Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjatë muajit maj do të dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë thënë se diçka e tillë është e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.
KOSOVË- Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës. Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit të zhvilluar të dielën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Konfirmoj se ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euro-atlantike, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Allen.
Bërja e hapave drejt Asociacionit ka qenë kusht për Kosovën edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës - organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut - më herët gjatë javës.
Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjatë muajit maj do të dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë thënë se diçka e tillë është e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet një herë në vit dhe mbetet e paqartë se kur Kosova do të mund të bëhet anëtare e organizatës. Pas takimit, Osmani dhe Allen kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita e zyrtares Allen simbolizon partneritetin e palëkundur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për bashkëpunim, me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta.
“Në dritë të zhvillimeve dhe dinamikave globale, padyshim se sfidat shtohen. Mirëpo, bashkëpunimi ynë është materializuar në mënyra të jashtëzakonshme”, ka thënë presidentja, duke përmendur një mori marrëveshjesh të nënshkruara me agjenci amerikane që veprojnë në Kosovë.
Osmani ka thënë se marrëveshja e saponënshkruar do të ndihmojë në bashkim të forcave kundër manipulimit të informacionit, duke vlerësuar që fushatat dezinfomese paraqesin kërcënim të madh për stabilitetin e Kosovës dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rrezikun nga sulmet kibernetike.
“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon, nëpërmjet satelitit të saj Serbisë. Kjo, jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet kërcënim aktiv për destabilizim të rajonit tonë”.
Allen ka qenë për vizitë edhe në Serbi më 15 maj. Atje është takuar me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, me të cilën, mes tjerash, ka biseduar për rëndësinë e përparimit në dialogun me Kosovën. Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve, është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën e tyre evropiane.
Marrë nga REL
Protesta IZRAEL- Në Izrael pati sërish demonstrata kundër kryeministrit Netanyahu. Protestuesit bënë thirrje për kthimin e pe...
Netanyahu dhe Gantz IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit hodhi poshtë kërcënimin e Benny Gantz për t'u larguar nga...
Foto ilustruese IRAN- Dhjetëra gra janë arrestuar në Iran në javët e fundit për shkak se nuk e kanë veshur mbules&e...
Taravari MAQEDONI- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari n&eu...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizab...
Sunak ANGLI-Kryeministri britanik, Rishi Sunak po përballet me një revoltë të kabinetit lidhur me planet për të hequr nj...
Charles Kupchan KOSOVË- Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan ka reaguar në lidhje me kërkes...
Foto ilustruese SHBA- Katër punonjëse të çerdheve në New Hampshire u arrestuan pasi dyshohet se kishin futur suplement...
Foto ilustruese TUNIZI- Autoritetet tuniziane kanë gjetur katër trupat emigrantësh në brigjet e vendit të shtunën. ...
foto ilustruese SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivoti...