24 Qershor 2025, 22:43
Nga N.F
Foto
IRAN- I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, raporton agjencia e lajmeve Beta.
Vuçiç ka thënë një ditë më parë se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka “asnjë dyshim” se SHBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmin në Iran. Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia dëshiron paqe në Lindje të Mesme dhe Lindje të Afërt.
“Ne i konsiderojmë Izraelin dhe Iranin shtete mike”, ka shtuar ai.
Vuçiç ka thënë, gjithashtu, se është në kontakt me presidentët e të dyja këtyre shteteve. Më 24 qershor, në një bashkëbisedim me gazetarët në Ambasadën iraniane në Beograd, Mahdi Abadi i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin amerikan në qendrat bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë.
Ai ka thënë se ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim mes presidentit të Serbisë dhe atij të Iranit, dhe kur është pyetur për të komentuar njoftimin e Serbisë për pezullim të eksporteve të armëve, ai ka thënë se nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.
Më 23 qershor, Vuçiç ka thënë se Serbia e ka ndalur eksportin e armëve. Ditën pasuese ai ka thënë se vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të vendosë për eksportin e municioneve në periudhën e ardhshme.
Rreth 10 ditë më herët, para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ka bërë biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake. Izraeli e ka sulmuar Iranin më 13 qershor, duke goditur disa qendra ushtarake dhe bërthamore, si dhe qendra banimi në Teheran.
Në sulme janë vrarë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë. Irani është hakmarrë duke nisur dronë dhe raketa balistike në qendra ushtarake dhe baza ajrore në Izrael.
Në konflikt janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara më 22 qershor, duke sulmuar qendrat bërthamore të Iranit.
Si kundërpërgjigje, Irani ka nisur të nesërmen raketa drejt bazës ajrore amerikane në Katar, por raketat janë rrëzuar dhe nuk është plagosur askush. Më 24 qershor, dy shtetet janë pajtuar për një armëpushim./ REL
serbi iran izrael shba
Bota
24 Qershor 2025, 22:25
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërr...
Bota
24 Qershor 2025, 21:13
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli arriti një fitore historike që do të qëndrojë p...
Bota
24 Qershor 2025, 21:08
N.F
Fluturimi i një avioni mallrash nga Beogradi drejt Bereshevës
BEOGRAD- Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lin...
Bota
24 Qershor 2025, 21:07
r.ll
masoud pezeshkian
IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian njoftoi fundin e luftës 12-ditore të imponuar nga Izraeli në një mesa...
Bota
24 Qershor 2025, 21:00
r.ll
donald trump
HOLANDË- Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Holandë për samitin dyditor të NATO-s. Gjatë rrugës, ...
Bota
24 Qershor 2025, 20:41
N.F
Foto
SHBA- Administrata Trump po përgatitet ta çojë axhendën e saj kundër emigracionit një hap më ...
Bota
24 Qershor 2025, 20:22
N.F
Rutte
HAGË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për mesazhin që i dërgoi Donald Trump për ...
Bota
24 Qershor 2025, 19:57
N.F
Dominique de Villepin
FRANCË- Ish-kryeministri francez dhe shefi i politikës së jashtme, Dominique de Villepin, ka themeluar nj&eu...
Bota
24 Qershor 2025, 19:42
N.F
Foto
HOLANDË- Pallati ku banojnë Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës do të presë presidentin e SHBA-së Donald Trump gjat&e...
Bota
24 Qershor 2025, 19:37
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ndërsa armëpushimi i brishtë me Iranin që hyri në fuqi sot mbetet në fuqi, Shefi i Shtabit të Iz...