LIVE UPDATES
Bota

Alarm në fabrikat gjermane të çelikut pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dekretin përkatës të martën vonë në mbrëmje (me orën lokale), duke zbatuar njoftimin e tij javën e kaluar për të rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat kanë qenë në fuqi që nga marsi, nga 25 përqind në 50 përqind.

4 Qershor 2025, 08:28 Nga N.F
Alarm në fabrikat gjermane të çelikut pas hyrjes në fuqi
Trump

SHBA- Duke filluar nga e marta, hyn në fuqi rritja e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit, me vendim të Presidentit Trump. Tarifat do të dyfishohen nga 25 në 50 përqind. Dyfishimi i tarifës amerikane për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit hyn në fuqi të martën (04.06.).

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dekretin përkatës të martën vonë në mbrëmje (me orën lokale), duke zbatuar njoftimin e tij javën e kaluar për të rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat kanë qenë në fuqi që nga marsi, nga 25 përqind në 50 përqind.

Sipas Trump tarifat e reja duhet të forcojnë industrinë amerikane të çelikut. Presidenti amerikan ha se "doganat" janë të preferuarat e tij absolute në një fjalim para punëtorëve në një fabrikë çeliku në shtetin amerikan të Pensilvanisë. Kjo mbase është edhe fjala më e rëndësishme që ka marrë ai nga librat e ekonomisë, thonë disa analistë.

Industria gjermane e çelikut shprehet me shqetësim. Vendimi i presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut shënon një nivel të ri përshkallëzimi në konfliktin tregtar transatlantik, sipas industrisë gjermanë të çelikut. Kerstin Maria Rippel, drejtore Ekzekutive e Shoqatës Gjermane të Çelikut , tha se tarifat prej 50 përqind mbi eksportet e çelikut shihen si "një barrë e madhe për sektorin tonë, pasi do të rriset më tej presioni mbi një ekonomi tashmë të goditur nga kriza." Tarifat do të godasin industrinë e çelikut në mënyra të ndryshme, sipas Rippel.

Nga masat goditenn veçanërisht rëndë eksportet direkte në SHBA. Edhe më problematik është efekti indirekt: vendet tradicionale furnizuese mund të braktisin tregun amerikan dhe ta ridrejtojnë çelikun e tyre në tregun e BE-së për shkak të "tarifave ekstreme". Kjo do ta rrisë edhe më shumë presionin tashmë të fortë në Evropë. BE-ja gjithashtu e ka kritikuar ashpër njoftimin e ri të tarifave dhe ka kërcënuar të reagojë para verës.

BE përgatit masa për mesin e korrikut

"Ne shprehim keqardhje të thellë për vendimin e Trumpit për rritjen e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut dhe aluminit nga 25 në 50 për qind", tha zëdhënësi i politikës tregtare të Komisionit Evropian në Bruksel. Tarifat minojnë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen tregtare përmes negociatave, krijojnë pasiguri shtesë për ekonominë globale dhe rrisin kostot për konsumatorët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut. BE është gati të marrë kundërmasa, u tha në Bruksel.

Masat e BE mund të hyjnë në fuqi edhe para 14 korrikut. Sipas planeve aktuale, kundër-tarifat e BE-së që janë tashmë në fuqi për shkak të vendimeve të mëparshme të tarifave të Trump do të hyjnë në fuqi automatikisht.

Dëmtimi i konsumatorëve në SHBA

Importi i produkteve të çelikut në SHBA mund të bëhet dukshëm më i vështirë për shkak të dyfishimit të tarifave. Çmimi i çelikut në SHBA mund të rritet në afat të mesëm. Në vitin 2024, SHBA-ja ishte menjëherë pas BE-së, importuesi më i madh i çelikut në botë. Gjermania është prodhuesi më i madh i çelikut në Bashkimin Evropian.

Trump tashmë ka njoftuar, kërcënuar ose zbatuar një numër tarifash të tjera, duke përfshirë një taksë të re ndëshkuese prej dhjetë për qind të vlerës së mallrave në pothuajse të gjitha importet, si dhe tarifa specifike më të larta për importet nga shumë vende.

Në Amerikë po kryhen procedura të ndryshme në lidhje me ligjshmërinë e tyre, sepse pyetja është nëse presidenti amerikan është i autorizuar të vendosë tarifa në këtë mënyrë apo është brenda kompetencës së Kongresit. Çështja e çelikut me siguri që do të jetë një prej temave këtë të enjte, në takimin e kancelarit Friedrich Merz me presidentin Trump në Uashington./ DW

trump fabrika gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj