LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A mund ta shpëtojë Kisha Qeverinë e Abazoviçit?

Këto parti, së bashku me Lëvizjen URA të Abazoviqit, kanë qenë në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2020, por, pas një viti e gjysmë, për shkak të mospajtimeve politike, atyre u është votuar mosbesimi - pikërisht me votat e URA-s, dhe udhëheqësi i Demokratëve, Aleksa Beçiq, është shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi.

12 Korrik 2022, 11:14 Nga d.a.
Analiza e REL: A mund ta shpëtojë Kisha Qeverinë e
Abazoviç

MAL I ZI- Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka mbetur pa mbështetjen e një pjese të shumicës qeverisëse, ka lindur pyetja nëse do t’i votohet mosbesimi apo do të mbijetojë politikisht, duke siguruar mbështetjen e partive opozitare: Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe Demokratëve.

Këto parti, së bashku me Lëvizjen URA të Abazoviqit, kanë qenë në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2020, por, pas një viti e gjysmë, për shkak të mospajtimeve politike, atyre u është votuar mosbesimi - pikërisht me votat e URA-s, dhe udhëheqësi i Demokratëve, Aleksa Beçiq, është shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi.

Analisti politik nga Podgorica, Zllatko Vujoviq, beson se Demokratët do të kenë ndikim kyç në fatin e mëtejshëm politik të Qeverisë së Abazoviqit, e cila ka mbetur pa mbështetjen e shumicës në Kuvend.

Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) kanë ndërprerë mbështetjen për të, pasi Qeveria e Abazoviqit, më 8 korrik, ka miratuar tekstin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje, e cila rregullon marrëdhëniet midis shtetit dhe Kishës, është thënë se kërcënon interesat e Malit të Zi.

“Rënia e Qeverisë aktuale mund të ngadalësojë rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, por ne nuk mund ta tolerojmë neglizhencën ndaj interesave kombëtare”, ka thënë kryetari i DPS-së, Millo Gjukanoviq, njëherësh president i Malit të Zi, më 11 korrik.

Megjithatë, blloku politik që ka votuar për Qeverinë e Abazoviqit, nuk ka mjaftueshëm deputetë për ta shkarkuar atë.

Demokratët dhe DF-ja, me gjithë kritikat dhe rezistencën ndaj Qeverisë së pakicës, nuk janë deklaruar ende në mënyrë eksplicite nëse do të votojnë për shkarkimin e Qeverisë ose jo.

Vujoviq thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se ekzistojnë së paku tre skenarë për fatin e Qeverisë së Abazoviqit.

Njëri është votimi i mosbesimit për Qeverinë.

Në këtë rast, thotë Vujoviq, palët e interesuara për rrëzimin e Qeverisë, do të duhej të siguronin mbështetjen e Demokratëve të Beçiqit.

“Opsioni më real është që Demokratët apo dikush tjetër nga opozita, të sigurojnë votat për shkarkimin e Qeverisë së Abazoviqit dhe, pas kësaj, të vendoset nëse Qeveria aktuale do të lejohet të zhvillojë procesin zgjedhor apo do të formohet qeveri e re”, thotë Vujoviq.

Por, ai shton se Qeveria do të mund të mbijetojë politikisht, nëse shpëtimi i saj është në interes të Kishës Ortodokse Serbe. Ai vë në dukje edhe marrëdhëniet e ngushta të Demokratëve me Kishën.

“Nëse ndodh që ata [Kisha Ortodokse Serbe] ushtrojnë ndikim te Demokratët - të cilëve u konvenon rrëzimi i Abazoviqit - atëherë kryeministri aktual mund të shpresojë në vazhdimin e mandatit të tij. Përndryshe, na pret shkarkimi i Abazoviqit dhe Qeverisë së tij”.

“Prandaj, faktori kyç që mund të shpëtojë Qeverinë e Dritan Abazoviqit është Kisha Ortodokse Serbe, përmes ndikimit të saj te Demokratët”, thotë Vujoviq.

Qeveria e Abazoviqit ka miratuar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 8 korrik - pas së cilës gjë kanë pasuar kritika të ashpra.

“Qeveria ka braktisur agjendën e integrimeve evropiane dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me ekspertë, ka bërë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, duke u shkaktuar dëme të pallogaritshme interesave shtetërore të Malit të Zi”, kanë thënë nga DPS-ja.

Abazoviq ka thënë se do të shihet se “cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve”, duke lënë të kuptohet se DPS-ja nuk do të mund të sigurojë shumicën prej 41 deputetësh për shkarkimin e Qeverisë së tij.

Ndonëse janë kritikë të ashpër të kryeministrit Abazoviq dhe kanë protestuar në disa raste kundër Qeverisë së tij, Demokratët kanë mbështetur më herët nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Por, nga sektori civil e kritikojnë Qeverinë e Abazoviqit për, siç thonë, injorancë.

Daliborka Ulareviq, nga Qendra për Edukim Qytetar, thotë se Abazoviq dhe ministrat janë “mbyllur hermetikisht” ndaj të gjitha argumenteve që ka ofruar sektori i OJQ-ve.

Ulareviq thotë se paralajmërimi i Abazoviqit se do të organizojë konsultime me sektorin joqeveritar dhe ekspertët për marrëveshjen që tashmë është miratuar, është “fyerje e logjikës”.

Më 11 korrik, Qendra për Edukim Qytetar ka prezantuar një sondazh të opinionit publik, i cili ka nxjerrë në pah se vetëm 11 për qind e qytetarëve kanë qenë të interesuar për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Vujoviq, në anën tjetër, thotë se ekzistojnë edhe dy skenarë të tjerë, por më pak të mundshëm.

Njëri, sipas tij, është ripërcaktimi i marrëdhënieve brenda shumicës aktuale qeverisëse, që, siç thotë ai, do të nënkuptonte tërheqjen e Abazoviqit. Por, Vujoviq nuk beson se Abazoviq do ta pranonte këtë.

I dyti është formimi i një koalicioni të ri midis DF-së, Demokratëve dhe URA-s.

“Formimi i një shumice të re nga partnerët e vjetër është ndoshta skenari më pak i mundshëm, sepse nuk zgjidh çështjen e integrimit evropian dhe nënkupton hyrjen e DF-së në Qeveri - gjë të cilën partnerët tanë perëndimorë e kanë kundërshtuar deri më tani”, thotë Vujoviq.

Abazoviq - Qeverinë e të cilit e mbështesin partnerët perëndimorë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës - nuk ka marrë mbështetje të qartë nga Brukseli dhe Uashingtoni për miratimin e Marrëveshjes Themelore.

Për më tepër, ambasadorja e Republikës Çeke në Mal të Zi, Janina Hrebickova - vendi i së cilës kryeson aktualisht me Bashkimin Evropian - ka thënë se nga pikëpamja e Brukselit, marrëveshja me Kishën nuk është prioritet për integrimin evropian të Malit të Zi.

DPS-ja dhe SDP-ja kanë gjithashtu mundësi që të ndërmarrin një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, e cila do të çonte pastaj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe për këtë iniciativë - si në rastin e mosbesimit ndaj Qeverisë - përveç votave të partive të pakicave, të cilat nuk dihet nëse i kanë, u duhet së paku edhe një votë nga radhët e partive të mbledhura rreth Frontit Demokratik pro-rus ose Demokratët.

Edhe pse këto parti, pas rënies së Qeverisë së mëparshme, në prill të këtij viti, kanë kërkuar zgjedhje të reja - duke i konsideruar ato si opsion më korrekt sesa zgjedhjen e Qeverisë pakicë të Abazoviqit - ato, aktualisht, nuk duan të deklarohen nëse do ta mbështesnin ose jo shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

As qëndrimi i partive të pakicës për këtë çështje nuk është i qartë.

Por, një tjetër pengesë në rrugën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme është edhe situata në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo garanton mbrojtjen e të drejtave të votës dhe pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk do të ketë mbrojtje institucionale në rast se shkelen të drejtat zgjedhore të qytetarëve.

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi aktualisht ka katër gjyqtarë dhe njërit do t’i skadojë mandati së shpejti.

“Gjykata Kushtetuese, së shpejti, do të ketë vetëm tre anëtarë. Kjo nuk mjafton, sepse për të marrë vendime për zgjedhjet, duhet të ketë së paku katër”, thotë Vujoviq.

Për këtë arsye, shton ai, aktualisht nuk mund të flitet për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

Marrë nga REL.

abazovic vizite zyrtare ne serbi marreveshja mal i zi-serbi kriza politike ne malin e zi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë