6 Mars 2023, 17:52
Nga a.l
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, referuar kundërshtimeve që i kanë shfaqur së fundi partitë opozitare LDK e PDK ndaj propozimit të BE’së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që gojarisht u pranua më 27 shkurt në Bruksel nga Kryeministri kosovar Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, thotë zëdhënësi i Ambasadës amerikane.
SHBA e ka bërë të qartë se mbështet Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE. Në veçanti, ne e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”, thotë deklarata.
Ky zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë thekson se edhe Biden e Blinken e nënvizuan mbështetjen e fortë për propozimin e BE-së, për të çuar përpara Kosovën drejt stabilitetit rajonal e integrimit evropian e euroatlantik.
“Në nivelet më të larta të qeverisë, ShBA e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, përfundon deklarata.
Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së./ Reporter.net
jeff hovenier
Bota
6 Mars 2023, 17:41
a.l
Prince Harry
ANGLI- Prince Harry ka treguar një tjetër episod të histroisë së tij në familjen mbretërore dhe lidhjen e t...
Bota
6 Mars 2023, 17:25
a.l
FBI-ja amerikane
SHBA- Katër amerikanë janë rrëmbyer në veri-lindje të Meksikës. Lajmin e ka bërë të...
Bota
6 Mars 2023, 17:19
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Një sulm me armë zjarri ka çaur në vrasjen e 9 oficerëve të policisë në Pakist...
Bota
6 Mars 2023, 17:14
a.l
Dhunë në familje
KOSOVË- Një person është arrestuar në Pejë, pasi ka sulmuar fizikisht dy gra. Policia thot&eu...
Bota
6 Mars 2023, 17:08
k.m.
Pamje nga ajri
SHBA- Miliona qytetarë në SHBA mbeten nën paralajmërimet e motit pasi erërat e forta, bora, tornadot dhe stuhit&eum...
Bota
6 Mars 2023, 16:57
a.l
Vangelis Bournazis
GREQI- Vangelis Bournazis polici grek 54-vjeçar dhe djali i tij 15-vjeçar të cilët humbën jetën në...
Bota
6 Mars 2023, 16:56
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Zbulohen të dhëna të tjera lidhur me sjelljen e Dan Hutrës, autori i masakrës së Paskuqanit. Edhe pse ...
Bota
6 Mars 2023, 16:47
a.l
Rexhep Taip Erdogan dhe Muhamet Bin Selman
ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite njoftoi se depozitoi 5 miliardë dollarë në bankën qendr...
Bota
6 Mars 2023, 16:34
a.l
Rusia
RUSI- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se Rusia ka shtuar organizatën ndërkombëtare mbikqyrëse ...
Bota
6 Mars 2023, 16:40
k.m.
Foto ilustruese
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International i ka bërë thirrje Këshillit për të Drejtat e ...