All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e REL: Çfarë humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

Kosova humbi një mundësi shumë të madhe që ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të marrin një eksperiencë të çmuar nga shtetet e NATO-s, thotë ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

31 Maj 2023, 19:03 Nga f.i
Analiza e REL: Çfarë humbi Kosova që u pezullua nga
KFOR
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Gati dy vjet. Kjo është periudha kohore që Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpenzuan për t’u bërë gati për stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”. Edhe pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.

Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe. Në këtë zonë, prej ditësh, banorët lokalë protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Zveçan. Dhjetëra njerëz në të dyja anët mbetën të plagosur. Një ditë pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe ‘23”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo është një “fatkeqësi”.

“Nuk mendoj se [përjashtimi] është i drejtë, por kush jam unë të vendos”, tha Kurti, duke mbrojtur veprimet e Qeverisë së tij në veri.

Kosova po përfitonte nga partneriteti me aleatët

Kosova humbi një mundësi shumë të madhe që ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të marrin një eksperiencë të çmuar nga shtetet e NATO-s, thotë ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, për Radion Evropa e Lirë. Kastrati, i cili udhëhoqi FSK-në nga viti 2011 deri më 2015, përmend edhe tri humbje të tjera të konsiderueshme për Kosovën: humbjen e mundësisë për krijimin e urave të miqësisë, humbjen e mundësisë për ndërveprime ushtarake dhe humbjen e mundësisë për të rritur eksperiencën në përdorimin e armatimeve të ndryshme.

Kastrati thotë se FSK-ja ka qenë duke ndërtuar një autoritet të respektueshëm te partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-në. Nga ky partneritet, kujton ai, pjesëtarë të FSK-së, në disa raste, janë dërguar në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara, në vazhdimësi, kanë qenë partnere strategjike të Kosovës, si në planifikim, krijim dhe zhvillim të FSK-së.

“Por, nëse vazhdohet kështu, dyshoj se do të jetë njëjtë tani e tutje”, shprehet Kastrati.
Stërvitjet “Defender Europe ‘23” nisën më 21 maj në Kosovë dhe ishte e paraparë të zgjasnin deri më 2 qershor. Mistria e Mbrojtjes e Kosovës nuk e komentoi drejtpërsëdrejti suspendimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen “Defender Europe ‘23”, por tha se është arritur objektivi që kishte. Sipas një postimi të ministrit Armend Mehaj në Facebook, më 30 maj, 1.348 ushtarakët e FSK-së treguan profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, si dhe gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve në çdo mision të NATO-s, “me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”.

Në cilën fazë ishte “Defender Europe ‘23’’?

Ky ishte viti i dytë që Kosova merrte pjesë në këtë stërvitje shumëkombëshe dhe që ishte nikoqire e saj. Në këtë ushtrim marrin pjesë 25 shtete, përfshirë SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shtete tjera anëtare dhe joanëtare të NATO-s. Numri i përgjithshëm i ushtarëve pjesëmarrës në këtë ushtrim ishte rreth 20 mijë. Stërvitja "Defender Europe ‘23" po mbahet në disa lokacione në të gjithë Evropën, ndërsa në Kosovë u zhvillua në dy lokacione, në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Në kohën kur u njoftua suspendimi i pjesëmarrjes së Kosovës nga SHBA-ja, aktivitetet e Kosovës në kuadër të “Defender Europe ‘23”, ishin afër fundit. Për 30 maj ishte paraparë ditë e hapur për vizitorë dhe ky është aktiviteti kryesor që nuk u mbajt si pasojë e pezullimit që u shpall nga ambasadori amerikan, Hovenier. Për ditët deri në mbyllje të ushtrimit më 2 qershor, ishin paraparë aktivitete kryesisht të përgatitjes për dislokimin e trupave pjesëmarrëse dhe aktivitete formale përmbyllëse.

Në të njëjtën kohë si në Kosovë, ushtrime u zhvilluan edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Slloveni e të tjera. FSK-ja kishte pjesëmarrje edhe në shtete të tjera, përfshirë 160 ushtarë të një njësie të këmbësorisë në Maqedoni të Veriut dhe 60 të tjerë të përfshirë në sektorin e inteligjencës dhe zbulimit, si dhe në deminim, në Kroaci. Në Shqipëri, ndërkaq, 60 pjesëtarë të tjerë të FSK-së ishin të përfshirë në njësinë për materiale të rrezikshme.

Stërvitja "Defender Europe 23", e cila udhëhiqet nga SHBA-ja, ka qëllim krijimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë mes Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere. Stërvitja “Defender Europe 23” thuhet se është projektuar për të demonstruar aftësitë e ushtrisë së SHBA-së, për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje të fuqishme luftarake, për të siguruar aleatët dhe për të penguar këdo që kërcënon paqen në Evropë, si dhe për të mbrojtur kontinentin nga agresioni.

Rëndësia e SHBA-së në zhvillimin e FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009, kur u shuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Në vitin 2014 nisën përpjekjet për transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nënkuptonte zgjerim të kompetencave edhe në mbrojte të territorit. Ky proces nuk ishte i mundur të bëhej përmes ndryshimeve kushtetuese dhe transformimi nisi përmes ndryshimeve ligjore në vitin 2018. NATO-ja e kundërshtoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri të vendit, por SHBA-ja e mbështeti këtë proces, sidomos zhvillimin e kapaciteteve.

Kur transformimi i FSK-së në ushtri po kundërshtohej nga NATO-ja, ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se “është më se e natyrshme për Kosovën, si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse”. Në partneritet me SHBA-në, në vitin 2021, kontingjenti i parë i FSK-së shkoi në mision paqeruajtës jashtë vendit dhe këtij institucioni iu premtua mbështetje e vazhdueshme amerikane.

Por, pas suspendimit të FSK-së nga pjesëmarrja në “Defender Europe 23” ka shqetësime të shumta nëse do të vazhdojë edhe më tej mbështetja amerikane për ushtrinë e Kosovës. Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera për Kosovën dhe se, aktualisht, “nuk ka entuziazëm” për ta ndihmuar atë në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të madhe ndërkombëtare ose për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Marrë nga REL

tensionet në veri të kosovës defender 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria