LIVE UPDATES
Bota

“Samiti në Tiranë, i pari që mbahet jashtë një vendi të Unionit”, VOA: Procesi i Berlinit dhe sfidat e integrimit në BE

Një vështrim i detajuar e ecurisë së kësaj nisme, nën dritën dhe të panoramës së re gjeopolitike dhe të sigurisë, pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe sfidat me të cilat duhet të përballet si Bashkimi Europian

28 Shtator 2023, 07:55 Nga A.B

“Samiti në Tiranë, i pari që mbahet jashtë një

Tirana pritet të mikpresë muajin e ardhshëm takimin e radhës të nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, i pari që mbahet jashtë një vendi të Bashkimit Europian. E lindur në vitin 2014, si një propozim i kancelares së atëhershme gjermane Angela Merkel për të përshpejtuar integrimin europian të vendeve të Ballkanit, nisma ka meritën që arriti të ulë rreth së njëjtës tryezë udhëheqësit e vendeve të rajonit. Në harkun e 9 viteve, Procesi i Berlinit, njohu ulje-ngritje, ndërsa rrethi i vendeve anëtare që ju bashkuan, erdhi duke u zgjeruar.

Një vështrim i detajuar e ecurisë së kësaj nisme, nën dritën dhe të panoramës së re gjeopolitike dhe të sigurisë, pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe sfidat me të cilat duhet të përballet si Bashkimi Europian e po ashtu dhe vetë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit, ishin pjesë e një dokumenti analitik të hartuar nga ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe dy ekspertë të tjerë Albana Merja dhe Glevin Dervishi. Dokumenti u paraqit të mërkurën gjatë një takimi të organizuar në Tiranë, nga fondacioni Friedrich Ebert. “Procesi i Berlinit ndryshoi disi rutinën e formatit të zgjerimit duke vendosur theksin te bashkëpunimi rajonal ekonomik, ku krahas strukturës klasike vertikale të procesit të zgjerimit, shtoi elementë horizontalë, me çështje të tilla si tregu i përbashkët rajonal, transporti, energjia dhe zona ekonomike rajonale, duke nxitur kështu kushtet për zhvillim të qëndrueshëm dhe marrëdhëniet ndërmjet agjentëve të ndryshëm shoqërorë”, nënvizon studimi, ndërsa vë në dukje se “një tjetër dimension i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal është Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.

Procesi i Berlinit nuk është një alternativë ndaj integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ka synuar të shërbejë si një nxitës i këtij të fundit. Kancelari gjerman Olaf Scholz, që në fillimet e detyrës së tij, premtoi rigjallërimin e kësaj nisme. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë, çoi në një qasje më aktive edhe të vetë BE-së ndaj rajonit. Takimi i nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, dhjetorin e kaluar, bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit. “Lufta në Ukrainë dhe ndërgjegjësimi se Europa nuk është e plotësuar, duhet të shihet dhe si një mundësi për të jetësuar vizionin e anëtarësimit në BE, për vendet e Ballkanit perëndimor”, theksohet në studim.

Edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian në Titanë, Luigi Soreca, tha gjatë takimit të mërkurën se “kriza shndërrohen gjithnjë në mundësi. Asnjëherë nuk kam dëgjuar të flitet kaq shumë për zgjerimin, se sa vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti. Arsyeja është pashmangshmërisht e lidhur me faktin se një përmasë e re e sigurisë është hedhur në tavolinë. Ne diskutojmë begatinë, konvergjencën në nivel ekonomik, por zgjerimi në rajon është dhe kërkesë sigurie, për të garantuar që rajoni të jetë i qëndrueshëm”.

Për autorët e studimit “rruga e vendeve të rajonit drejt BE-së vijon të jetë e thepisur dhe pa një afat të qartë kohor” dhe se janë disa, sfidat e ndërlidhura që duhen trajtuar në funksion të stabilitetit demokratik, mirëqënies dhe anëtarësimit në BE. Sfida e parë ka të bëjë me nivelin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Edhe pse vendet e Ballkanit perëndimor vlerësohen të kenë bërë reforma dhe kanë avancuar në rrugën e integrimit europian “ky përparim nuk është në raport të drejtë me fuqizimin e shtetit të së drejtës. Bazuar në vlerësimet e organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet demokratike vihet re një “rrëshqitje demokratike”, në vitet e fundit me përjashtim të Kosovës”, thkesohet në dokument.

Një tjetër shqetësim lidhet me hendekun zhvillimor të rajonit në raport me mesataren e BE-së, por dhe me vendet më të varfëra të bllokut. “Prodhimi i brendshëm bruto i të gjitha vendeve të Ballkanit është afërsisht i barabartë me atë të Sllovakisë, ose më pak se 1 përqind i atij të BE-së. Pavarësisht përfitimeve që kanë sjellë nisma të ndryshme rajonale ose potenciale që mbart Tregu i Përbashkët Rajonal, zhvillimi ekonomik i rajonit mbetet i kufizuar”, vënë në dukje autorët e studimit.

Një sfidë e cila ka prekur dukshëm Ballkanin perëndimor është dhe ajo që në analizën e paraqitur, përkufizohet si “kërcënimi demografik” ose ikja masive e qytetarëve drejt BE-së. “Vendet e rajonit duhet të përqafojnë politikat e mirëqënies që lidhen me investimet dhe mundësitë në arsim, shëndetësi dhe strehim, duke krijuar një terren më të përshtatshëm për një jetë më dinjitoze. Trajtimi i Ballkanit perëndimor si pjesë e BE-së është një mënyrë efektive për të zbutur hendekun zhvillimor dhe për të frenuar sado pak shpopullimin”, thekson studimi.

Ndërsa qasja europiane ndaj rajonit duket të ketë ndryshuar pozitivisht, analiza e situatës vë në dukje megjithatë se nevojitet një vizion i qartë se si do të duhet të ecet përpara në procesin e zgjerimit. Rajoni “duhet të marrë përparësi, ku BE-ja duhet të dëshmojë përkushtim të njëmendtë. Alternativat ndaj anëtarësimit të plotë nuk duhet të kthehen në një gjendje të përhershme për Ballkanin perëndimor”.

Takimi i Tiranës muajin e ardhshëm ka rritur pritshmëritë. Kryeministri Edi Rama, deklaroi dy ditë më parë, gjatë ministerialit euro-ballkanik të Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, i organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit, se “samiti do të duhet të diskutojë për diçka krejt të re, që 5 vjet më parë, ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të Bashkimit Europian për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE-së. Për këtë kemi pritur për një kohë kaq të gjatë dhe kjo është arsyeja pse kemi pritshmëri kaq të larta për planin e premtuar të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor që me kaq padurim po e presim”./Marre nga VOA

procesi i berlinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj