LIVE UPDATES
Bota

Analiza e BBC/ Si Vuçiç ribëri Serbinë, nga radikal 23-vjeç deri tek dialogu me Kosovën

Muajin e kaluar ai thirri zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale për të dielën e ardhshme, mes protestave masive në vend dhe kërkesave ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin e gjatë të Serbisë me Kosovën.

10 Dhjetor 2023, 13:56 Nga h.k
Analiza e BBC/ Si Vuçiç ribëri Serbinë, nga radikal
Foto e liderit serb

Nga Ido Vock in London & Jovana Georgievski

SERBI-Aleksandër Vuçiç ka dominuar politikën serbe për dekadën e fundit, fillimisht si kryeministër dhe më vonë si president. Për mbështetësit ai është një udhëheqës pragmatistw që kapërceu ndarjet e thella të Serbisë dhe kryesoi rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ndërsa kritikët ankohen se ai konsolidoi pushtetin në duart e tij dhe minoi normat demokratike. Ai është tani më shumë se një vit në mandatin e dytë dhe të fundit pesëvjeçar presidencial.

Muajin e kaluar ai thirri zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale për të dielën e ardhshme, mes protestave masive në vend dhe kërkesave ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin e gjatë të Serbisë me Kosovën.

Partia Progresive Serbe (SNS) që ai e drejtoi për më shumë se 10 vjet , ku dha dorëheqjen një vit më parë duket se do të mbetet në pushtet. Në krahun tjetër një opozitë e bashkuar synon të fitojë kryeqytetin e Beogradit, ku banon gati një e treta e popullsisë. Një fitore e tillë mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme autoritetin e Vuçiç.

Për Zorana Mihajlovic, e cila u nda me të që nga koha kur shërbeu si zëvendëskryeministër, Vuçiç është “një populist në rrugën për t’u bërë diktator”. Ndwrsa Freedom House sot e rendit vendin që ai drejton si “pjesërisht të lirë”.

Aleksandër Vuçiç ka lindur në Beograd në vitin 1970, kur Serbia ishte ende pjesë e Jugosllavisë, një federatë socialiste në Ballkanin Perëndimor.

Ai tregon se si familja e tij u largua nga Bosnja pas persekutimit nga fashistët kroatë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për një kohë, në vitet 1980 ai jetoi në Mbretërinë e Bashkuar, ku mësoi anglisht. Me paratë që fitoi duke punuar në një dyqan harduerësh bleu një radio të vogël, të cilën e mori në shtëpi.

“Prindërit e mi u kënaqën kur e panë atë”, kujtoi ai më vonë në një fjalim në London School of Economics.

Pikërisht kur Jugosllavia u shpërbë në fillim të viteve 1990, filluan luftërat brutale në Ballkan. Serbia dhe Mali i Zi ishin gjithçka që mbeti në Jugosllavi, së bashku me Kosovën, një rajon i shkëputur i Serbisë me një popullsi shumicë shqiptare etnike.

I ndikuar nga ultra-nacionalizmi serb dhe huliganizmi i futbollit, Vuçiç iu bashkua Partisë Radikale të ekstremit të djathtë në moshën 23-vjeçare. Radikalët kërkuan një Serbi të Madhe duke marrë tokë nga vendet fqinje.

Ju vrisni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë,” tha ai pas masakrës së Srebrenicës në korrik 1995, kur 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

Në vitin 1998, njeriu i fortë jugosllav Slobodan Millosheviç e bëri Vuçiç ministrin e tij të informacionit. Në qeveri, Vuçiç ishte përgjegjës për zbatimin e disa prej ligjeve më kufizuese të Evropës për lirinë e fjalës.

Ishte një epokë “e shënuar me spastrim etnik, urrejtje ndaj kroatëve dhe myslimanëve, sanksione dhe luftëra”, thotë Zorana Mihajlovic.

Në vitin 1999, forcat e NATO-s filluan të bombardojnë Jugosllavinë në një përpjekje për t’i dhënë fund dhunës kundër shqiptarëve etnikë nga forcat jugosllave në Kosovë.

Së shpejti, Vuçiç dhe kolegët e tij ishin jashtë pushtetit. Në vitin 2008 ai dhe ish anëtarë të tjerë të radikalëve themeluan Partinë Progresive Serbe (SNS).

Ai iu nënshtrua një ndryshimi publik, duke hequr dorë nga ultra-nacionalizmi i tij i mëparshëm dhe duke u zotuar se do ta fuste Serbinë në Bashkimin Evropian. Atë vit, Kosova shpalli pavarësinë, një veprim që nuk u njoh kurrë nga Serbia.

Përparimi i Vuçiç në radhët e politikës serbe ishte i shpejtë. Në vitin 2012, SNS fitoi zgjedhjet parlamentare, duke hyrë në koalicion me Partinë Socialiste. Vuçiç u emërua zëvendëskryeministër dhe më pas kryeministër në vitin 2014-ën. Në vitin 2017, ai u zgjodh president me shumicë që në raundin e parë të votimit. Pasi u ngjit në krye, Vuçiç konsolidoi sundimin e tij. Kundërshtarët thonë se ai e bëri këtë duke gërryer institucionet demokratike në një mënyrë që të kujton autoritarizmin e viteve 1990. Mihajlovic beson se Serbia “është duke u distancuar nga BE dhe demokracia”.

Qeveria është pothuajse në kontroll të plotë të të gjitha niveleve të institucioneve publike dhe medias,” thotë Florian Bieber, një ekspert i nacionalizmit serb në Universitetin e Gracit. Mbështetësit e Vuçiçit e kundërshtojnë këtë karakterizim, duke e parë dominimin e tij në politikën serbe si rezultat i qeverisjes së suksesshme.

Ata tregojnë për epokën e Vuçiçit si një epokë të rritjes së paprecedentë, të një vendi postkomunist të lënë në hije nga lufta, duke u bërë një ekonomi e përparuar evropiane. Marko Cadez, kreu i Dhomës Serbe të Tregtisë, vlerëson politikat e tij ekonomike me dyfishimin e PBB-së së Serbisë gjatë dekadës së fundit.

Aleksandar Vuçiç e njeh artin e politikës. Ai kreu reforma që nuk ishin të lehta apo të këndshme” – thotë ai. Ai shton se Vuçiçit duhet t’i jepet merita për menaxhimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me Kosovën.

Në shtator, një shpërthim i dhunës në veriun e Kosovës me shumicë serbe la 4 persona të vdekur, duke ringjallur frikën e paqëndrueshmërisë rajonale. Por lideri serb së fundi ka sinjalizuar se është i gatshëm të normalizojë zyrtarisht marrëdhëniet me Kosovën. Kjo ka bërë që kundërshtarët politikë ta akuzojnë atë për tradhti. Vuçiç ka kultivuar marrëdhënie të mira me fuqitë rivale gjeopolitike.

Ai thotë se dëshiron që Serbia të anëtarësohet në BE, e cila përbën më shumë se gjysmën e shkëmbimeve të Serbisë, por në të njëjtën kohë ai ka mbrojtur marrëdhëniet miqësore me Rusinë dhe ka hapur Serbinë ndaj investimeve kineze. Në tetor, ai nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën pas një dekade lidhjesh gjithnjë e më të ngushta ekonomike.

Kompanitë kineze janë zgjedhur për të ndërtuar rrugë dhe hekurudha në Serbi, duke e bërë vendin ballkanik një nga pikat kryesore të iniciativës “Brez dhe Rrugë” të Presidentit Xi Jinping në Evropë. Një kompani kineze tashmë drejton një minierë të madhe bakri dhe ari në Serbinë lindore.

“Për Serbinë, bashkëpunimi me të gjithë aktorët globalë është një gjë shumë e mirë.” – thotë Katarina

Pak para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, Vuçiç tha se nuk do të kundërshtonte politikat e Kremlinit, pasi “85% e serbëve do të jenë gjithmonë në anën e Rusisë çfarëdo që të ndodhë”.

Ishte një ekzagjerim, por ai e mbajti fjalën. Serbia ka refuzuar të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Moskës, pavarësisht se ka statusin e kandidatit në BE. Rusia e ka mbështetur vazhdimisht Serbinë duke votuar kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Qeveria e tij madje është akuzuar për lehtësimin e rieksportit të teknologjisë së sanksionuar “me përdorim të dyfishtë” në Rusi.

Zorana Mihajlovic beson se ai nuk është instinktivisht pro Rusisë, por është thjesht një pragmatik.

Sa më e izoluar të jetë Serbia, aq më i fortë është kontrolli i tij në pushtet.

Prova e tij më e madhe në zgjedhjet e 17 dhjetorit do të jetë Beogradi, pasi partitë opozitare shfrytëzuan zemërimin për vrasjet masive në maj, në të cilat u vranë 19 vetë. Njëra ishte në një shkollë fillore të Beogradit.

Një koalicion i quajtur “Serbia kundër dhunës” (SPN) është duke u ngjitur në sondazhe. Por Vuçiç është i bindur për fitoren dhe akuzon rivalët e tij se janë të fiksuar në largimin e tij nga pushteti.

“Ne do të shohim se kush do të qeshë pas zgjedhjeve”./BBC

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj