13 Shkurt 2025, 08:34
Nga N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- A po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 23. shkurtit në Gjermani? Dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Ballkanin Perëndimor? Rusia me sa duket po përzihet në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe kjo mund të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor
Organizata jofitimprurëse CeMAS ka zbuluar fushatën e njohur si ‘Doppelgänger' (Sozia) e cila përhap përmbajtje të rreme. Qëllimi i saj është të mbështesë partinë e djathtë ekstreme AfD dhe të diskreditojë rivalët e saj.
Si funksionon kjo?
‘Doppelgänger' klonon faqet reale të mediave duke blerë domene të ngjashme dhe duke imituar dizajnin e tyre. Artikujt e falsifikuar më pas shpërndahen në rrjetet sociale. Në fillim kjo fushatë u përqendrua në narrativat rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por tani fokusohet në diskreditimin e Perëndimit dhe në nxitjen e frikës për ekonominë.
CeMAS thotë se vetëm muajin e fundit ka identifikuar qindra postime në gjuhën gjermane në platformën X, dikur Twitter, që promovojnë versione të falsifikuara të mediave si revista "Der Spiegel" apo gazeta "Welt".
Ç'lidhje ka kjo me Ballkanin Perëndimor?
Nëse AfD fiton më shumë mbështetje në Gjermani, kjo mund të shkaktojë një efekt zinxhir në Evropën Juglindore – përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor. Ekspertët mendojnë se kjo mund të dobësojë BE-në, të përhapë ekstremizmin e djathtë, të rrisë varësinë nga energjia ruse dhe të hapë rrugën për edhe më shumë dezinformim.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së ‘Doppelgänger' drejtohet nga dy agjenci ruse: "Struktura" dhe "Social Design Agency". Megjithatë Rusia vazhdimisht e mohon përfshirjen e saj në fushata të tilla./ DW
zgjedhjet ne gjermani rusi
Bota
13 Shkurt 2025, 08:18
r.ll
ndertesa
TAJVAN- Një shpërthim gazi në një qendër tregtare në Tajvan të enjten ka shkaktuar vdekjen e të paktë...
Bota
13 Shkurt 2025, 07:50
N.F
Viktima
HAWAII- Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale ku duket momenti një 28-vjeçar hidhet nga...
Bota
13 Shkurt 2025, 07:52
r.ll
pamje nga betimi
SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua të mërkurën pasi senatorët republikanë mbështet&e...
Bota
13 Shkurt 2025, 07:30
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FRANCË- Një granatë e hedhur të mërkurën mbrëma brenda një lokali në ...
Bota
13 Shkurt 2025, 07:25
N.F
Trump
SHBA- Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur nu...
Bota
12 Shkurt 2025, 21:27
E. D
Tulsi Gabbard
SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua sot (të mërkurën) pasi senatorët republikanë mbështet...
Bota
12 Shkurt 2025, 21:23
E. D
foto ilustruese
WASHINGTON- Një stuhi shoqëruar me rreshje të dendura dëbore dhe shi të ngrirë përfshiu pjesën lind...
Bota
12 Shkurt 2025, 20:01
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë të gjat&eum...
Bota
12 Shkurt 2025, 19:44
M.L
Vladimir Putinit dhe Xi Jinping
SHBA- Ndërsa lufta në Ukrainë po shkon drejt vitit të katërt të saj, presidenti i SHBA Donald...
Bota
12 Shkurt 2025, 19:22
M.L
FRANCË- Kur u hap për herë të parë në 1977, Qendra Pompidou shkaktoi valë tronditëse në shoqërinë pariz...