LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Misioni i KFOR në Kosovë, dështim apo përparim?

Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit të Bundeswehr-it në Kosovë. Pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e sheh stabilizimin e paqes në Ballkanin Perëndimor me interes të madh gjeostrategjik.

12 Maj 2023, 08:21 Nga I.A
Analiza e DW: Misioni i KFOR në Kosovë, dështim apo
KFOR

GJERMANI- Prej 24 vjetësh tashmë, KFOR-i është në Kosovë, dhe prej 24 vjetësh zgjatja e mandatit të angazhimit të Ushtrisë gjermane (Bundeswehr) në Kosovë duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman (Bundestag), pas dy debatesh 40-minutëshe dhe një votimi me emër. Të enjten, 11.05.2023, u zhvillua debati i parë mbi mocionin e paraqitur nga qeveria gjermane për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.

Politikanët e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë (SPD, Të Gjelbrit, FDP) si edhe ata të grupit parlamentar më të madh opozitar (CDU/CSU) lavdëruan kontributin e KFOR-it në përgjithësi për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.  Por ata vunë në dukje edhe pikat kryesore që e bëjnë mandatin të nevojshëm: Sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e sheh stabilizimin e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor me interes të madh gjeostrategjik, tha sekretari i parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes, Thomas Hitschler, (SPD). “Përparimet e arritura në dy dekada nuk duhet të humbasin”,  tha ai para deputetëve.

Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që mund të angazhohen në kuadër të KFOR-it gjatë 12 muajve të ardhshëm mbetet i pandryshuar, 400. Aktualisht në Kosovë janë stacionuar afro 70 anëtarë të Bundeswehr-it. Por mandati i jep mundësi ministrit të Brendshëm që ta rrisë këtë numër në rast nevoje. Hitschler vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet ende i hapur, çka bën që herë pas here të ketë tensione në veri.

Peter Beyer, nga partia opozitare CDU, tha se normalizimi i marrëdhënieve është kyç. Ai përshëndeti arritjen e Marrëveshjes së Ohritnë fund të marsit, por kritikoi mungesën e vullnetit për implementim. “Arsyetimet as nuk mund t’i dëgjojmë dhe as nuk mund t’i tolerojmë”, tha ai duke pasur parasysh zvarritjen e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e qeverisë aktuale të Kosovës. Beyer paralajmëroi: “Stabilizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Boris Mijatoviç, folës i grupit parlamentar, Të Gjelbrit, i cili vetë sapo ishte kthyer nga një vizitë në rajon, kujtoi plagët e luftës në Ballkan. Ai përmendi të humburit e shumtë dhe shumë çështje të hapura mes dy vendeve, që e vështirësojnë normalizimin. Politikani i partisë së ministres së jashtme, Baerbock u përqendrua te sukseset: Arritja e Marrëveshjes së Ohrit, edhe pse nuk është nënshkruar ende, kandidatura e Kosovës për anëtarësim në BE në fund të vitit të kaluar, si edhe përparimi i arritur në fund të marsit me kalimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të kërkesës së Kosovës për anëtarësim. “Pra, ka suksese por procesi nuk ka përfunduar, kështu që na nevojitet edhe në të ardhmen prania e KFOR-it”, argumentoi Mijatoviç: “Është angazhimi ynë për paqen në rajon”.

Peter Beyer kërkon zbatimin e Asociacionit

Politikanët e dy partive ekstreme, E Majta dhe Alternativa për Gjermaninë, zgjodhën si edhe në vitet e mëparshme një narrative diametralisht të kundërt me atë të katër partive të qendrës. Markus Frohnmeier, nga AfD, tha se e vërteta është se në fakt, se në vitin 2004 pati një "spastrim etnik" të pakicës serbe, në prani të KFOR-it.”  Politikani i djathtë vijoi me akuza ndaj qeverisë së Kosovës: Nepotizmi, si ai rasti Habeck dhe Graichenështë  normalitet në Kosovë”. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë gjermane, që paguan ndihma zhvillimore, dhe, në emër të AfD, e refuzoi zgjatjen e mandatit. Ai kërkoi që t’i jepej fund këtij shërbimi “All inklusive” për Kosovën, që do të zgjasë edhe 25 vjet të tjerë.

Edhe Zhaklin Nastiç, që foli në emër të partisë E Majta, e hodhi poshtë zgjatjen e mandatit. Ajo e vuri theksin te situata e pakicës serbe dhe rome në Kosovë. Sipas saj çdo vit ka nga tre sulme ndaj tyre. Nastiç, partia e të cilës e ka quajtur gjithnjë gabim ndërhyrjen e NATO-s kundër Milosheviçit, tha se bombardimet sipas saj kanë shkaktuar 3 500 viktima, por për to askush nuk ka dalë para përgjegjësisë. Po ashtu, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi sipas saj për municionin me uran të përdorur gjatë bombardimeve, si edhe bombardimin e fabrikës së municionit në Pançevo, që sipas saj ka shkaktuar lëshimin e një mase të madhe merkuri.

Gjermania jep mbi gjashtë milionë euro në vit për Kosovën

Pas debatit prej 40 minutash, mocioni iu kalua komisioneve përkatëse, atij të jashtëm dhe të mbrojtjes. Trupat gjermane janë përfshirë në misionin e KFOR-it që nga 12 qershori 1999, me hyrjen në fuqi të rezolutës 1244 të OKB-së. Për zgjatjen e mandatit ekziston një konsensus i gjerë në parlamentin gjerman, kështu që mocioni pritet të miratohet.

Shpenzimet e Gjermanisë për angazhimin e ushtarëve të saj në KFOR pritet të arrijnë në rreth 6.1 milionë euro për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Por kontributi i Gjermanisë në Kosovë është më i madh se kaq. Që nga viti 1999, ajo ka shpenzuar rreth 880 milionë euro për zhvillimin e Kosovës. Bashkëpunimi aktualisht është i fokusuar në fushat e energjisë, kanalizimeve, ekonomisë rrethore, arsimit dhe rritjes së qëndrueshme. Një projekt kryesor i bashkëpunimit zhvillimor është shndërrimi i kampit të Prizrenit në një park inovacioni dhe teknologjie.

kfor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj