LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kohë e akullt diplomatike tek ministrat e Jashtëm të G20-s

Perëndimi dhe Rusia akuzojnë njëri-tjetrin. Lufta e Ukrainës pengoi marrjen e vendimeve të përbashkëta në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s në Bali. Ende nuk ka zgjidhje për krizën e furnizimit me ushqime.

10 Korrik 2022, 07:55 Nga d.a.
Analiza e DW: Kohë e akullt diplomatike tek ministrat e Jashtëm
Samiti G20

INDONEZI- Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministrave të Jashtëm në samitin e G20-s në Bali të premten (08.07.). Vetëm një deklaratë përfundimtare, si gjithmonë pas takimit të ministrave të 19 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe atyre në ekspansion. Lufta e Rusisë në Ukrainë u dënua qartë nga shtetet e G7-s. India, Kina dhe shtete të tjera në jugun global u rezervuan në kritikën e tyre ndaj Rusisë.

Mikpritësja e takimit, ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi pas takimeve të punës gjatë së premtes, u shpreh, se lufta në Ukrainë ka ndikime të forta në çmime dhe furnizimin me artikuj ushqimorë dhe energji në botë. Shumë pjesëmarrës në takim ishin të mendimit, se lufta duhet të marrë fund përmes negociatave. "Të paktën të gjithë anëtarët e G20-s u ulën në një sallë së bashku. Ne u përpoqëm për një atmosferë të mirë, që të krijohen ura dhe jo mure", tha Marsudi para shtypit, por pyetje nuk u lejuan për median e akredituar.

Lavrov u largua nga salla

Rusinë ministrja e Jashtme indoneziane nuk e përmendi me asnjë fjalë. Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov mundi ta paraqiste qëndrimin rus për luftën sa të donte. Ai këmbënguli, se Rusia është duke "çliruar" rusët etnikë në Ukrainë dhe është duke e "denazifikuar" shtetin fqinj. Lavrov akuzoi perëndimin, se po e vënë nën presion Ukrainën të përdorë armët, me të cilat ata furnizojnë vendin. Nuk përshtatet me faktet në vend ta paraqesësh Rusinë si agresore apo pushtuese, pretendoi Lavrov. Fjalimin që mbajti ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, Lavrov as nuk e dëgjoi, por u largua demonstrativisht nga salla. Kur mikpritësja indoneze kërkoi fundin e luftës, Lavrov lexoi në letrat para tij dhe nuk e ngriti kokën.

Baerbock nuk sheh shans për dialog

Annalena Baerbock ashtu si vendet e tjera të G7-s bëri të qartë, se Rusia po zhvillon një luftë ilegale kundër Ukrainës dhe vret çdo ditë njerëz të pafajshëm. Lavrov nuk ishte prezent edhe në fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe lidhjes me video me ministrin e Jashtmë ukrainas, Dmitro Kuleba. Blinken iu drejtua me fjalë të ashpra delegacionit rus. Në një kohë që brenda zhvillohej konferenca, minsitri i Jashtëm rus para hotelit të konferencës në Bali, shprehej se perëndimi nuk ka interes për dialog me Moskën. Nuk pati asnjë takim bilateral mes Lavrovit dhe shteteve të G7-s.

Lavrovi me një pamje të fyer tha se nuk do të rendte pas këtyre takimeve. Kurse ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock iu drejtua palës ruse se ajo nuk ka interes për "një dialog të arsyeshëm". "Që ministri i Jashtëm rus një pjesë të madhe të bisedimeve nuk i ndoqi në sallë, por jashtë saj, tregon se nuk ka asnjë milimetër gatishmëri për bisedime nga qeveria ruse", u shprehBaerbock në lidhje me sjelljen e homologut rus. Shtetet e G7-s kishin vendosur të merrnin pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s për të mos ia lënë vetëm Rusisë skenën diplomatike.

"Më pak gjeste diplomatike, më shumë punë bindëse"

Profesori John Kirton nga Universiteti i Torontos, i cili i ndjek prej vitesh samitet e G20-s, e sheh si të rëndësishme që aleatët perëndimorë ishin të përfaqësuar në Bali dhe nuk e bojkotuan atë, si takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në prill. "Efekti i largimit demonstrativ nga salla e negociatave po bëhet gjithnjë e më i vogël. Ky ishte si sinjal i qartë në takimin e ministrave të Financave në Uashington. Aty ishte një simbol i fortë, se u përdor për herë të parë pas luftës. Nëse ministrat e Jashtëm do kishin bërë të njëjtën gjë tani, efekti nuk do të ishte aq i madh, sepse ne i njohim ndërkohë ndjenjat që kanë ata për Rusinë."

Eksperti i G20-s Kirton rekomandon më pak gjeste diplomatike dhe më shumë punë bindëse. "Shansi për të refuzuar narrativin e Lavrovit u përdor. Qëndrimi i G7-s për Ukrainën nuk pati ndonjë jehonë aq të madhe në jugun global si në veri. Takimi në Bali, në jugun global ofroi një shans për të formuluar qartë mesazhin."

G20-me Putinin?

Ministrja e Jashtme indoneziane, Retno Marsudi pranoi, se lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj globale sunduan takimin në Bali. Takimi u errësua nga atentati ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe dorëheqja e kryeministrit britanik, Boris Johnson si kryetar i partisë konservatore. As foto tradicionale të takimit nuk pati. Në samitin e krerëve të shteteve e qeverive të G20-s në nëntor, presidenti i Indonezisë ka ftuar si pushtetmbajtësin rus, Putin edhe presidentin ukrainas. Se kush do të vijë në Bali e kush do të jetë prezent vetëm me video nuk është e qartë.

Marrë nga DW.

samiti i g20 ne indonezi sergei lavrov retno marsudi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj