19 Maj 2024, 09:07
Nga N.F
Taravari
MAQEDONI- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari në një in tervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.
Taravari në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari tha se përfaqësimi do jetë i dinjitoz dhe me njerëz profesionistë.
"Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.
Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.
"Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t'i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t'i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re", shtoi ai.
Partnerët e koalicionit, sipas Taravarit, janë pajtuar që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.
maqedoni e veriut taravari shqiptare
Bota
19 Maj 2024, 08:48
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizab...
Bota
19 Maj 2024, 08:37
N.F
Sunak
ANGLI-Kryeministri britanik, Rishi Sunak po përballet me një revoltë të kabinetit lidhur me planet për të hequr nj...
Bota
19 Maj 2024, 07:59
N.F
Charles Kupchan
KOSOVË- Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan ka reaguar në lidhje me kërkes...
Bota
19 Maj 2024, 07:45
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Katër punonjëse të çerdheve në New Hampshire u arrestuan pasi dyshohet se kishin futur suplement...
Bota
19 Maj 2024, 07:29
N.F
Foto ilustruese
TUNIZI- Autoritetet tuniziane kanë gjetur katër trupat emigrantësh në brigjet e vendit të shtunën. ...
Bota
18 Maj 2024, 22:02
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivoti...
Bota
18 Maj 2024, 22:00
r.ll
robert fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndër...
Bota
18 Maj 2024, 21:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- NATO ka filluar të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të trupave të saj në Ukrainë për ...
Bota
18 Maj 2024, 21:07
r.ll
open AI
SHBA- Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale 'OpenAI', i cili dha dorëheqjen në fillim...
Bota
18 Maj 2024, 20:17
r.ll
presidentja
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e ka përdorur veton për të ashtuquajturin projektligj për ag...