LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Cilat forca rrezikojnë rendin kushtetues në Gjermani?

Pas dëbimit të diplomatëve rusë Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës konstatoi një strategji të re spiunazhi nga Kremlini. Por ka rreziqe edhe nga e djathta dhe e majta ekstreme, si edhe nga Kina.

23 Qershor 2023, 09:14 Nga I.A
Analiza e DW: Cilat forca rrezikojnë rendin kushtetues në Gjermani?
Thomas Haldenwang dhe Faeser

GJERMANI- "Lufta e Rusisë kundër Ukrainës paraqet një pikë kthese edhe për sigurinë e brendshme në Gjermani”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kur prezantoi raportin e vitit 2022 për mbrojtjen e Kushtetutës në Berlin. Pranë saj ishe ulur presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Thomas Haldenwang. Kërcënimet që vijnë nga aktivitetet e spiunazhit rus janë shtuar sërish, thekson ai.

Si përgjigje ndaj kësaj, Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë menjëherë pas fillimit të luftës, të cilët ishin akredituar si spiunë të dyshuar në ambasadën e vendit të tyre në Berlin. Megjithatë, shefi i BfV pret edhe më shumë angazhime të Kremlinit në këtë fushë në Gjermani në të ardhmen. "Edhe nëse masat e tilla kanë ndonjë efekt në një afat të shkurtër, Rusia do të përshtatë metodat e saj dhe do të vazhdojë në një mënyrë më klandestine dhe agresive në të ardhmen."

Vladimir Putin është i aftë për çdo gjë

Thomas Haldenwang shqetësohet ndër të tjera edhe për sulme kibernetike dhe oficerë të shërbimit sekret që mund të udhëtojnë në Gjermani ilegalisht me një identitet të rremë. Dhe krahasuar me vendet e tjera, veçanërisht me Kinën, ai i konsideron veprimet e Vladimir Putin si më të rrezikshme. Në përgjithësi, mund të thuhet se shërbimet ruse janë më të fuqishme dhe se po shërbehen me të gjitha mjetet. Ndonjëherë me mjete që njihen vetëm nga filmat. "Shërbimet ruse nuk hezitojnë madje as nga vrasjet e njerëzve."

Rritet propaganda ruse

Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës është e shqetësuar edhe me rritjen e propagandës së Kremlinit në Gjermani. Këto përfshijnë grupe pro-ruse që mbështesin luftën e paligjshme të agresionit në Ukrainë. Qëllimi i saj dhe i presidentit rus Vladimir Putin: të përfitojë për qëllime të veta njerëzit nga ish-Bashkimi Sovjetik që tani jetojnë në Gjermani.

"Putini e sheh këtë grup njerëzish si 'rusët e tij'. Njerëz që ai dëshiron t'i ketë nën ndikim," shpjegon Thomas Haldenwang, president i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës. Megjithatë, ai dëshmon se shumica e diasporës rusisht-folëse në Gjermani nuk është nën ndikimin e propagandës ruse.

Një pamje jokonsistente shfaqet kur shikohet spektri ekstremist i krahut të majtë. Sipas raportit të inteligjencës, lufta po dënohet ashpër. "Disa pjesë të skenës së majtë nuk e mbajnë përgjegjëse vetëm Rusinë si agresore, por përkundrazi ato përshkruajnë NATO-n, SHBA-në dhe në përgjithësi Perëndimin apo imperializmin si shkakun e luftës”, thotë Thomas Haldenwang për këtë mjedis.

Edhe në zonën e ekstremizmit të djathtë, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës regjistron përpjekje për të kapitalizuar luftën dhe agresionin e Rusisë. Por këta provokatorë nuk ia dolën të mobilizohen në nivel mbarëkombëtar për veprimet e tyre. Ekstremizmi i krahut të djathtë megjithatë mbetet kërcënimi më i madh për rendin dhe sigurinë kushtetuese, për bazat e shtetit demokratik, theksojnë Thomas Haldenwang dhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.

Në fokus edhe Kina, Irani, Koreja e Veriut, Turqia

Konstatimi i tyre është se: Kërcënimi i spiunazhit, sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit janë zgjeruar. Kryesisht nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Por edhe vende të tjera janë gjithashtu në fokus: Kina, Irani, Koreja e Veriut e Turqia.

Marrë nga DW

nancy faeser

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet