LIVE UPDATES
Bota

Analiza e CNN: Marrëveshja tregtare me Britaninë, një sukses për Trumpin, një ogur i keq për pjesën tjetër të botës

Trump e reklamoi atë si një marrëveshje "të plotë dhe gjithëpërfshirëse", por realiteti është shumë larg kësaj. Keir Starmer foli gjithashtu për një marrëveshje "historike", një karakterizim që ai dukej se e kishte fjalën.

10 Maj 2025, 07:42 Nga M.L
Analiza e CNN: Marrëveshja tregtare me Britaninë, një sukses
Donald Trump

SHBA- Pas fjalëve të mëdha të Donald Trump për një marrëveshje tregtare "shumë të madhe" me Britaninë, fshihet realiteti i një marrëveshjeje të paplotë, për shumë pak artikuj dhe kjo e fundit e bazuar në vendimin e presidentit amerikan për të vendosur tarifa kundër të gjitha vendeve në botë.

Trump e reklamoi atë si një marrëveshje "të plotë dhe gjithëpërfshirëse", por realiteti është shumë larg kësaj. Keir Starmer foli gjithashtu për një marrëveshje "historike", një karakterizim që ai dukej se e kishte fjalën.

Megjithatë, siç e përshkruan me elokuencë CNN në analizën e saj, "nëse një marrëveshje tregtare është si statuja e Davidit e Michelangelo-s, ajo që kemi është një copë mermeri".

Marrëveshja që supozohet të jetë "e plotë" mbulon vetëm katër fusha:

Së pari, makinat britanike (marka luksoze si Land Rover, Jaguar, Rolls-Royce ose Aston Martin) të cilat në vend që të tatohen me 27.5%, do të tatohen me 10%. Së dyti, aeroplanët: Kompanitë britanike tani mund të dërgojnë pjesë aeroplanësh në SHBA pa taksa. Në këmbim, British Airways do të porosisë 30 avionë Boeing 787 Dreamliner, raportoi Bloomberg.

Çeliku dhe alumini janë gjithashtu në listën e shkurtër të mallrave në marrëveshje, pasi taksat mbi to do të eliminohen. Së fundmi, mishi i viçit, për të cilin të dy vendet ranë dakord për eksporte të ndërsjella pa tarifa deri në një limit.

Të paktën SHBA-të dhe Britania, dhe udhëheqësit e tyre, kanë pranuar se detajet janë ende në proces përpunimi. Kjo nuk është për t'u habitur, komenton CNN, duke pasur parasysh se marrëveshjet tregtare zakonisht kërkojnë muaj ose edhe vite bisedimesh.

Britanikët thonë se edhe një marrëveshje e papërsosur është më mirë sesa asnjë marrëveshje. Kur gazetarët e pyetën Starmer nëse kjo marrëveshje shënoi një përmirësim në krahasim me marrëdhëniet SHBA-Britani e Madhe gjashtë muaj më parë, kryeministri britanik u përgjigj: Pyetja që duhet të bëni është: A është më mirë se ku ishim dje?

Në mënyrë indirekte, vazhdon CNN, Starmer pranoi se Britania “kërceu” me ritmin e Trump në shfaqjen që ai kishte vënë në skenë për të mos shkaktuar zemërimin e tij. U desh pak më shumë se një muaj që kjo "asgjë titaniumi" të shpalosej me një nga aleatët më të ngushtë të SHBA-së, megjithatë ajo përfaqëson vetëm 3% të tregtisë totale të SHBA-së.

Megjithatë, kjo nuk është një shenjë e mirë për mijëra bizneset amerikane që aktualisht janë të paralizuara nga tarifat prej 145% të Trump për shumicën e importeve nga Kina, një kundërshtar që nuk është aq i magjepsur nga truket e presidentit dhe është partneri i tretë më i madh tregtar i Amerikës.

Të dërguarit e SHBA-së dhe Kinës do të takohen këtë fundjavë në Gjenevë, por zyrtarët amerikanë as nuk po lënë të kuptohet se do të arrihet një marrëveshje tregtare. Më e mira që ka shpresuar Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, është "de-eskalimi".

Në praktikë, shumë pak ka ndryshuar në lidhje me gjendjen e ekonomisë globale që nga njoftimi i marrëveshjes midis SHBA-së dhe Britanisë. SHBA-të ende kanë një normë efektive tarifore prej 22% sot, më e larta në më shumë se 100 vjet, krahasuar me 2.5% përpara se Trump të merrte detyrën.

Tarifat horizontale prej 10% (minimumi) mbeten dhe ndryshimet e vogla nuk e ndryshojnë pamjen e përgjithshme: SHBA-të janë një vend me tarifa të larta për të ardhmen e parashikueshme dhe lufta tregtare vazhdon.

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet