LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara, SHKAQET

1 Gusht 2023, 08:36 Nga f.i
Analiza e DW: Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara,
foto ilustruese

Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara sesa në 3 vitet e fundit. Cilat janë shkaqet?

Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura dhe nuk përdoren shpesh. Në shumë pika karburanti dhe në shumë dyqane të shitjes me pakicë nuk i pranojnë fare. Edhe më rrallë përdoren kartëmonedhat prej 500 euro. Për këtë arsye duhet pasur kujdes të veçantë kur persona të panjohur paguajnë me tufa të mëdha të kartëmonedhave të tilla.

Dhe pikërisht me kartëmonedhat prej 200 dhe 500 euro janë shtuar faklsifikimet e parave në Gjermani në gjysmën e parë të këtij viti. Dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në vetëm gjashtë muaj e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar (2.7 milionë euro), njoftoi Bundesbank.

Një numër rekord eurosh të falsifikuara

Sipas të dhënave nga Bundesbank, policia gjermane, shitësit me pakicë dhe bankat tërhoqën nga qarkullimi 26.690 kartëmonedha të falsifikuara midis janarit dhe qershorit të vitit 2023. Hera e fundit që u regjistrua një numër më i madh falsifikimesh ishte në gjysmën e parë të vitit 2020, kur në qarkullim janë kapur 34.118 kartëmonedha të falsifikuara.

Falsifikimi i dy kartëmonedhave më të vlefshme është rritur ndjeshëm në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2022. Në rastin e kartëmonedhave 200 euro në numrin e përgjithshëm të falsifikimit, ka një rritje prej 15 për qind - pas nëntë për qind në gjashtë muajt e mëparshëm. Ndërsa numri i kartëmonedhave të falsifikuara 500 euro në të njëjtën periudhë pothuajse u katërfishua, nga 554 në 2.178 copë. Kështu, kartëmonedha ngjyrë vjollcë, të cilën bankat qendrore të Eurosistemit nuk e kanë shtypur që nga fillimi i vitit 2019, ka shënuar një rritje të dukshme të falsifikimeve.

"Unë nuk do të flisja për ndonjë tendencë në këtë moment," tha anëtari i bordit të Bundesbank, Burkhard Balz në një deklaratë për agjencinë e lajmeve dpa. "Megjithatë, ne i ndjekim këto dukuri me shumë kujdes”.

Sipas të dhënave nga Bundesbank, kartëmonedha 50 euro është ende kartëmonedha më e falsifikuar, e cila përbën pothuajse 40 për qind të të gjitha falsifikimeve të parave në Gjermani. Ndërsa 20 për qind të falsifikimeve në gjysmën e parë të vitit ishin kartëmonedha 20 euro.

Kartëmonedha false për të blerë mallra luksi

Cilësia e kartëmonedhave 200 dhe 500 euro, theksojnë ekspertët e Bundesbank, nuk është dhe aq e mirë. Ato ngjajnë me faturat e thjeshta "Movie Money" ose "Prop copy" që mund të gjenden në internet si para për lojëra ose rekuizita filmash, thotë Balz. Sipas policisë, në disa raste me kartëmonedha të tilla janë paguar bizhuteri, flori, ora luksoze dhe makina të shtrenjta.

Anëtari i bordit të Bundesbank, Balz, nuk sheh arsye për shqetësim për shkak se shifrat janë ende relativisht të ulëta: "Pavarësisht rritjes së numrit të këtyre kartëmonedhave me rreth dhjetë për qind, situata me falsifikimin në thelb nuk ka ndryshuar shumë".

Sipas tij, në Gjermani ka ende një rrezik të ulët kur bëhet fjalë për mashtrimet e kartëmonedhave false. Shikuar nga të dhënat statistikore, në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar vetëm gjashtë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë.

Kujdes!

Kartëmonedhat e falsifikuara nuk do të shkëmbehen. Kjo është arsyeja pse Bundesbank rekomandon kontrollimin e kartëmonedhave dhe një kujdes të veçantë me to. Për shembull, pjesë të imazhit të printuar mund të ndihen nën gishta në pjesën e përparme të kartëmonedhave. Elementet e hologramit ndryshojnë. Rekomandohet gjithashtu të krahasoni një kartëmonedhë të dyshimtë me një që është padyshim origjinale dhe t'i kushtoni gjithmonë vëmendje disa elementeve të sigurisë.

Karakteristikat moderne të sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave

Ata që janë përgjegjës për monedhën euro po punojnë tashmë për veçori të reja sigurie për ta bërë edhe më të vështirë për kriminelët falsifikimin e kartëmonedhave. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Fabio Panetta tha në një intervistë në fund të majit: "Ne po punojmë për emetimin e një serie të re kartëmonedhash të teknologjisë së lartë për të parandaluar falsifikimin".

Gjatë krijimit të serisë së re të kartëmonedhave, BQE i lejon qytetarët e Evropës të thonë fjalën e tyre për ridizajnimin e kartëmonedhave: Evropianët mund të thonë fjalën e tyre deri në fund të gushtit të këtij viti. Për shembull: Kultura evropiane, zogjtë, lumenjtë ose duart mund të zgjidhen. Megjithatë, do të kalojnë edhe pak vite deri sa këto kartëmonedha të arrijnë në duart e qytetarëve.

Marrë nga DW

euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj