LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?

Çeliku ende prodhohet si para 150 vjetësh. Në furrnalta tradicionale përpunohet në çelik rreth 70% e hekurit. Gjatë këtij procesi çlirohet një sasi e madhe dioksid karboni - rreth 2 tonë dioksid karbonik.

1 Tetor 2023, 08:22 Nga a.l
Analiza e DW: Industria e prodhimit të çelikut në Europë
Foto ilistruese

Çeliku ende prodhohet si para 150 vjetësh. Në furrnalta tradicionale përpunohet në çelik rreth 70% e hekurit. Gjatë këtij procesi çlirohet një sasi e madhe dioksid karboni - rreth 2 tonë dioksid karbonik. Një alternativë do të ishte përdorimi i hidrogjenit ekologjik në vend të qymyrit. Furrnaltat do të zëvendësoheshin kështu nga impiante miqësore ndaj klimës si për shembull nga furra elektrike industriale që nxehen nga të ashtuquajturit harqet elektrikë. Si pasojë në vend të gazit karbonik do të çliroheshin avuj normalë të ujit dhe emetimet do të reduktoheshin kështu deri në 80%. Çeliku që përftohet në këtë formë quhet çelik ekologjik.

Kina ka lënë pas Europën dhe Amerikën

Por kjo është e ardhmja, ende furrnaltat nxehen me qymyr. Për të kthyer mineralin e hekurit në hekur duhen temperatura më shumë se 2000 gradë celcius. Një konsum i jashtëzakonshëm energjie! E pikërisht energjia është edhe faktori kryesor që rrit shpenzimet e prodhuesve të çelikut. Gjigantët e prodhimit të çelikut deri në vitin 2000 gjendeshin në Europë dhe Amerikën Veriore. Por sot Kina e ka kaluar ndërkohë perëndimin dhe prodhon 54% të çelikut botëror. Edhe India e ka dyfishuar prodhimin e çelikut. Në krye të gjigantëve të prodhimit qëndron koncerni shtetëror kinez - China Baovu Group. I ndjekur nga Arcelor Mittal me seli në Europë. Pastaj renditen 5 koncerne të tjera nga Kina, një nga Japonia e Koreja e Jugut - Në vendin e 10 renditet Tata Steel nga India. 

Çmimet e larta të energjisë dëmtojnë prodhuesit europianë

Prodhimi i çelikut neutral ndaj klimës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. China Baovu Group dëshiron të prodhoj çelik ekologjik dhe deri në vitin 2050 të jetë neutral ndaj klimës. Edhe ArcelorMittal ka bërë të njëjtin njoftim. Po koncerni europian ka një problem: koncerni me seli në Europë vuan nga çmimet e larta të energjisë. Në vjeshtë ai duhej të reduktonte prodhimin në katër fabrika në Europë. Pasojë e luftës në Ukrainë.

Flitet se koncerni do të investojë diku tjetër, aty ku energjia nuk është e shtrenjtë, në Amerikën Veriore ose Jugore. Në Brazil ArcelorMittal ka kohë që është prezent. Ky vend është i pasur në minerale edhe atë të hekurit. Por më e rëndësishmja: Mbi 80% e rrymës elektrike vjen nga energjitë e rigjenerueshme. Brazili ka energjinë e erës më të lirë në Amerikë, një kusht ideal për të prodhuar hidrogjenin ekologjik. ArcelorMittal planifikon të investojë në një park gjigant eolik dhe të mbulojë kështu 40% të nevojave të veta për rrymë elektrike në vend deri në vitin 2030.

Por çfarë do të thotë kjo zhvendosje e prodhimit për Europën? Shumë njerëz kanë frikë, se kontinenti europian po e humb rëndësinë industriale - gjë që do të kushtojë vende pune dhe në fund mirëqenie. Në Gjermani psh. prodhuesit paguajnë 6 herë më shumë për një kilovatorë se në Brazil. Por ndoshta ekziston edhe një rrugëdalje, sipas Mårten Görnerup nga Metsol AB për çelikun ekologjik. "Në të ardhmen duhet të importojmë module të hekurit dhe të prodhojmë çelik. Për prodhuesit metalurgë kjo është një sfidë politike, por edhe një lloj sfide emocionale. Sigurisht që është e rëndë të mos e prodhosh hekurin në vend, por për rentabilitetin apo sigurinë e furnizimit të konsumatorëve nuk ka ndonjë ndryshim", shprehet Görnerup.

Çelik ekologjik për të ardhmen

Deklarata të tilla nuk janë popullore. Në BE i jepen impulse industrisë së çelikut që të investojë në teknologjit të gjelbra. Edhe Gjermania planifikon të mbështesë me miliarda kompanitë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për energji. Nga kjo do të përfitojë si ArcelorMittal e Thyssenkrupp. Të dy koncernet duan të investojnë në Gjermani në komplekse prodhimi të çelikut me energjinë e hidrogjenit. Martin Görnerup nga kompania Metsol AB thotë, se "nëse merren shumë subvencione mund ta forcosh këtë në Europë. Por mbetet një sfidë e madhe të kesh çmime konkurruese për rrymën si për hidrogjenin." Në Europë megjithatë punohet me intensitet në këtë drejtim. Një projekt i quajtur projekti "Hybrit" kërkon të ofrojë nga viti 2026 në Suedi çelikun e parë të gjelbër në treg - të prodhuar me energjinë e  hidrogjenit dhe furra më miqësore ndaj klimës. Problemi është 1 tonë do të kushtonte 300 euro më shumë se çeliku i prodhuar në mënyrë tradicionale. Anna Nilson nga Instituti për Studime e Klimës së Re thotë se "një nga elementet më të rëndësishme do të ishte krijimi i një kërkese për çelikun ekologjik, dhe pastaj kompanitë do të ishin të interesuara të investonin."

Fakt është që popullsia botërore rritet dhe bashkë me të edhe kërkesa për çelik. Për të arritur tek prodhimi i çelikut ekologjik në masë të madhe duhen teknologji të reja dhe studime shkencore. Por edhe strategji të reja, se ku duhet prodhuar çeliku në të ardhmen./ DW

celiku

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit