LIVE UPDATES
Bota

DEBATI/ Çfarë përfitojnë vërtet migrantët në Gjermani?

Refugjatët nga Ukraina për shembull marrin pa procedurë azili leje qëndrimi si mbrojtje të përkohshme, kjo përmban edhe një të drejtë të pakufizuar për punë. Rreth 1,1 milionë refugjatëve ukrainas në Gjermani në rast nevoje u vihet në dispozicion tërësia e ndihmave sociale që jepen. Këtu bën pjesë kontributi qytetar, që në janar 2023 zëvendësoi ndihmën e papunësisë II. Aktualisht, (shtator 2023) për një person të rritur në Gjermani ai kap shifrën e 502 eurove në muaj.

1 Tetor 2023, 08:05 Nga a.l
DEBATI/ Çfarë përfitojnë vërtet migrantët
Gjermani

“Kultura e mirëseardhjes” i përket së djeshmes. Debati për politikën e migracionit po fokusohet tek kufizimi i fluksit të migrantëve dhe nëse kontributet sociale që jep Gjermania dërgojnë sinjale të gabuara.
Kontributet sociale që merr dikush në Gjermani varen nga statusi i refugjatit.

Refugjatët nga Ukraina për shembull marrin pa procedurë azili leje qëndrimi si mbrojtje të përkohshme, kjo përmban edhe një të drejtë të pakufizuar për punë. Rreth 1,1 milionë refugjatëve ukrainas në Gjermani në rast nevoje u vihet në dispozicion tërësia e ndihmave sociale që jepen. Këtu bën pjesë kontributi qytetar, që në janar 2023 zëvendësoi ndihmën e papunësisë II. Aktualisht, (shtator 2023) për një person të rritur në Gjermani ai kap shifrën e 502 eurove në muaj.

Rrefugjatët pa strehim kanë të drejtë të strehohen përmes zyrës sociale – si çdo person pa apartament në Gjermani. Ky strehim mund të jetë një strehim emergjence, bujtina apo qendra strehimi për refugjatët. Krahas kësaj ata që kanë këtë status të përkohshëm mbrojtjeje kanë qasje tek kujdesi shëndetësor përmes sigurimit shëndetësor. Leja e qëndrimit vlen në fillim për dy vjet.

Për ata që hyjnë në Gjermani dhe bëjnë kërkesë për azil vlejnë rregulla të tjera.

Strehimi

Azilkërkuesit strehohen si rregull në një qendër të parë pranimi refugjatësh. Për këtë janë përgjegjëse landet gjermane. Qendrat e para të pranimit janë strehime të mëdha si për shembull ish-kazerma. Njerëzit jetojnë në dhoma me disa shtretër pa mundësi gatimi, por marrin ushqimin në të gjitha vaktet. Qëndrimi aty mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj. Pas kësaj ata shpërndahen në qarqe e komuna.

Shumica e komunave kanë strehime fikse, të cilat shumica janë strehime në komunitet, që mund të mbajnë 30 persona për shembull ose disa qindra. Spektri është i gjerë – nga ndërtime të reja të mirëorganizuara me kopsht dhe mundësi loje për fëmijët, mundësi gatimi në një apartament të mbyllur – deri tek godina të vjetra në zona periferike, ku refugjatët duhet të ndajnë një dhomë me katër ose pesë vetë. Gjatë procesit të azilit është e kufizuar liria e lëvizjes për azilkërkuesit. Ata janë të detyruar gjatë procedurës e pjesërisht më tej që qëndrojnë në një vend.

Mbështetja financiare

Ligji për kontributin e azilkërkuesve rregullon se çfarë kanë të drejtë të marrin si mbështetje azilkërkuesit. Nëse azilkërkuesit jetojnë në një qendër të pranimit ape strehimit në komunitet ata marrin vetëm të ashtuquajturën “furnizim i nevojshëm”. Kjo përfshin ushqimin, strehimin, ngrohjen, veshjet, produktet higjienike e shëndetësore si edhe mjete shtëpiake. Për nevojën e drejtpërdrejtë personale azilkërkuesit kanë të drejtë të marrin edhe para xhepi. 150 Euro në muaj për një azilkërkues të vetëm. Nëse “furnizimi për nevoja” nuk ofrohet në formë materiale, atëherë ata kanë të drejtë të marrin para në dorë që përfshin 367 euro në muaj. Po ashtu shpërblehet edhe angazhimi vullnetar. Nëse azilkërkuesit punojnë në punë të ndryshme vullnetare kanë të drejtë të marrin deri në 200 euro në muaj.

 Si shfrytëzohen migrantët ilegalë nga kontrabandistët?

Rastet e urgjencës shëndetësore si për shembull lëndimet trajtohen në spital. Spitalet pastaj e kërkojnë kompensimin tek zyra sociale. Përndryshe kujdesi shëndetësor varion nga landi në land. Nëse disa lande azilkërkuesit marrin një kartë shëndetësore elektronike, me të cilën mund të shkojnë tek mjeku, në të tjera duhet që para se të trajtohen duhet të bëjnë në zyrën përkatëse një kërkesë për trajtim. Por në rast nevojekujdesi shëndetësor merret i tërësishëm. Pas njohjes së statusit të mbrojtur ose pas 18 muajsh qëndrim ata që kanë të drejtë për shërbime marrin qasjen e plotë tek shërbimet shëndetësore, ashtu si të gjithë të siguruarit e tjerë të sigurimit ligjor.
Leja- Duldung

Refugjatëve, të cilëve i është refuzuar kërkesa e azilit, por që kanë të drejtën e qëndrimit të toleruar, pra Duldung-ut iu jepet edhe e drejta të marrin të gjitha shërbimet sipas ligjit përkatës. Që do të thotë: ata duhet të largohen, por qëndrojnë përkohësisht për arsye të ndryshme që pengojnë udhëtimin, ose se nuk mund të dëbohen. Për shembull kur nuk kanë dokumente identifikimi, apo kanë një sëmundje që nuk trajtohet dot në vendin e tyre.

Për të përcaktuar shpejt identitetin e personave të caktuar dhe dokumentet e udhëtimit duhet bashkëpunimi me autoritetet e vendit origjinë. Qeveria gjermane ka mbyllur disa marrëveshje me vende të caktuara dhe përpiqet të mbyllë marrëveshje me vende të tjera. Interesi në shumë vende për të pranuar sërish nënshtetasit është i vogël. Një nga arsyet janë transfertat e parave, edhe të migrantëve të parregullt tek familjet e tyre, një faktor ekonomik me rëndësi në këto vende. Në disa vende këto pagesa madje përbëjnë më shumë se ndihma për zhvillim dhe shkojnë drejt e tek njerëzit në nevojë./ DW

gjermani

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri