LIVE UPDATES
Bota

OKB: Nuk ka plan B nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit

Që prej nënshkrimit të saj më 22 korrik në Stamboll, Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi ka lehtësuar eksportin e sigurt të më shumë se 30 milionë tonë metrikë drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainë për në tregjet globale.

12 Maj 2023, 08:13 Nga I.A
OKB: Nuk ka plan B nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit
OKB

SHBA- Kombet e Bashkuara thonë se nuk kanë asnjë plan rezervë nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja që lejon Ukrainën të eksportojë grurë në tregjet ndërkombëtare dhe që ka ndihmuar në lehtësimin e eksporteve të drithit dhe plehrave kimike të Moskës.

"Nuk ka plan B për Detin e Zi", tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në përgjigje të pyetjeve se çfarë do të ndodhë nëse Rusia përmbush kërcënimet për t'u tërhequr nga marrëveshja më 18 maj. "Është Deti i Zi. Ne nuk mundemi të lëvizim portet. Ne nuk mund të lëvizim detin. Ne nuk mund të lëvizim Bosforin në Turqi".

Që prej nënshkrimit të saj më 22 korrik në Stamboll, Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi ka lehtësuar eksportin e sigurt të më shumë se 30 milionë tonë metrikë drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainë për në tregjet globale.

Një memorandum korrespondues mirëkuptimi midis Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara ka arritur të lehtësojë shqetësimet e bankave, siguruesve, transportuesve dhe aktorëve të tjerë të sektorit privat për të bërë biznes me Rusinë. Por Moska është ankuar vazhdimisht se nuk po përfiton mjaftueshëm nga marrëveshja.

Moska po mbron "interesat kombëtare të Rusisë, prodhuesit e saj bujqësor, prodhuesit e plehrave", tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin. “Një nismë që sjell përfitime të njëanshme vështirë se mund të njihet dhe konfirmohet nga të gjithë”.

Megjithatë, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve të enjten: "Rusia po eksporton mjaftueshëm. Ajo po eksporton drithë dhe plehra në të njëjtat nivele, nëse jo më të larta, se përpara pushtimit në shkallë të plotë".

"Kërcënimet e Rusisë kanë të bëjnë me paratë dhe fuqinë. Sa më shumë që Rusia pengon eksportet e Ukrainës, aq më shumë rriten çmimet dhe me eksportet ruse që ecin mirë, ata po bëjnë më shumë fitime," tha ajo.

Rusia ka detyruar gjithashtu një ngadalësim të eksporteve të grurit ukrainas nëpërmjet marrëveshjes, duke i vënë frena inspektimeve të detyrueshme të anijeve.

Të dhënat nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit me qendër në Stamboll, e cila mbikëqyr inspektimet, tregojnë se inspektimet e anijeve të drejtuara për në Ukrainë dhe që nisen nga vendi kanë rënë ndjeshëm nga niveli më i lartë në tetor prej 4,4 inspektimesh hyrëse në ditë dhe 6,3 inspektimesh në dalje, në 1,4 në hyrje dhe 1,5 në dalje në ditë.

"Në formë klasike, rusët po luajnë me procedurat në Iniciativën e Drithrave të Detit të Zi," tha ambasadori Jim O'Brien, i cili drejton Zyrën e Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit".

Të enjten, katër palët në marrëveshje – Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara – u takuan në Stamboll për të diskutuar të ardhmen e marrëveshjes së grurit. Kombet e Bashkuara kanë theksuar rëndësinë e Iniciativës së Drithrave të Detit të Zi për të mbajtur çmimet globale të ushqimeve të qëndrueshme, veçanërisht për vendet më të varfra. Më shumë se gjysma e grurit ukrainas të eksportuar nëpërmjet marrëveshjes ka shkuar në vendet në zhvillim.

"Është e qartë se nëse kjo nismë nuk mund të vazhdojë, ajo do të ketë një ndikim negativ në sigurinë globale të ushqimit, në çmimet globale të ushqimit," u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së Dujarric. "Është e rëndësishme që të gjithë ata që janë të përfshirë në të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të përmbushin përgjegjësitë e tyre".

Marrë nga VOA

okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj