27 Shtator 2023, 21:47
Nga r.ll
Aleksandër Vuçiç
SERBI-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ky i fundit në një konferencë nga Roma, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të dalë me një deklaratë të dytë dhe ta dënojë ditën e zisë të shpallur nga Serbia për vdekjen e tre sulmuesve të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën e kaluar.
Ndërkohë, Vuçiç i ka cilësuar deklaratat e Ramës si të pavërteta dhe ka kujtuar një konflikt të ndodhur në Kumanovë tetë vite më parë, raportojnë mediat serbe.
"Serbia mban Ditë Zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë. Për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve nga këndvështrimi i Kushtetutës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Edhe Serbia ka ditë zie për tre serbët dhe policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën. Ne deklaruam për të gjitha ngjarjet dhe të vrarët. Nuk është hera e parë që nuk thonë të vërtetën. Dhe tani do t’ju tregoj se si duket hipokrizi. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi vetëm 8 vjet më parë, në 2015. Në Kumanovë ka pasur një konflikt të madh në mes të Grupit Kumanova më pas sulmuan Maqedoninë, shtet sovran, vend anëtar i OKB-së, u vranë 8 policë. Atëherë as Rama dhe askush nga BE-ja nuk na ka mbajtur predikime”, tha presidenti serb.
Rama tha sot në Romë se vrasja e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe shpallje e ditës së zisë kombëtare nga Serbia janë veprime të pajustifikueshme, të papranueshme dhe duhen dënuar. Ai tha se e kanë të pamundur të mbështesin deklaratën e parë të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, pa pasur një deklaratë të dytë ku dënohen veprimet e Serbisë.
ÇFARË NDODHI MË 24 SHTATOR NË ZVEÇAN TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
aleksandër vuçiç edi rama tensionet në veri të kosovës
Bota
27 Shtator 2023, 21:53
a.l
Foto ilustruese
BULLGARI- Parlamenti bullgar ka miratuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, shkruajnë...
Bota
27 Shtator 2023, 21:37
r.ll
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë , Aleksandar Vuçiç ka folur mbrëmjen ne sotme lidhur me ngjarjet e ...
Bota
27 Shtator 2023, 21:38
a.l
Foto ilustruese
INDI- Një stërgjyshe indiane në moshën 92-vjeçare ka mësuar të lexojë dhe të shkruaj&eu...
Bota
27 Shtator 2023, 21:28
a.l
Leo Docherty
KOSOVË- Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë s...
Bota
27 Shtator 2023, 21:20
a.l
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufc...
Bota
27 Shtator 2023, 21:20
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatis...
Bota
27 Shtator 2023, 21:14
a.l
Izrael
IZRAEL- Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në veri të Izraelit, ku 5 persona kanë mbetur t&e...
Bota
27 Shtator 2023, 21:02
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me tensionet dhe ngjarjet e ditëve të fundit në veri t&e...
Bota
27 Shtator 2023, 20:46
a.l
Barbie
RUSI- Pavarësisht bojkotit të Hollivudit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, rusët ende m...
Bota
27 Shtator 2023, 20:36
a.l
Iran
IRAN- Irani pretendoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit që fotografon pamje...