LIVE UPDATES
Bota

'Alkool, prostituta dhe vrasje'/ Putin i fali, të dënuarit e grupit famëkeq 'Wagner' kthehen në vendlindje për të terrorizuar qytetarët rus

Sipas dëshmive të tyre, kriminelët e dhunshëm që shërbyen me milicinë famëkeqe ruse në Ukrainë, po terrorizojnë komunitetet ku po kthehen. 

23 Prill 2023, 17:23 Nga a.l

'Alkool, prostituta dhe vrasje'/ Putin i fali, të dënuarit e

RUSI- Pas përfundimit të misionit të tyre në luftën kundër Ukrainës, grupi 'famëkeq' 'Wagner' kanë fituar falje presidenciale dhe tani po kthehen në vendlindjet e tyre. Grupi i cili në betejën 6 mujorë në Ukrainë, rekrutoi një numër të madh të burgosurish që akuzohen për përdhunim dhe vrasje, tashmë do të kthehen në vendin e tyre, por banorët nuk e mirëpresin këtë vendim. Sipas dëshmive të tyre, kriminelët e dhunshëm që shërbyen me milicinë famëkeqe ruse në Ukrainë, po terrorizojnë komunitetet ku po kthehen. 

"Për sa kohë që mund të kujtoja Tskhinvalin, Tsugri ishte gjithmonë aty, duke përshëndetur makinat kur hynin në qytet me buzëqeshjen e tij të madhe. Ai ishte i dashur nga të gjithë në komunitetin tonë të ngushtë. Një mysafir i mirëpritur në dasma dhe darka, njerëzit me të vërtetë kujdeseshin dhe e mbronin," tha Alik Puhati, një gazetar dhe me origjinë nga Osetia e Jugut.

Një video rrëqethëse e publikuar në kanalet Telegram tregoi një burrë që ndiqte dhe shkelmonte Tsugrin disa momente para se ai thuhet se e godiste me thikë për vdekje.

"Të gjithë janë në shok," tha Puhati, "njerëzit pyesin veten: "Si mund të kishte ndodhur kjo?"

Autoritetet lokale njoftuan në orët e para të së martës se kishin arrestuar një person që dyshohej për vrasjen e Tsugrit. Burri, i cili u identifikua nga mediat shtetërore, ishte Georgiy Siukayev, një vrasës i dënuar i cili u rekrutua nga burgu vjeshtën e kaluar nga organizata paraushtarake ëagner për të luftuar në Ukrainë.

Sipas kreut famëkeq të Wagner-it, Evgeniy Prigozhin, më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar. Një prej tyre është Siukayev, i cili kohët e fundit u kthye në qytetin e tij të lindjes, Tskhinvali. Lirimet e tyre kanë ngjallur frikën se burrat do të vazhdojnë të kryejnë krime të mëtejshme, shqetësime që do të rriten vetëm pas një vargu krimesh të dhunshme të kryera nga ish-ushtarët e Wagner, duke përfshirë vrasjen e Tsugrit.

Duke komentuar rastin në një deklaratë, Prigozhin pretendoi se Siukayev po mbronte kalimtarët që po ngacmoheshin. Por Anatoly Bibilov, ish-presidenti i Osetisë së Jugut, hodhi poshtë deklaratën e Prigozhin, duke e quajtur Tsugrin një djalë të sjellshëm dhe të padëmshëm, të cilin të gjithë, e donin si të tyren.

Vrasja e Tsugrit nuk ishte e para që dyshohet se u krye nga një i burgosur i falur i kthyer në luftëtar ëagner. Në fund të marsit, Yulia Buiskich, një pensioniste 85-vjeçare, u vra në shtëpi në qytetin e përgjumur të Novyj Burets në rajonin e Kirov, 600 milje në lindje të Moskës. Autori, 28-vjeçari Ivan Rossomakhin, ishte tashmë një autor i përsëritur kur u dënua me 10 vjet burg për vrasje në vitin 2020. Edhe ai u rekrutua nga Prigozhin dhe së fundmi u kthye në qytetin e tij të lindjes pas luftimeve në Ukrainë.

Lajmi për kthimin e Rossomakhin e shqetësoi thellësisht komunitetin modest të Novyj Burets prej disa qindra vetësh dhe çoi në një mbledhje të bashkisë, e cila u filmua nga një kanal televiziv lokal. Gjatë takimit, shefi i policisë Vadim Varankin premtoi se "ngatërrestari problematik" Rossomakhin do të hiqej nga qyteti më 28 mars. Por një ditë më vonë, më 29 mars, Rossomakhin hyri në shtëpinë prej druri të Buiskich, ku besohet se e kishte vrarë me sëpatë.

Në fillim të këtij viti, Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin që e bën vepër penale kritikimin publik të luftëtarëve të Wagner-it ose publikimin e raporteve negative për ta. Menjëherë pas kësaj, një aktivist rus që zbuloi detaje të varrimit të mercenarëve të Wagner të vrarë në Ukrainë u largua nga vendi.

Përshtatur nga The Guardian. 

grupi wagner

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë