LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

Në fushatën për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut kandidatët për kryetarë komune dhe kandidatët për këshillat komunale kanë intensifikuar aktivitetet e tyre për të joshur votuesit me programet e tyre zgjedhore.

8 Tetor 2025, 08:36 Nga I.A

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

SHKUP- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në një kontekst shoqëror dhe politik që vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, vlerësoi Zyra e OSBE-ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet lokale. Sipas Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve  mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor.

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që zhvillohen më 19 tetor, garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste për kryetar komune. Regjistri i votuesve mbulon afërsisht 1.83 milionë persona me të drejtë vote, nga të cilët 1.72 milion jetojnë në vend.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kandidatët janë kryesisht burra 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%). Kandidatja më e moshuar si anëtare e Këshillit të Komunës së Manastirit është 97 vjeç.

Në bllokun maqedonas gara kryesore po zhvillohet midis partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe opozitës së udhëhequr nga LSDM, ndërsa tek blloku politik shqiptar beteja kryesore po zhvillohet midis koalicionit në pushtet VLEN dhe opozitës AKI.

Gashi: Demokracia matet me dinjitetin e garës
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka bërë një thirrje për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze.Sipas tij zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion.

"Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe reflektim i aspiratave tona europiane”, tha kryetari i Parlamentit Afrim Gashi.

Vlerësimi i OSBE-ODIHR

ODIHR theksoi se zgjedhjet po zhvillohen në një kohë debatesh të intensifikuara mbi ndryshimet kushtetuese të nevojshme për përparimin drejt Bashkimit Evropian dhe në kushte pakënaqësie sociale të intensifikuara pas zjarrit tragjiknë një klub nate në Koçan, i cili dëmtoi më tej besimin në institucione.

Misioni i OSBE/ODIHR-it arriti në përfundimin, se media në Maqedoni mbetet e ndarë përgjatë vijave politike dhe etnike, duke vepruar në një treg të kufizuar reklamash dhe me kapacitete të reduktuara profesionale. Televizioni mbetet burimi dominues i informacionit për qytetarët, por ndikimi i mediave online dhe rrjeteve sociale është vazhdimisht në rritje, shpesh pa mbikëqyrje efektive rregullatore.

Pse po dominon fushata negative kundrejt asaj pozitive?
Analisti politik Xhelal Neziri thotë se arsyeja përse mbizotëron e ashtuquajtura fushatë negative është se rivalët politikë nuk ofrojnë alternativa reale dhe të besueshme për zgjedhjet. Mungesa e besimit te votuesit i detyron partitë të përqendrohen te fushata negative. Kjo formë e propagandës negative drejtohet nga motoja "unë jam i keq, por kundërshtari im është edhe më i keq”.

"Pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar projekte të bukura dhe zgjidhje efektive për problemet e qytetarëve, është e vështirë t'i bindësh votuesit se ato do të realizohen. Shumica e kandidatëve kanë përvojë politike - gjë që tani i pengon ata të bindin publikun se do t'i mbajnë premtimet e tyre”, shpjegon Neziri.

Politologu Petar Atanasovski thotë se fushata negative është më e pranishme tek partitë politike maqedonase. Akuzat e ndërsjellta për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me pushtetin lokal janë dominante në takimet me votuesit.

"Qytetarët, thjesht, janë mësuar me këtë lloj politike dhe për fat të keq, politikanët ua atë u servirin. Jo gjithçka është aq "e zezë” në këtë fushatë zgjedhore, ka kandidatë që po zhvillojnë një fushatë pozitive dhe që i bazojnë premtimet e tyre tek nevojat e qytetarëve në komuna”, vlerson politologu Petar Atanasovski. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991.

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit