LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Prapëseprapë, zyrtarët e NATO-s, në selinë e tyre në Bruksel, janë skajshmërisht të qetë. Përgjigja e tyre në pyetjen nëse shpërbërja e aleancës është e pashmangshme, është “jo”.

3 Mars 2025, 16:18 Nga r.ll
Analiza: A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?
foto ilustruese

SHBA- Nuk është hera e parë që e kemi konsideruar Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ose të vdekur, ose në prag të vdekjes. Së fundmi, senatori republikan Mike Lee, ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se “është koha të largohemi nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian”.

Elon Musk, burri më i pasur në botë, dhe aleati i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump, e ka pëlqyer këtë ide. Ai ka thënë shkurt, “pajtohem”. Ndonëse zyrtarët në Bruksel dhe vende tjera besojnë se ky reagim i Muskut nuk është i pazakonshëm, pasi ai ndan shpesh mendimet e tij për politikë në platformën X, megjithatë, disa vëzhgues e pranojnë se ai ka qasje te Trumpi dhe te disa qarqe konservatore në Uashington.

Prapëseprapë, zyrtarët e NATO-s, në selinë e tyre në Bruksel, janë skajshmërisht të qetë. Përgjigja e tyre në pyetjen nëse shpërbërja e aleancës është e pashmangshme, është “jo”, dhe atë për dy arsye: për shkak të hendekut të madh mes retorikës dhe veprimit, dhe për shkak të dallimeve mes aleatëve të NATO-s dhe vendeve që aspirojnë NATO-n, sidomos kur është fjala për Ukrainën.

‘Injorojeni zhurmën’

Të ndalemi tek arsyeja e parë. Jo më larg se javën e kaluar, Trump është deklaruar i përkushtuar për zbatim të Artikullit 5 të NATO-s, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Ky qëndrim është përsëritur disa herë – si publikisht, ashtu edhe privatisht – nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, të mbajtur në muajin shkurt në Bruksel.

Ndonëse ai ka insistuar që aleatët evropianë t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje, të gjitha burimet e Radios Evropa e Lirë brenda NATO-s, i kanë përshkruar diskutimet si konstruktive.

“Ai nuk është larguar asnjëherë nga diskutimi, ka dëgjuar, ka bërë pyetje, ka mbajtur shënime – nuk e ka pasur sjelljen e një aleati që e ka në kokë braktisjen”, ka thënë një ambasador i NATO-s, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën linjë, diplomatët e NATO-s janë duke i trajtuar spekulimet konstante.

“Na duhet të deshifrojmë se çfarë nënkupton e gjithë kjo”, ka thënë një zyrtar i lartë.

“Mirëpo, ne edhe kemi mësuar që duhet të injorojmë zhurmën dhe të fokusohemi te veprimet. Na duhet të praktikojmë një lloj ‘durimi strategjik’”.

Rruga e paqartë e Ukrainës

Por, situata është ndryshe kur bëhet fjalë për Ukrainën.

“Rrugëtimi i Ukrainës ka ndryshuar, mirëpo jo edhe i NATO-s. Ata kanë qenë të ashpër ndaj Ukrainës, mirëpo vazhdojnë të jenë të përkushtuar ndaj NATO-s”, ka thënë një ambasador i aleancës në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimi i retorikës ndaj Volodymyr Zelenskyt është një tjetër shembull i qartë, por i tillë është edhe roli i ri i Britanisë për koordinim në dërgimin e armëve në Ukrainë. Është e qartë që Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO – dhe për të qenë real, ka qenë administrata e ish-presidentit, Joe Biden që e ka bllokuar anëtarësimin e Kievit në samitet e NATO-s, të mbajtura së fundmi, ndërkohë që shtetet e Evropës Perëndimore e kanë ruajtur qetësinë.

Administrata e re amerikane është më e drejtpërdrejtë në këtë drejtim. Pyetja e krahut lindor të NATO-s është nëse trupat ushtarake amerikane do të vazhdojnë të jenë të stacionuara atje. Momentalisht, përgjigja është ‘po’, ndonëse ekzistojnë shqetësime se administrata Trump mund të rishikojë numrin e trupave që ka angazhuar në Evropë.

E, nëse këto shtete sulmohen nga Rusia, a do t’iu ndihmojnë atyre forcat amerikane? Të gjithë besojnë se ashtu do të jetë, se do të ofronin ndihmë, ndonëse për Artikullin 5 nuk është e rëndësishme vetëm bindja e aleatëve, por edhe e armiqve – sa besojnë ata që mund të zbatohet kjo pikë.

Një zyrtar i Evropës Lindore e ka bërë përshkrimin më të mirë për këtë situatë. Ai ka thënë se situata është sikurse macja e Schroedingerit – ekziston në të dyja shtetet, e gjallë dhe e vdekur, derisa të hapet kutia.

“Në rastin e NATO-s, askush nuk mund të flasë me bindje për Artikullin 5, deri në ditën kur testohet”./REL

shba nato lufta ne ukraine

Sondazh

Poll
Bota 3 Mars 2025, 16:20 E. D

VOA: Izraeli ndalon ndihmat për Gazën

foto ilustruese IZRAEL- Izraeli bllokoi futjen e kamionëve me ndihmat humanitare në Gazë duke përshkallëzuar tensionet mes ngë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj