Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi Byroja Kombëtare e Hetimit, bëri kontrollin në banesën e Agasit, njoftoi drejtorinë e Doganave për verën e gjetur, për shkak se ishte e kontrabanduar dhe pa pullë fiskale.
TIRANË- Dosja.al, ka mundur të sigurojë detaje nga vera e sekuestruar në vinotekën e biznesmenit Ergys Agasi disa ditë më parë. Burime të sigurta bëjnë me dije se Drejtoria e Doganave ka marrë vetëm 14 shishe verë nga i gjithë koleksioni që Agasi kishte.
Pasi Byroja Kombëtare e Hetimit, bëri kontrollin në banesën e Agasit, njoftoi drejtorinë e Doganave për verën e gjetur, për shkak se ishte e kontrabanduar dhe pa pullë fiskale. Dogana ka shkuar atë mbrëmje në banesën e Agasit dhe ka mbajtur procesverbalin se sa shishe vere ndodheshin në banesë.
Por atë mbrëmje pas agjentëve të Doganës, në banesën e Agasit ka hyrë dhe kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi dhe e ka larguar verën nga aty. Në momentin që agjentët e Drejtorisë së Doganave, bashkë me anti-kontrabandën shkuan në mëngjes për të sekuestruar verën, gjetën vetëm 14 shishe verë.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjithsej nga vera e futur në mënyrë kontrabandë në vendin tonë, dëmi ndaj buxhetit të shtetit është mbi 1 miliardë lekë. Këtu përfshihen taksa doganore, akciza si dhe TVSH-ja.
Dosja.al raportoi disa ditë më parë verën e gjetur nga BKH-ja në banesën e Agasit. Vera e shtrenjtë qe kushton mijëra euro ishte pa pullë fiskale dhe e futur kontrabandë në vendin tonë. Por Agasi arriti që ta largojë atë nga banesa e vetë nëpërmjet kushëririt, Eno Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSH-it
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”. Më datë 16 dhjetor, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta. Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.
Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Mediat ndërkombëtare vijojnë t'i bëjnë jehonë protestë kombëtare të ...
foto nga protesta TIRANË- Protesta e zhvilluar ditën e djeshme në sheshin përballë kryeministrisë nga opozita, po diskut...
TIRANË- Gerond Meçe, në dëshminë e tij dhënë prokurorëve ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi në 5...
foto ilustruese TIRANË- Në dosjen hetimore të AKSHI-t, Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK, akuzohen p&eu...
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe...
Saimir Korreshi LUSHNJE- Këshilli Bashkiak i Lushnjës votoi heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Gjergj Velon, me 23...
Shpend Ahmeti KOSOVË- Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shp...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke falenderuar të gjithë qytetar&eu...
pamje nga protesta TIRANË- Gazeta më e madhe Europiane, POLITICO i ka bërë jehonë protestës së opozitës e...
DIBËR- Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Andis Salla , ka shpërndarë një video në rrjetin e tij në Fac...