Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Marrja e pushtetit nga talibanët në vitin 2021 e përkeqësoi krizën e madhe humanitare në Afganistan. Për pasojë, vendi i varfër humbi ndihmën jetike perëndimore dhe ekonomia e tij u shemb.
AFGANISTAN- Afganistani po rrëshqet drejt zisë së bukës, paralajmërojnë punonjësit e ndihmës që veprojnë në njërën prej krizave më të mëdha humanitare në botë. Miliona afganë tashmë jetojnë në kushte të ngjashme me urinë dhe ndalesa e përhershme e ndihmës amerikane vetëm se mund ta përkeqësojë situatën.
Kështu thonë dy punonjës humanitarë, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat. Të dy punojnë për organizata të mëdha ndërkombëtare, të cilat ofrojnë ndihma ushqimore për komunitetet e cenueshme në Afganistan.
“Ka tashmë uri të përhapur në disa cepa të Afganistanit”, thotë njëri prej tyre, i cili është i vendosur në juglindje të Afganistanit.
Marrja e pushtetit nga talibanët në vitin 2021 e përkeqësoi krizën e madhe humanitare në Afganistan. Për pasojë, vendi i varfër humbi ndihmën jetike perëndimore dhe ekonomia e tij u shemb.
Uria, ndërkohë, u shmang, falë fondeve të konsiderueshme nga donatorët perëndimorë. Megjithatë, kjo ndihmë u zvogëlua ndjeshëm në vitet e fundit. Rreth një e treta e popullsisë 40-milionëshe të Afganistanit, aktualisht, përballet me urinë. Frika për zi buke u rrit që nga vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në janar, për ta ngrirë përkohësisht gjithë ndihmën për vendet e huaja, përfshirë Afganistanin.
Ndërprerja e përhershme e ndihmës nga SHBA-ja - donatorja më e madhe për Afganistanin - do ta shtynte vendin drejt urisë në shkallë të plotë, paralajmërojnë punonjësit e ndihmës.
“Pa ndihmë humanitare, mund të ketë uri në shumicën e vendeve”, thotë punonjësi i ndihmës.
Sipas tij, provincat e thata perëndimore, qendrore dhe veriore të Afganistanit janë më të rrezikuarat. Por, disa punonjës dhe organizata të tjera të ndihmës thonë se është ende herët të thuhet se Afganistani është në kushte të ngjashme me urinë, ose po shkon drejt zisë për bukë.
Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) e përcakton urinë si “një situatë në të cilën së paku një në pesë familje ka mungesë ekstreme të ushqimit dhe përballet me uri dhe varfëri, çfarë rezulton me nivele jashtëzakonisht kritike të kequshqyerjes akute dhe vdekje”.
IPC-ja vlerëson se mbi 3 milionë afganë - ose më pak se 10 për qind e popullsisë - vuajnë nga nivele emergjente të pasigurisë ushqimore dhe janë një hap larg urisë. Qeveria talibane, e cila nuk është njohur nga asnjë vend, nuk ishte në gjendje ose nuk u përpoq ta trajtonte katastrofën humanitare.
Kjo bëri që OKB-ja dhe OJQ-të ndërkombëtare ta mbushin boshllëkun. Këto organizata, aktualisht, shpërndajnë ushqime për miliona afganë, përfshirë: vaj gatimi, oriz dhe miell. Ato ofrojnë edhe plehra, fara dhe mjete të tjera për përdorim në bujqësi. Pa këtë mbështetje, fermerët do ta kenë të vështirë për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm për familjet dhe komunitetet e tyre.
“Pa ndihma, unë mund të shoh uri masive brenda muajsh”, thotë njëri nga punonjësit e ndihmës për Radion Evropa e Lirë.
Fëmijët dhe gratë janë kategoritë më të rrezikuara. Rreth 3.5 milionë fëmijë afganë nën moshën pesëvjeçare “vuajnë ose parashikohet të vuajnë” nga kequshqyerja akute, sipas IPC-së. Spitalet në të gjithë Afganistanin janë të mbushura me fëmijë të kequshqyer. Mjekët paralajmërojnë rritje të vdekshmërisë së fëmijëve nëse humbasin mbështetjen ndërkombëtare për të trajtuar fëmijët e uritur.
“Kriza e ushqimit në Afganistan është alarmante”, thotë Terje Watterdal, drejtor i Komitetit Norvegjez të Afganistanit (NAC).
Ndihma humanitare për Afganistanin u zvogëlua ndjeshëm që nga viti 2022, kur donatorët ndërkombëtarë mblodhën rreth 3.8 miliardë dollarë. Në vitin 2024, financimi ra për rreth 25 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Shtetet e Bashkuara ishin donatoret më të mëdha, duke kontribuar me rreth 3.7 miliardë dollarë që nga viti 2021, sipas Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit - një mbikëqyrës ky i Qeverisë amerikane. Por, vendimi i administratës Trump për të ngrirë gjithë ndihmën për vendet e huaja, e vuri në pikëpyetje ndihmën e ardhshme të SHBA-së.
“Donatorët janë duke e reduktuar mbështetjen e tyre këtë vit, kështu që perspektiva për të ardhmen është e zymtë”, thotë Watterdal.
Krizën e urisë në Afganistan e përkeqësuan edhe ndryshimet klimatike dhe zhvendosjet masive. Vendi është ndër më të cenueshmit në botë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe përjetoi disa ngjarje të motit ekstrem në vitet e fundit, përfshirë: tërmete vdekjeprurëse, përmbytje dhe thatësira.
“Ndryshimet mjedisore janë duke kontribuar në pasiguritë me ushqime dhe ujë”, thuhet në raportin e fundit të Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM).
Në dy vjetët e fundit, ndërkaq, Irani dhe Pakistani dëbuan rreth 3 milionë refugjatë dhe imigrantë afganë në atdheun e tyre. Dy vendet paralajmëruan se planifikojnë të dëbojnë edhe miliona të tjerë. Shumë nga të kthyerit afganë e kanë të vështirë të gjejnë strehim të përshtatshëm, të kenë qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor ose të sigurojnë ushqime të mjaftueshme për të ngrënë.
“Afganistani vuan nga kriza klimatike, kriza ekonomike, kriza sociale, kriza shëndetësore, kriza ushqimore dhe kriza politike”, thotë Watterdal, punonjës norvegjez i ndihmës./REL
Emigrantë në kufirin Bjellorusi-Poloni EVROPË- Zyrtari më i lartë në Evropë për të drejtat e njeriut ka th&eum...
pamje nga vendngjarja GJERMANI- Një alarm për sulm terrorist është ngritur mesditën e sotme në Mannheim, në Gjermanin&eu...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet an&eum...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi ...
Pamje nga sulmi GJERMANI - Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka pë...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga s...
Foto ilustruese GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u raportua këtë të h&eum...
Volodymyr Zelensky BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amer...
Foto ilustruese GJERMANI - Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në ...