LIVE UPDATES
Bota

Analistët izraelitë paralajmërojnë për VOA tensionet në rritje me Iranin: Irani është shumë pranë sigurimit të një bombe

Izraeli është goditur nga përçarje të brendshme dhe protesta masive kundër ndryshimeve në gjyqësor që synon qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Analistët thonë se Irani dhe forcat e lidhura me të në rajon, i shohin trazirat e brendshme të Izraelit si një shenjë dobësie.

26 Prill 2023, 17:50 Nga k.m.
Analistët izraelitë paralajmërojnë për VOA tensionet
Foto ilustruese

Në një kohë kur një Izrael thellësisht i ndarë po shënon 75-vjetorin e tij, analistët thonë se Irani po forcohet në Lindjen e Mesme dhe mund të kërcënojë Izraelin në disa fronte. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein nga Jerusalemi, Teherani po përpiqet të përfitojë nga situata në Izrael.

Izraeli është goditur nga përçarje të brendshme dhe protesta masive kundër ndryshimeve në gjyqësor që synon qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Analistët thonë se Irani dhe forcat e lidhura me të në rajon, i shohin trazirat e brendshme të Izraelit si një shenjë dobësie.

"Protestuesit dhe theksoj se më shumë se demonstratat është kërcënimi i disa oficerëve rezervë dhe pilotëve në Izrael që të mos paraqiten nëse thirren, i dhanë palës tjetër përshtypjen se Izraeli po rrëzohet”, thotë për Zërin e Amerikës ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare izraelite, Yaakov Amidror.

Pas përleshjeve midis ushtarëve izraelitë dhe besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit gjatë Ramazanit, dhjetëra raketa u hodhën drejt Izraelit. Zyrtarët izraelitë thonë se sulmi me raketa nga Libani në veri dhe Gaza në jug u orkestrua nga Irani.

Udhëheqësit e vijës së ashpër të Iranit, karakterizuar si "Regjimi i Mullahëve" nga disa analistë izraelitë, kanë vendosur kohët e fundit lidhje me ish-kundërshtarë si Arabia Saudite dhe Hamasi palestinez, në mënyrë që të konsolidojnë aleancat rajonale kundër Izraelit.

“Regjimi i Mullahëve, në kohën e duhur, në rrethanat e duhura, në kushtet e duhura, do të nisë atë që njihet në perspektivën ushtarake si luftë nga shumë fronte kundër Izraelit. Do të thotë se Izraeli mund të përballet njëkohësisht me një sulm masiv të kryer nga përfaqësues iranianë nga arena të ndryshme. Shumica e tyre rrethojnë Izraelin, si Libani, Siria, Rripi i Gazës dhe ndoshta disa aktorë të tjerë më të largët. Ky është një koncept që njihet në perspektivën e sigurisë strategjike izraelite si ‘Unaza e Zjarrit’”, thotë për Zërin e Amerikës analisti i inteligjencës strategjike, Avi Melamed.

Ndërsa Irani forcon aftësitë e tij konvencionale dhe armatos përfaqësuesit e tij rajonalë, ai po zhvillon gjithashtu aftësitë bërthamore. Zyrtarët izraelitë besojnë se brenda disa javësh Irani mund të ketë material bërthamor të mjaftueshëm për një bombë.

“Unë mendoj se Irani është shumë pranë sigurimit të një bombe dhe aftësisë për të prodhuar një bombë dhe mendoj se ky është një kërcënim i madh për Izraelin. Megjithatë, nuk parashikoj që Irani ta përdorë bombën. Mendoj se arsyeja për të pasur një bombë është kryesisht për parandalim. Unë mendoj se Irani është një aktor racional. Irani ka treguar për katër dekada që nga Revolucioni se interesat, politika shtetërore, janë po aq të rëndësishme për të sa edhe ideologjia”, thotë për Zërin e Amerikës Elisheva Machlis, eksperte për Iranin në Universitetin Bar-Ilan.

Zyrtarët izraelitë shtrojnë pyetjen nëse një Iran bërthamor do të paraqiste një kërcënim ekzistencial. Por ata thonë se Izraeli është i përgatitur të mbrohet kundër çdo sulmi bërthamor ose konvencional që vjen nga Irani dhe përfaqësuesit e tij rajonalë./VOA

izrael

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet