LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: A i ndryshoi Kurti qëndrimet për Asociacionin?

Albin Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

2 Shkurt 2023, 20:58 Nga k.m.
ANALIZA e REL: A i ndryshoi Kurti qëndrimet për Asociacionin?
Albin Kurti

Kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë relativisht të pranueshme, përveç njërës që mund të jetë më problematike, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi dhe Artan Muhaxhiri. Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se Kurti, dëshiron të imponojë qëndrimin se Asociacioni duhet të përfshijë vetëm katër komuna në veri të Kosovës.

Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Kurti po ashtu ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti kushtëzoi themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka cilësuar “përrallë” kushtet për Asociacionin. Në një seancë të Kuvendit të Serbisë, gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiç ka thënë se Kurti në fakt "nuk do të formojë Asociacionin". Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e Asociacionit, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij Asociacioni.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se 23 pika të Marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen.​ Maliqi thotë se qëndrimi i shprehur nga Kurti është hap përpara dhe mundësi që të lëvizet nga pozicioni “i ngurtë” i kreut të Qeverisë kosovare sa i përket Asociacionit.

“Është një lëvizje e pozicionit në kuptimin se tashmë Asociacioni bëhet i pranueshëm. Është një ‘po’ e kushtëzuar. Kushtet janë reale, në kuptim që janë pozicion i arsyeshëm fillestar i Kosovës. Mendoj se brenda atyre kushteve ka hapësirë që të arrihet deri te një lloj asociacioni që është i pranueshëm”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Për njohësin e çështjeve politike, njëherësh profesorin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Artan Muhaxhirin, deklaratat e Kurtit për Asociacionin janë një evoluim i pavullnetshëm politik, por megjithatë, sipas tij, ato paraqesin një mesazh të fortë për bashkësinë ndërkombëtare.

Ai thotë se pas këtyre deklaratave ekziston gatishmëria që të lëvizet nga qëndrimet bllokuese dhe të kërkohen gjetje kreative, që të arrihet deri te një pikë që është e përshtatshme për të gjithë.

“...sepse vetëm me këtë qasje mund të normalizohen raportet e dëmtuara me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është një ndryshim shumë i rëndësishëm sepse tregon një nivel tjetër të komunikimit të temës së Asociacionit, pasi më nuk është refuzim automatik, siç ishte deri më tani”, thotë ai.

Muhaxhiri shton se Kurti tashmë ka krijuar hapësirë që të bisedohet për Asociacionin, bazuar në kërkesat e tij.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të formojë Asociacionin.

SHBA-ja ka kërkuar nga Kurti që të paraqesë vizionin e tij për Asociacionin, duke thënë se dëshiron që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo të krijojë një Republika Sërpska, sikurse në Bosnje e Hercegovinë.

Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se Kurti, duke vënë kushte për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po tenton ta imponojë qëndrimin se Asociacioni duhet të përfshijë vetëm katër komuna në veri të Kosovës dhe jo dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe që gjenden në gjithë Kosovën.

Në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Asociacioni do të duhej të përfshijë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

“Kjo do t'i jepte një mundësi Qeverisë së Kosovës që më në fund të dalë me një propozim për integrim. Asnjë nga qeveritë e Kosovës nuk ka pasur program për integrim, kanë vetëm një program të largimit të institucioneve serbe dhe arritjes së sovranitetit të plotë. Unë i kuptoj, por është një politikë joproduktive”, thotë Janjiç.

Pavarësisht se disa nga kushtet e vendosura nga Kurti janë të pranueshme, ajo që Asociacioni të jetë në kuadër të marrëveshjes finale dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë, po shihet si problematike.

“Kjo mund të jetë problematike për shkak të rrethanave, për shkak të kontekstit të komplikuar gjeopolitik. Nuk mund të pritet që Serbia ta njohë në mënyrë të thjeshtë Kosovën. Por, me siguri duhet të bëhet ndonjë modalitet kreativ, në mënyrë që të gjendet një mes ku Serbia do të pranonte ekzistencën e shtetit të Kosovës”, thotë Artan Muhaxhiri.

Maliqi, ndërkaq, vlerëson se disa nga kushtet e vendosura nga Kurti nuk janë as kushte, pasi “janë të nënkuptuara në marrëveshjet, qoftë ato ekzistuese apo edhe në draftet që kanë qarkulluar”.

Agon Maliqi thotë se Kurti ka vlerësuar se Kosova gjendet në një pozicion që nuk mund ta shtyjë më temën e Asociacionit. Kjo, sipas tij, mund të jetë edhe për shkak të garancive që kryeministri mund të ketë marrë nga aleatët që procesi të shkojë përpara, ose edhe nga frika se mund të ketë masa ndëshkuese, qoftë për Kosovën, apo edhe për të personalisht, në aspektin politik.

“Pra, është modifikim i qëndrimeve, që ndoshta buron nga ‘mbështetja për muri’ dhe mungesa e hapësirës së mëtejme manovruese”, thekson ai. Ndërkaq, Muhaxhiri mendon se ky ndryshim qëndrimesh ka ardhur si pasojë e presioneve të faktorit ndërkombëtar.

“Kryeministri Kurti e dinë se më këtë qasje nuk mund të ketë një qeverisje normale në të ardhmen. Ose duhet të japë dorëheqje ose të ndryshojë qëndrim. Duket se ka zgjedhur opsionin e dytë, pra modifikimin e qëndrimit, një lloji evoluimi në raport me gjithë situatën”, vlerëson ai.

SHBA-ja e ka vlerësuar si prioritet kryesor formimin e Asociacionit dhe për këtë çështje ka organizuar edhe një diskutim më 31 janar. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se "nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj. SHBA-ja dhe BE-ja së fundmi kanë shtuar përpjekjet e tyre për të dinamizuar procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Dialogu Kosovë-Serbi, që ka nisur më 2011, synon normalizimin e plotë të raporteve mes dy shteteve. Pavarësisht se Kosova thotë se në këtë proces nuk diskutohet për statusin e saj, Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet në Prishtinë duhet ta kuptojnë se zgjidhja e statusit të Kosovës është në fakt zgjidhja e statusit të komunitetit serb.

“Komuniteti serb në Kosovë nuk mund të trajtohet si një nga minoritetet. Është thjesht një pakicë shumë e rëndësishme që Kosova të bëhet shtet. Është një problem themelor që nuk kuptohet dhe Beogradi shpesh e keqpërdor”, thotë Janjiç.

Përderisa Kosovës dhe Serbisë u është ofruar një plan për normalizimin e raporteve, që njihet si plani evropian, dy shtetet kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit të dialogut. Kosova këmbëngul që një marrëveshje eventuale përfundimtare të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por për Serbinë njohja është “vijë e kuqe”, teksa Beogradi insiston që dialogu të përmbyllet me një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria