LIVE UPDATES
Bota

Amerikanët votojnë sot për legjislativin/ Ç'ndodh nëse republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, paralajmërimi

Që nga fillimi i luftës, Presidenti Biden, me pak debat në Kongres, ka dërguar në Ukrainë më shumë se 27 miliardë dollarë në municione dhe ndihma humanitare. Por zoti McCarthy tha se republikanët nuk janë të gatshëm të financojnë një "çek bosh" të vazhdueshëm pa një analizë të mëtejshme se çfarë i nevojitet më shumë Ukrainës.

8 Nëntor 2022, 08:00 Nga DOSJA
Amerikanët votojnë sot për legjislativin/ Ç'ndodh
Kongresi SHBA

SHBA- E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Miliona amerikanë votojnë në zgjedhjet për legjislativin, që përcaktojnë trajtën filozofike të Kongresit dhe tonin për debatin politik në Uashington, përgjatë gjysmës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden. Votohet për të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm në person apo me postë. Disa analistë sugjerojnë se numri i përgjithshëm i votuesve do t’ia kalojë totalit prej 115 milionësh që pati në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018.

Demokratët kanë aktualisht një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit, por anketimet parazgjedhore tregojnë se republikanët ka gjasa të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat, një rezultat ky që në të kaluarën ka sjellë ngërç të zgjatur politik, me njërën palë që ka kontrollin e Kongresit, ose të paktën njërën prej dhomave të tij, dhe me palën tjetër që ka Shtëpinë e Bardhë. Një firmë kryesore e anketimeve në Shtetet e Bashkuara, fivethirtyeight.com, u jep tashmë republikanëve 55% shans për të marrë Senatin dhe 83% gjasa për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve nga demokratët. Ajo parashikon se republikanët do të fitojnë 13 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, pra me një shumicë 225 me 210, dhe një vend në Senat, duke krijuar një shumicë 51 me 49, në fuqi nga janari 2023 me Kongresin e ri.

Një tjetër firmë anketimesh, RealClearPolitics.com, i jep edhe më shumë avantazh republikanëve, duke parashikuar se do të fitojnë tre vende në Senat, si dhe nga 14 deri në 48 në Dhomën e Përfaqësuesve. Duke parashikuar një fitore të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, drejtuesi i pakicës republikane Kevin McCarthy, kandidat kryesor për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në rast se republikanët marrin shumicën, ka premtuar se do të kërkojë ulje të shpenzimeve në programet e qeverisë të favorizuara nga Presidenti Biden. Ai i tha kanalit CNN se ligjvënësit republikanë do të shqyrtojnë më nga afër ndihmën financiare dhe në armatime që Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës për të luftuar sulmin e Rusisë, që ka hyrë tashmë në muajin e nëntë.

Që nga fillimi i luftës, Presidenti Biden, me pak debat në Kongres, ka dërguar në Ukrainë më shumë se 27 miliardë dollarë në municione dhe ndihma humanitare. Por zoti McCarthy tha se republikanët nuk janë të gatshëm të financojnë një "çek bosh" të vazhdueshëm pa një analizë të mëtejshme se çfarë i nevojitet më shumë Ukrainës. Ligjvënësit e tjerë republikanë kanë premtuar të nisin hetime për punën e administratës së Presidentit Biden gjatë dy viteve të para të mandatit të tij, në veçanti për fluksin e vazhdueshëm të mijëra emigrantëve pa dokumenta përgjatë kufirit jugor me Meksikën që Presidenti Biden, ashtu si ish-Presidenti Donald Trump, nuk ka mundur t'i ndalë.

Disa ligjvënës republikanë po bëjnë thirrje për seanca dëgjimore mbi aktivitetet e biznesit të kryera nga djali i presidentit, Hunter Biden, në Ukrainë dhe në Kinë. Prokurorët amerikanë tashmë kanë kryer një hetim mbi operacionet e biznesit të Hunter Biden-it, por nuk kanë ngritur asnjë akuzë. Ndërkohë demokratët, që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi Kongresin, kanë akuzuar republikanët se planifikojnë të shkurtojnë programet popullore të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve për amerikanët e moshuar nëse marrin kontrollin e Kongresit, apo se ato do t'i nënshtrohen rishikimeve të rregullta buxhetore çdo pesë vjet.

Si Presidenti Biden ashtu edhe ish-Presidenti Trump kanë bërë fushatë javët e fundit për kandidatët demokratë dhe republikanë. Ish-Presidenti Trump, i cili humbi në vitin 2020, ende pretendon pa evidencë për manipulime dhe parregullsi në numërimin e votave. Ish-Presidenti Trump ka sinjalizuar gjatë tubimeve se do të njoftojë pak ditë pas votimeve të së martës rikandidimin sërish për president në vitin 2024, ndërkohë që Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe prokuroria në shtetin Xhorxhia po bëjnë hetime të gjera penale për veprimet e tij gjatë zgjedhjeve, gjatë kohës përpara lënies së detyrës dhe në periudhën pas largimit. Presidenti Biden gjithashtu ka thënë se synon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale pas dy vitesh, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Presidenti Biden i ka quajtur zgjedhjet e së martës një “pikë kulmore” në demokracinë amerikane, duke sulmuar kandidatët republikanë që “mohojnë zgjedhjet”, të cilët duke përqafuar refrenin e ish-Presidentit Trump, kanë refuzuar të pranojnë legjitimitetin e fitores së zotit Biden dy vite më parë. Ndërkohë, ish-Presidenti Trump tha gjatë një tubimi në Florida të dielën se “na duhet një fitore aq e madhe, sa e majta radikale të mos mundet ta vjedhë”. Të dyja partitë po planifikojnë monitorim të gjerë të votimeve për ndonjë parregullsi të mundshme, megjithëse evidenca aktuale për manipulime gjatë zgjedhjeve amerikane është mikroskopike. Departamenti i Drejtësisë tha të hënën se do të monitorojë të martën zbatimin e ligjeve federale të së drejtës së votimit në 64 juridiksione dhe 24 shtete. Por në shtetin Misuri të kontrolluar nga republikanët, zyrtarët thanë se nuk do të lejojnë monitorime të tilla, megjithëse nuk është e qartë se si mund të bllokohen zyrtarët federalë.

Zyrtarët dhe kandidatët republikanë në të paktën tre shtete të rëndësishme për betejën elektorale thanë gjithashtu se po përpiqen të çkualifikojnë nga numërimi mijëra vota të ardhura me postë, të cilat shpesh janë në masë në mbështetje të demokratëve. Kritikët demokratë po e quajnë shpesh këtë një përpjekje partiake për të shtypur të drejtën e votës. Mosmarrëveshjet për këto vota po ndodhin në shtetet Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, ku Presidenti Biden fitoi me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Marrë nga VOA 

zgjedhjet ne kongresin e shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet