LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Aktpadia nxjerr në pah rolin aktiv të ish-presidentit Trump lidhur me dokumentat të klasifikuara

Sipas aktakuzës, ish-presidenti Donald Trump ka kryer shkelje në mënyrën se si ka trajtuar dokumente të klasifikuara që përfshinin informacione në lidhje me programin e fshehtë bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme të vendit në rast të një sulmi.

10 Qershor 2023, 18:13 Nga k.m.
Analistët: Aktpadia nxjerr në pah rolin aktiv të ish-presidentit
Foto ilustruese

Prokurorët amerikanë bënë publike aktpadinë prej 37 pikash kundër ish presidentit Donald Trump të premten duke e akuzuar ish-presidentin se kishte vënë në rrezik disa prej sekreteve më të ndjeshme të sigurisë të vendit pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021. Analistët thonë se ajo tregon se Trump, i cili ka thënë se është i pafajshëm, pati një rol aktiv në fshehjen e dokumenteve nga autoritetet që donin t’i merrnin ato.

Sipas aktakuzës, ish-presidenti Donald Trump ka kryer shkelje në mënyrën se si ka trajtuar dokumente të klasifikuara që përfshinin informacione në lidhje me programin e fshehtë bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme të vendit në rast të një sulmi.

“Ligjet tona që mbrojnë informacionin e sigurisë kombëtare janë kritike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe ato duhet të zbatohen”, tha në një konferencë shtypi prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili po e udhëheqë hetimin kundër ish presidentit.

Studiuesi ligjor Craig Green, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit Temple në Pensilvani, tha se dokumentet e akuzës zbuluan se ish-presidenti pati një rol aktiv në fshehjen e dokumenteve nga autoritetet që po përpiqeshin t'i merrnin ato.

“Ka shumë detaje lidhur me kohën e zhvendosjes së kutive të veçanta nga njëri vend në tjetrin. Mendoj se befasia më e madhe për mua është shkalla në të cilën Trump ishte i përfshirë personalisht në zhvendosjen e kutive të ndryshme në periudha të ndryshme”, thotë Green.

Eksperti Green tha se kjo mund të ndihmojë prokurorët të bindin jurinë se Trump provoi në mënyrë të paligjshme të fshehë ato dokumente të ndjeshme.

“Pyetjet nëse fshehja e dokumenteve ishte e qëllimshme bëhen shumë të rëndësishme. Sa më afër dhe më i interesuar të ketë qenë Trump për vendndodhjen dhe kutitë, aq më e vështirë është për të që të argumentojë se ishte thjesht një gabim. Duket shumë qartë se ai ishte personalisht i përfshirë, se kishte shumë rol për vendndodhjen e kutive. Pastaj ka shumë sugjerime se ai e dinte mjaft mirë se brenda kutive kishte dokumente dhe informacione të mbrojtjes kombëtare”, thotë eksperti ligjor, Craig Green.

Ish presidenti Trump diskutoi gjithashtu me avokatët e tij mundësinë për të gënjyer zyrtarët e qeverisë që kërkonin të gjenin dokumentet duke fshehur disa kuti brenda një tualeti dhe duke lëvizur kuti të tjera në pjesë të tjera të shtëpisë së tij Mar-a-Lago në Florida, për të parandaluar gjetjen e tyre, thuhet në aktpadi.

"A nuk do të ishte më mirë sikur t'u thoshim se nuk kemi asgjë këtu?", i tha ish-presidenti Trump tha njërit prej avokatëve të tij, - prej 49 faqesh.

Bërja publike e paautorizuar e dokumenteve të klasifikuara përbën rrezik për sigurinë kombëtare, marrëdhëniet me jashtë dhe mbledhjen e informacioneve nga Shtetet e Bashkuara, thuhet në aktpadi.

Teorikisht, nëse dënohet, ish-presidenti Trump mund të vuajë dekada në burg, por analistët ligjorë thanë se një gjykatës federal ka liri të madhe veprimi dhe mund të vendosë një dënim shumë më të lehtë, veçanërisht nëse Trump arrin një marrëveshje me prokurorët jashtë gjyqit, në këmbim të pranimit të fajësisë.

“Mbi 90% e të gjitha rasteve federale përfundojnë me marrëveshje duke e pranuar fajin. Janë zakonisht nga 2 deri në 3% e rasteve federale që shkojnë në gjyq. Zakonisht, një i pandehur federal do të marrë një dënim shumë më të ulët duke e pranuar fajësinë. Nga ana tjetër, nëse nuk pranon fajësinë dhe shkon në gjyq dhe gënjen, mund të marrësh një dënim më të lartë. Në shumë raste, sidomos në rastet e zyrtarëve ose njerëzve me pozitë, ata e kanë shumë më të vështirë ta pranojnë që kanë bërë diçka gabim dhe të pranojnë me vullnetin e tyre që të përballen me pasojat. Unë mendoj se ish-presidenti do ta ketë tejet të vështirë ta pranojë një gjë të tillë”, thotë ish prokurorja federale, Jennifer Beidel.

Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se do që të negociojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët. Ai dhe aleatët e tij e kanë portretizuar rastin si hakmarrje politike nga presidenti demokrat Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden nuk kishte njohuri paraprake për aktpadinë dhe më pas ai nuk pranoi të komentonte kur gazetarët e pyetën për këtë.

Aktpadia kundër një ish-presidenti me akuza federale është e paprecedentë në historinë amerikane dhe vjen në një kohë kur Trump është kandidati kryesor për të siguruar emërimin e partisë republikane.

Eksperti ligjor për çështjen e mbrojtjes së sigurisë kombëtare Mark Zaid tha se kundërshtimi i akuzave në një proces gjyqësor mund të jetë strategjia më e mirë për Trump.

“Trump po e përdor këtë si një mënyrë për të mbledhur fonde dhe për të forcuar fushatën e tij politike. Nga pikëpamja politiko-strategjike dhe ligjore, kjo nuk është strategji e keqe: ta ngresh zërin sa më shumë për të rritur shanset për të fituar presidencën sepse marrja e presidencës do të thotë që këto akuza federale zhduken. Si President i Shteteve të Bashkuara, ai mund të udhëzojë Departamentin e Drejtësisë që të pezullojnë akuzat kundër tij. Nëse ai do të ishte dënuar deri në atë moment, ai të paktën mund të provonte të falte veten, që është një çështje kushtetuese plotësisht e hapur, sepse ne nuk jemi përballur kurrë me një gjë të tillë”, thotë Mark Zaid, ekspert ligjor për çështjet e sigurisë kombëtare.

Trump do të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Miami të martën më 13 qershor, një ditë para ditëlindjes së tij të 77-të./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet