LIVE UPDATES
Bota

“Na rrihnin me doreza boksi”, rrëfimi mes lotësh i ukrainasit: Në burg këndoja çdo ditë himnin rus

Pamjet nga kamera e tij u publikuan më vonë në Rusi dhe në internet nga një gazetar rus.

9 Korrik 2022, 23:35 Nga F.M
“Na rrihnin me doreza boksi”, rrëfimi mes lotësh i
Mykhailo Orlovskyi

UKRAINË- Momenti kur ukrainasi Mykhailo Orlovskyi u kap nga forcat ruse u regjistrua në kamerën e tij. Në filmime, ai shihet duke u përzënë nga ushtarët në një automjet të blinduar, me duart lart. Në këtë moment, një ushtar rus po drejtonte makinën e Mykhailo-s.

“Gjëja e parë që mendova ishte se si të mbijetoja. Gjëja e dytë ishte se do të vdisja”,  tha ai për Sky News.

Pamjet nga kamera e tij u publikuan më vonë në Rusi dhe në internet nga një gazetar rus.

“Na rrahën në pyll, filluan të na merrnin në pyetje, pastaj na lidhën dhe na hodhën në një gropë ku na mbajtën dy ditë,”- tha ai.

“Ishte 7 mars dhe shumë ftohtë. Më hodhën një xhaketë. Unë kisha veshur vetëm një xhaketë dhe pantallona sportive, kaq. Por falë Zotit xhaketa kishte të paktën një kapuç,”- tha ai.

Mykhailo punonte si shofer taksie, por kishte ndihmuar edhe ushtrinë ukrainase në mënyrë vullnetare. Pas dy ditësh, ai u dërgua me helikopter në një burg në Kursk të Rusisë.

“Ne vazhdimisht na është dashur të nënshkruajmë dokumente, jemi marrë në pyetje, jemi rrahur. Gjithçka zgjati rreth gjashtë orë, na çuan në një dhomë të veçantë, ku na rrahën me doreza boksi në veshka, mëlçi, brinjë, qafë dhe këmbë. Ata përdorën gjithashtu një armë trullosëse. Na goditën aq fort.”

Ai përshkruan sesi të burgosurve burra dhe gra u rruhej koka, u morën mostrat e gjakut, ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve.

“Më morën telefonin dhe madje edhe unazën e martesës”, thotë ai. “Më morën të gjitha dokumentet…pasaportën, patentën e shoferit. Gjithçka e kanë ende ata.”

Rreth 500 civilë ukrainas ndodhen aktualisht në burgjet ruse. Mykhailo ishte brenda për katër javë në total përpara se të shkëmbehej në prill. Gjatë kohës së tij të burgosur, ai u detyrua të këndonte himnin kombëtar rus në mënyrë të përsëritur.

“Kishte një radio, një altoparlant i varur në derë. Dhe kur luhej himni dhe luhej rreth 10-15 herë në ditë, ne duhej të rreshtoheshim dhe të këndonim himnin e Federatës Ruse.”

Ndërkohë në Ukrainë, familja e Mykhailos ishte shumë e shqetësuar për atë që i kishte ndodhur. Pas dy javësh, ata më në fund gjetën një fotografi që ishte shkrepur pas arrestimit të tij, e cila ishte publikuar në internet.

“I telefonova dhe i thashë se gjithçka është në rregull me mua, se jam gjallë dhe shëndoshë. Më kujtohen lotët e gëzimit. Nëna ishte e lumtur që Zoti do t’i bënte një dhuratë të tillë për ditëlindjen e saj.”

“Një moment shumë i vështirë ishte kur po flisja me vëllain tim dhe ai më tha se kishte një moment që mendonte se unë kisha vdekur tashmë, se nuk isha më atje. Është e vështirë edhe tani,”- shprehet ai.

Mykhailo, pasi u lirua u kthye në vendin ku u mbajt peng nga rusët. Gjërat e tij personale ishin ende në tokë, këllëfi i syzeve, kufjet AirPod, kartat e tij të biznesit.

Ai gjithashtu gjeti makinën e tij Mercedes, tashmë të djegur plotësisht, por numri serial ishte ende i dukshëm. Pa makinën e tij, ai ka humbur punën dhe tashmë po përballet me krizë financiare.

Por ai ka arritur të arratiset me një mesazh të rëndësishëm për botën mbi tmerret që përjetojnë civilët ukrainas në paraburgimin rus.

mykhailo orlovskyi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje