LIVE UPDATES
Bota

Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve Jabalia në Gazë

Ndërkohë të shtunën me dhjetra civilë palestinezë të zhvendosur u vranë ose u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, që goditën edhe një shkollë në kampin Jabalia, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara që siguron ndihmë për refugjatët palestinezë.

19 Nëntor 2023, 16:24 Nga r.ll
Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve Jabalia në
foto ilustruese

GAZË- Të dielën forcat izraelite u përballën me militantët e Hamasit ndërsa po përpiqeshin të hynin në kampin më të madh të refugjatëve që ndodhet në Gazë.

Ndërkohë të shtunën me dhjetra civilë palestinezë të zhvendosur u vranë ose u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, që goditën edhe një shkollë në kampin Jabalia, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara që siguron ndihmë për refugjatët palestinezë.

"Skenat ishin të tmerrshme", tha Ahmed Radwan për Associated Press me telefon, i cili u plagos gjatë sulmit izrael ndaj shkollës.

"Këto sulme nuk mund të bëhen të zakonshme, ato duhet të ndalen është koha për një armëpushim humanitar", shkruante të shtunën në rrjetin social X, zyrtari i OKB-së Philippe Lazzarini.

Si përgjigje, ushtria izraelite tha se trupat e saj ishin aktive në zonën e Jabalias me synimin për të goditur terroristët, ndërsa po përpiqeshin të minimizonin viktimat civile.

Po sot gazeta 'Washington Post' njoftoi se ndërmjetësit amerikanë ishin pranë një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për të liruar me dhjetëra gra dhe fëmijë që mbahen peng prej militantëve, në këmbim të një pauze pesë-ditore të luftimeve. Një gjë e tillë do të ndihmonte në rritjen e dërgesave në ndihma për popullatën civile të Gazës. Gazeta citonte persona në dijeni të kësaj çështjeje.

Një ditë më parë 'Washington Post' njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje parakrake, po një gjë e tillë u hodh poshtë nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët amerikanë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se përpjekjet po vazhdonin për të arritur një marrëveshje.

Grupi militant, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur një organizatë terroriste, mori peng rreth 240 persona më 7 tetor ditën kur sulmoi kufirin jugor të Izraelit.

Të dielën, Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani tha në një konferencë shtypi në Doha se tashmë çështjet që bllokonin arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, ishin "shumë të vogla", kryesisht çështje praktike dhe logjistike sikurse tha ai.

Bisedimet delikate mbi çështjen e pengjeve përkojnë me përgatitjet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën kundër Hamasit në gjysmën jugore të Gazës, me popullsi të dendur.

Forcat izraelite thonë se kanë marrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit në veri, veriperëndim dhe lindje rreth qytetit të Gazës.

Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra gjatë natës mes Hamasit dhe forcave tokësore izraelite që po përpiqeshin të avanconin në Jabalia, kampi më i madh i rajonin, ku ndodhen rreth 100 mijë persona.

Jabalia ka qenë objekt i bombardimeve të përsëritura izraelite që kanë vrarë shumë civilë, thonë mjekët palestinezë, por autoritetet izraelite thotë se si pasojë e sulmeve janë vrarë shumë militantë që strehoheshin atje.

Të dielën herët në mëngjes, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve ngjitur me Jabalian që të largohen drejt pjesës jugore të Gazës "për të qenë të sigurt". Ata postuan mesazhe në gjuhën arabe në platformën e mediave sociale X.

Por shumica e banorëve të Jabalias i kanë refuzuar thirrjet e mëparshme izraelite për t’u larguar drejt jugut.

Pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, në të cilin u vranë rreth 1200 izraelitë, kryesisht civilë, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin. 7 tetori konsiderohet si dita më e përgjakshme në historinë 75-vjeçare të vendit.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i viktimave si pasojë e sulmeve izraelite ka arritur në 12,300 perosna mes tyre 5 mijë fëmijë./VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit