19 Maj 2024, 07:59
Nga N.F
Charles Kupchan
KOSOVË- Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të Bashkimit Europian për themelimin e Asociacionit ku sipas tij kjo nismë është e rëndë për Qeverinë kosovare. Ai më tej shtoi se BE-ja dhe Këshilli i Evropës po krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë.
“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për Qeverinë e Kosovës. Është, siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Çfarë shohim këtu është që BE-ja, Këshilli i Evropës krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë”, tha ai.
Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë njësoj edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit. Ai u shpreh se Këshilli e Evropës duhet të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara ndërsa shtoi se ata mund të shtyjnë edhe Vuçiçin.
“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë. Marrë parasysh që kemi marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, marrë parasysh sa zor ka qenë që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit të marrëveshje, shohim BE-në, Këshillin e Evropës, të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara. Mendoj që këto janë çështjet për të cilat Evropa mund ta shtyjë Vuçiçin”, tha ai.
Profesori amerikan vlerëson se sjellja para drejtësisë të Radoiçiç do të marrë kohë. Kopchan shtoi se duhet të shohim Serbinë të bëjë më shumë, që të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës për akte të dhunës, dhe për aktivitete tjera ilegale.
“Të dy palët, të dy qeveritë, kanë shumë punë për të bërë, pajtime për të bërë. Duhet të shohim Serbinë të bëjë më shumë, që të kërkojë llogari nga ata që kanë qenë përgjegjës për akte të dhunës, dhe për aktivitete tjera ilegale. Kjo është pjesë e procesit afatgjatë, për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes finale dhe për t’u bërë presion palëve të marrin vendime të vështira,” shtoi ai.
charles kupchan kosova serbia be kie
Bota
19 Maj 2024, 07:45
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Katër punonjëse të çerdheve në New Hampshire u arrestuan pasi dyshohet se kishin futur suplement...
Bota
19 Maj 2024, 07:29
N.F
Foto ilustruese
TUNIZI- Autoritetet tuniziane kanë gjetur katër trupat emigrantësh në brigjet e vendit të shtunën. ...
Bota
18 Maj 2024, 22:02
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivoti...
Bota
18 Maj 2024, 22:00
r.ll
robert fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndër...
Bota
18 Maj 2024, 21:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- NATO ka filluar të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të trupave të saj në Ukrainë për ...
Bota
18 Maj 2024, 21:07
r.ll
open AI
SHBA- Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale 'OpenAI', i cili dha dorëheqjen në fillim...
Bota
18 Maj 2024, 20:17
r.ll
presidentja
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e ka përdorur veton për të ashtuquajturin projektligj për ag...
Bota
18 Maj 2024, 18:31
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me...
Bota
18 Maj 2024, 18:17
S.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka bërë me dije se laboratori i tij i çipit të trurit ‘Neuralink’ është në ...
Bota
18 Maj 2024, 18:15
r.ll
gjenocidi i srebrenices
BOSNJE HERCEGOVINË- Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë t&...