9 Korrik 2022, 22:49
Nga F.M
Japonezët me fotot e Shinzo Abe
JAPONI- Një autokolonë me trupin e ish-kryeministrit Shinzo Abe mbërriti në kryeqytetin japonez të shtunën, ndërsa policia në qytetin perëndimor të Naras, ku ai u vra, tha se kishte pasur dështime në masat e sigurisë.
Qytetarët japonezë u mblodhën në rezidencën e tij dhe në skenën e sulmit të së premtes në Nara, ku udhëheqësi modern me jetëgjatësinë më të madhe politike i Japonisë u qëllua për vdekje ndërsa mbante një fjalim fushate. Tokioja e quajti vrasjen një sulm ndaj vetë demokracisë.
Policia arrestoi një 41-vjeçar menjëherë pasi zoti Abe u qëllua nga afër dhe tha se i dyshuari kishte përdorur një armë të bërë vetë. Forca e policisë lokale tha të shtunën se masat e sigurisë kishin dështuar.
"Nuk mund ta mohojmë se kishte probleme me planin e sigurisë duke pasur parasysh se çfarë ndodhi," tha shefi i policisë së Naras, Tomoaki Onizuka në një konferencë shtypi, duke shtuar se policia do të analizojë me hollësi se çfarë ndodhi.
Kryeministri Fumio Kishida u kthye urgjent në Tokio të premten pas vrasjes.
Në Nara, rreth 450 km në jugperëndim të Tokios, një numër i madh njerëzish u vunë në radhë për të vendosur lule pranë një fotografie të zotit Abe.
Varrimi i tij do të bëhet të martën. Media japoneze njoftuan, duke cituar burime policore, se i dyshuari, Tetsuya Yamagami, i kishte thënë policisë se besonte se zoti Abe ishte i lidhur me një grup fetar që ai fajësoi për shkatërrimin financiar të nënës së tij. Policia nuk e ka identifikuar grupin.
Marrë nga VOA
shinzo abe
Bota
9 Korrik 2022, 22:47
F.M
Gjarpri
KANSAS- Një grua u ndesh me një ‘pasagjer’ të padëshiruar teksa udhëtonte me mjetin e saj në austradë...
Bota
9 Korrik 2022, 22:21
F.M
Nikos Dendias
KROACI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka apeluar për më shumë vëmendje nga Evropa kundrejt Ballka...
Bota
9 Korrik 2022, 22:17
F.M
Karabinieret
ITALI- Një adoleshent ka dhunuar për vdekje gjyshin e tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Itali. Sipa...
Bota
9 Korrik 2022, 21:45
F.M
Romë
ITALI- Roma është përfshirë nga një zjarr masiv dhe re të dendura tymi. Mediat italiane shkruajnë se kryeqytet...
Bota
9 Korrik 2022, 21:24
F.M
Elon Musk
SHBA- Oferta e Elon Musk për të blerë Twitter fillimisht u prit me rezistencë. Në fakt, Twitter evokoi një dispozit...
Bota
9 Korrik 2022, 21:04
e.k
Volodymyr Zelenskyy dhe Boris Johnson
BRITANI- Kur Boris Johnson më në fund njoftoi se do të tërhiqej si kryeministër i Mbre...
Bota
9 Korrik 2022, 20:57
F.M
Alina Kabaeva dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe e dashura e tij, gjimnaste Alina Kabaeva do të bëhen prind&eu...
Bota
9 Korrik 2022, 20:47
e.k
Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar t&eum...
Bota
9 Korrik 2022, 19:51
e.k
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut
SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të hapë të hënën dosjen e të ...
Bota
9 Korrik 2022, 20:04
F.M
Gotabaya Rajapaksa
SRI LANKA- Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Lajmi është...