LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

Armiqësitë janë thelluar nga 7 tetori, kur grupi palestinez, Hamas – i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë e robëruar njerëz.

19 Nëntor 2023, 17:26 Nga r.ll
Analiza e REL: Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete
foto ilustruese

SHBA- Konflikti i vështirë dhe i vjetër mes izraelitëve dhe palestinezëve për tokën, të drejtat dhe sigurinë është në një fazë të re.

Armiqësitë janë thelluar nga 7 tetori, kur grupi palestinez, Hamas – i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë e robëruar njerëz. Izraeli është përgjigjur me sulme masive vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, të populluar me mbi dy milionë palestinezë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk mund të ketë më kurrë kthim prapa në status quo-në e para 7 tetorit. Ai ka dhënë edhe qëndrimin e SHBA-së për atë që duhet të vijë kur kriza të përfundojë:

“Sipas mendimit tonë, duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete”.

“Do të thotë, një përpjekje e përqendruar e të gjitha palëve – izraelitëve, palestinezëve, partnerëve rajonalë, liderëve globalë – për të na vënë në rrugë drejt paqes”, ka thënë Biden.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka përmendur po ashtu opsionin e zgjidhjes me dy shtete edhe gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, edhe gjatë një fjalimi para ligjvënësve britanikë.

“Sado e rëndë të jetë, ne duhet ta shtrojmë pyetjen e vështirë: si mund ta ringjallim perspektivën afatgjate për një zgjidhje me dy shtete, për normalizim dhe qëndrueshmëri rajonale? Kjo është pikërisht ajo që Hamasi është përpjekur ta vrasë”, ka thënë Sunak.

Edhe Këshilli Evropian ka konfirmuar angazhimin e tij për, siç ka thënë, paqe të qëndrueshme të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

“Ne theksojmë nevojën për t’u angazhuar gjerësisht me autoritetet legjitime palestineze, si dhe me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës”, ka thënë përmes një deklarate Këshilli Evropian.

Zgjidhja me dy shtete është qëndrim zyrtar edhe i Kombeve të Bashkuara, e madje edhe vetë Izraelit, por shumë tani thonë se ka pak shpresa për ta arritur atë.

Kjo zgjidhje do të sillte një shtet të pavarur palestinez, të krijuar përkrah shtetit ekzistues të Izraelit. Pyetja më e komplikuar është se ku do të ishin kufijtë e shtetit të ri?

Sipas një analize të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, mbështetësit e kësaj zgjidhjeje besojnë se kufijtë do të duhej të ishin të njëjtit që kanë qenë para Luftës 6-ditëshe, më 1967, pas së cilës Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën.

Por, që atëherë, Izraeli ka ndërtuar vazhdimisht vendbanime të reja brenda Bregut Perëndimor dhe tani janë rreth 600.000 izraelitë që jetojnë atje dhe në Jerusalemin e pushtuar Lindor. Me ligjin ndërkombëtar, këto vendbanime konsiderohen të paligjshme.

Por, ekzistenca e tyre e bën gjithnjë e më të vështirë që territori të përcaktohet si palestinez, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Khaled Elgindy, drejtor i Programit për Çështjet Palestineze-Izraelite në Institutin për Lindjen e Mesme. Sipas tij, në këtë përpjekje mungon edhe angazhimi serioz i SHBA-së – aleates së ngushtë të Izraelit – i cili është i domosdoshëm.

“Nuk shoh që administrata Biden ka atë lloj largpamësie strategjike apo vullneti politik për të arritur zgjidhjen me dy shtete. Ajo do të kërkonte presion të konsiderueshëm mbi Qeverinë izraelite për të bërë gjëra shumë, shumë të vështira, siç është ndarja e Jerusalemit apo evakuimi i dhjetëra mijëra kolonëve izraelitë”, thotë Elgindy.

Krijimi i Izraelit dhe lufta e mëvonshme arabe-izraelite e vitit 1948 kanë bërë që shumë palestinezë të dëbohen nga shtëpitë e tyre. Ngjarja është njohur si Nakba, apo “katastrofë”.

Si të tillë, OKB-ja u ka dhënë statusin e refugjatit rreth 750.000 palestinezëve, duke i përcaktuar si: “Njerëz, vendbanimi normal i të cilëve ka qenë Palestina, gjatë periudhës 1 qershor 1946 – 15 maj 1948, por që i kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës si rezultat i konfliktit të vitit 1948”.

Sipas kritereve të njëjta tani kualifikohen rreth 5.9 milionë palestinezë, që jetojnë në Bregun Perëndimor, në Gazë, në Jerusalemin Lindor dhe në kampe në Jordani, Liban dhe Siri, dhe që duan të kthehen në tokat e humbura gjatë luftës së ’48-ës.

Por, pos kësaj, një tjetër vështirësi e madhe është edhe Jerusalemi, sepse palestinezët e duan Jerusalemin Lindor, i cili është aneksuar nga Izraeli, për kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Hussein Ibish, studiues në Institutin e Shteteve të Gjirit Arab, thotë për Exposenë se, pavarësisht vështirësive në praktikë, zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativa të zbatueshme.

“Mendoj se izraelitët dhe palestinezët nuk janë gati dhe nuk do të jenë gati së paku edhe disa gjenerata, për të jetuar së bashku si të barabartë në një shtet të vetëm. Ata nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ata kanë narrativa krejtësisht të ndryshme për atë që ka ndodhur dhe pse. Dhe, thjesht, mendoj se ideja e një shteti të vetëm nuk funksionon”, thotë Ibish.

Qëndrim zyrtar i Izraelit është zgjidhja me dy shtete, por me kusht që pala palestineze të çmilitarizohet, pasi Hamasin dhe grupet e tjera militante i sheh si kërcënim ekzistencial. Autoriteti Palestinez, që qeveris Bregun Perëndimor, e mbështet zgjidhjen e tillë, ndërsa Hamasi që kontrollon Gazën, është zotuar për shkatërrimin e Izraelit. Megjithatë, në një rishikim të politikës më 2017, grupi ekstremist ka thënë se do ta pranonte shtetin palestinez vetëm në kufijtë e 1967-ës.

Sipas një sondazhi që ka publikuar qendra amerikane e kërkimeve Pew në shtator, vetëm 35% e izraelitëve kanë thënë se besojnë se “mund të gjendet një mënyrë që Izraeli dhe një shtet i pavarur palestinez të bashkëjetojnë në paqe”.

Ndërsa një sondazh i Gallupit në tetor ka gjetur se vetëm 24% e palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në Jerusalemin Lindor, e mbështesin zgjidhjen me dy shtete, nga 59% sa kanë qenë në vitin 2012.

Elgindy, nga Instituti për Lindjen e Mesme, thotë se zgjidhja me dy shtete është teorikisht e mundshme, por në këtë mjedis jo edhe politikisht.

“Pengesa më e madhe për një zgjidhje me dy shtete është Qeveria izraelite që dëshiron saktësisht të kundërtën e zgjidhjes me dy shtete, e që është mbajtja nën kontroll të përhershëm e gjithë tokës midis lumit dhe detit. Megjithatë, problemi është se tani, asnjë zgjidhje nuk është e mundshme. Asnjë nga komponentët që nevojiten për zgjidhjen me një shtet ose me dy shtete, nuk ekziston. Mendoj se e vetmja gjë që mund të arrihet tani në terren, është armëpushimi”, thotë Elgindy.
Por, Ibish, nga Instituti i Shteteve të Gjirit Arab, thotë se zgjidhja me dy shtete mund të realizohet në disa mënyra.

“Mund të keni dy shtete që bashkëjetojnë brenda një federate. Apo, edhe një konfederatë rajonale, që do të përfshinte edhe Jordaninë. Jordania do të donte të ndërmjetësonte mes izraelitëve dhe palestinezëve. Pra, do të mund të formohej një lloj konfederate, apo një model i Beneluksit. Do të thotë, tregti e lirë, lëvizje e lirë, por prapë vetëvendosje”, thotë Ibish.

Ibish kujton se mbi 5 milionë palestinezë janë pa shtet dhe pa shtetësi. Ai thotë se Izraeli me dekada ka ndjekur politikën “përçaj e sundo” kundrejt tyre, çfarë edhe ka çuar, sipas tij, në krijimin e Hamasit. Tani thotë se zgjidhja me dy shtete do të shkonte edhe në favor të sigurisë së Izraelit.

“Mënyra e vetme për Izraelin që të shmangë një tjetër 7 tetor ose më shumë gjakderdhje, është t’i kthehet zgjidhjes me dy shtete dhe ta pranojë përfundimisht të drejtën e palestinezëve për shtetësi, të cilën nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht”, thotë Ibish.

Shpresat për zgjidhjen me dy shtete janë rritur në vitin 1993, kur SHBA-ja, nën presidentin Bill Clinton, ka ndërmjetësuar nënshkrimin e Marrëveshjeve të Oslos, në bazë të të cilave Izraeli ka njohur zyrtarisht Organizatën për Çlirimin e Palestinës si përfaqësuese të palestinezëve, ndërsa grupi ka hequr dorë nga dhuna dhe ka njohur të drejtën e Izraelit për të ekzistuar paqësisht.

Dy palët, po ashtu, janë dakorduar që Autoriteti Palestinez t’i marrë përgjegjësitë qeverisëse në Bregun Perëndimor dhe në Gazë. Por, që atëherë, faktorë të ndryshëm i kanë dobësuar gjasat e tyre për të rënë dakord për një zgjidhje paqësore. Këta faktorë kanë përfshirë: shtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi, vendimin e SHBA-së për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, si dhe sulmin e fundit të Hamasit në Izrael dhe luftën që ka pasuar./REL

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj