LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: Fundi i bllokadës politike nga zgjedhjet e reja në Kosovë?

Zona këmbësore e Prishtinës është shumë e frekuentuar edhe gjatë dimrit. Kosovarët takohen këtu për shëtitje të qeta, sidomos në këto ditë kur dritat festive ndriçojnë mbrëmjet e gjata.

23 Dhjetor 2025, 22:37 Nga E. D
Analiza e DW: Fundi i bllokadës politike nga zgjedhjet e reja në
foto ilustruese

Bulevardi "Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, këto ditë është i ndriçuar me drita festive të Vitit të Ri. Shtëpiza të vogla prej druri, të zbukuruara me ornamente shumëngjyrëshe, ftojnë qytetarët të pinë verë të ngrohtë ose të hanë hot-dog. Zona këmbësore e Prishtinës është shumë e frekuentuar edhe gjatë dimrit. Kosovarët takohen këtu për shëtitje të qeta, sidomos në këto ditë kur dritat festive ndriçojnë mbrëmjet e gjata.

Ndriçim – këtë e dëshirojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës edhe për politikanët e tyre. Sepse më 28 dhjetor votuesit janë thirrur për herë të dytë brenda vetëm dhjetë muajsh për të zgjedhur një parlament të ri. Për dhjetë muaj me radhë, sipas mendimit të shumë kosovarëve, ka pasur vetëm teatër politik dhe tani shumica janë të lodhur.

Teatër politik

Studenti 28-vjeçar Liridon Spahiu, i cili po takohet me miqtë pranë shtëpizave festive në bulevardin "Zahir Pajaziti”, thotë se ai në fakt interesohet për politikën. "Duhet të interesohemi, duam apo s'duam,” thotë ai. Për të është e qartë se kështu si deri tani nuk mund të vazhdohet më. "Muajt e fundit, gjithnjë e më shumë po pyesim veten: Çfarë po ndodh me këtë vend dhe me këtë politikë?”

Bllokadë e pafund

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 i solli partisë deri atëherë qeverisëse me shumicë absolute, Lëvizjes Vetëvendosje (VV), vetëm 42 për qind të votave. Në anën tjetër, blloku i qendrës së djathtë, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mori gjithsej 46 për qind. Votat e mbetura iu shpërndanë komuniteteve pakicë në vend. As VV dhe as blloku i qendrës së djathtë nuk arritën shumicën prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë.

Si fraksioni më i madh, Vetëvendosje me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kishte të drejtën të propozonte kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por u deshën më shumë se gjashtë muaj, mbi 50 votime dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese që në fund të gushtit të zgjidhej Dimal Basha, politikan që mori edhe disa vota nga blloku i qendrës së djathtë.

"Interesat e qytetarëve janë dytësore”

Kryetari i Kuvendit në Kosovë është figurë kyçe për vënien në lëvizje të procesit politik pas zgjedhjeve, sepse vetëm ai mund të caktojë rendin e ditës dhe të nisë punën parlamentare. Nga fundi i gushtit filluan përpjekjet për formimin e një qeverie me shumicë, por negociatat e Albin Kurtit me opozitën mbetën pa sukses. As raundet e shumta të bisedimeve në zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk sollën rezultat. Më 20 nëntor 2025, presidentes nuk i mbeti tjetër rrugë veçse ta shpërndante Kuvendin dhe të shpallte zgjedhje të reja për 28 dhjetor.

Sipas politologes kosovare Donika Emini, duket qartë se "interesat e shtetit dhe të qytetarëve janë dytësore për elitën politike”, siç i tha ajo DW-së.

"Është e rëndësishme që partitë të tregojnë pjekuri politike duke qenë të gatshme të formojnë koalicione qeverisëse,” thotë Emini. Ajo sheh megjithatë një fije shprese për ndryshim – Kurti dhe Vetëvendosja janë treguar më të hapur ndaj partive të tjera javët e fundit, gjë që mund të tregojë një fund të bllokadës pas zgjedhjeve.

Një nga vendet më të varfra të Evropës

Viti që po mbyllet ishte i humbur për Kosovën për shkak të bllokadës politike – në një kohë kur vendi ka nevojë urgjente për reforma sociale, ekonomike dhe në sundimin e ligjit. Shteti më i ri i Evropës mbetet një nga më të varfrit në kontinent. Papunësia zyrtare është mbi 25 për qind, ndërsa tek të rinjtë edhe më e lartë. Rreth një e pesta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, nuk ekziston një sistem i përgjithshëm i sigurimit shëndetësor, ndërsa arsimi vuan nga mungesa e stafit të kualifikuar dhe pajisjeve. Të gjitha këto kanë çuar vitet e fundit në një emigrim masiv të të rinjve – dhe ky trend vazhdon.

Dërgesat financiare nga diaspora, nga të cilat Kosova varet shumë, kanë përbërë gjatë dekadës së fundit nga 12 deri në 18 për qind të BPV-së; në vitin 2024 ishin rreth 13 për qind. Për shkak të bllokadës politike, fondet e BE-së në vlerë rreth 820 milionë euro nuk kanë mundur të shfrytëzohen. Kosova nuk arriti të miratojë as buxhetin për vitin 2026, as reformat në drejtësi dhe ligje të rëndësishme ekonomike.

Politikë "legjitime”, por e papërshtatshme e sovranitetit

Situatën e rëndon edhe konflikti i pazgjidhur me Serbinë. BE-ja prej vitesh i bën presion Kosovës për një "kompromis”, i cili për Kosovën shpesh ka përfshirë kushte të papranueshme, si krijimi i një statusi kolektiv për pakicën serbe. Sipas shumë politikanëve kosovarë, kjo do t'i hapte rrugë bllokimit të shtetit nga Beogradi, pasi institucionet e pakicës serbe kontrollohen nga qeveria serbe.

Përballë kësaj, kryeministri Kurti dhe Vetëvendosje kanë ndjekur prej vitesh një "politikë sovraniteti”, që synonte shuarjen e strukturave paralele të Beogradit në veri të Kosovës. Kjo politikë, ndonëse legjitime, shpesh u zbatua në mënyrë konfrontuese dhe jo të mençur. Në fund, Kurti dhe qeveria e tij u shfaqën si pala fajtore në konfliktin me Serbinë. Në mënyrë absurde, Kosova u sanksionua – edhe sepse BE-ja nuk donte të rrezikonte një konflikt me Serbinë.

Vetëm pak ditë më parë, BE-ja njoftoi lirimin e fondeve të ngrira për Kosovën. Arsyeja: pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2025, në komunat në veri të vendit janë rikthyer kryetarë nga partia e drejtuar nga Beogradi, "Lista Serbe”, e cila kishte bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Pakënaqësi dhe pritshmëri

Mes shëtitësve në zonën këmbësore të Prishtinës, këto tema luajnë rol më të vogël. Pensionisti 65-vjeçar Nuhi Asllani ankohet: "Jemi të gjithë të pakënaqur – si të mos jemi?!” Ai nuk beson se zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të sjellin përmirësim. "Bllokada do të vazhdojë me siguri,” mendon ai.

Tregtari 50-vjeçar Nazmi Gashi u jep politikanëve një këshillë për pas zgjedhjeve: "Nuk janë rezultatet gjëja më e rëndësishme – e rëndësishme është që të krijohet vetëdija për t'u marrë vesh.”

Edhe Liridon Spahiu shpreson që partitë e kanë kuptuar lodhjen politike të votuesve: "Njerëzit nuk duan më të shohin ego politikanësh, por punë, angazhim për vendin dhe një jetë më të mirë për secilën dhe secilin prej nesh.

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj