e cila sipas faqes elektronike të organizatës mban postin e këshilltares kryesore të sekretarit të përgjithshëm.

Inspektori i përgjithshëm tha se raporti i agjencisë së lajmeve Associated Press pasoi një ankesë të detajuar, nga një sinjalizues anonim, që i ishte dërguar nga vetë zoti Almagro më 3 qershor. Kodi i etikës, së organizatës për ndërtimin e paqes dhe demokracisë, i ndalon menaxherët të mbikëqyrin ose të marrin pjesë në vendime nga të cilat përfitojnë individët me të cilët ata kanë marrëdhënie romantike. Propozimi për të punësuar një firmë të jashtme, për të hetuar sjelljen e zotit Almagro është planifikuar të diskutohet të mërkurën në mbledhjen e ardhshme të këshillit të përhershëm të organizatës prej 34 anëtarësh. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kontribuar rreth gjysmën e fondeve prej 100 milionë dollarësh të organizatës këtë vit, tashmë kanë shprehur para takimit mbështetjen për një hetim të jashtëm.

“Ne i marrim me shumë seriozitet këto akuza seri”, tha përmes një email-i për agjencinë e lajmeve Associated Press një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se çdo shkelje etike “duhet të hetohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme nga një agjenci e jashtme hetimore”.

Por të paktën katër vende anëtare - Uruguai shtet nga është zoti Almagro, Antigua dhe Barbuda, Belize dhe Shën Lucia - kanë mbështetur publikisht projekt-rezolutat që ngrenë shqetësime për koston e një hetimi të jashtëm në një kohë kur organizata me 600 punonjës është nën trysninë për të shkurtuar shpenzimet. Ata krahasojnë shpenzimet me një hetim të kohëve të fundit për akuza të ngjashme ndaj presidentit të Bankës Ndër-Amerikane për Zhvillim, Mauricio Claver-Carone, i cili u akuzua se kishte një marrëdhënie të kahershme me shefen e kabinetit.

Hetimi njëmujor, nga firma ligjore amerikane Davis Polk, përcaktoi se zoti Claver-Carone kishte shkelur rregullat e etikës duke favorizuar ndihmësen, çka i hapi rrugën largimit të presidentit. Por ndryshe nga zoti Claver-Carone, i cili mohoi se kishte pasur ndonjëherë marrëdhënie intime me ndihmësin e tij, zoti Almagro ka thënë se ai kurrë nuk ka qenë mbikëqyrës i punonjëses në fjalë dhe as ka marrë pjesë në ndonjë vendim që ka lidhje me pagesën e saj, si autorizim për rritje rroge. Ai është zotuar se do të bashkëpunojë plotësisht me çdo hetim nga autoriteti më i lartë mbikëqyrës i organizatës.

Marrë nga VOA

luis almagro

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet