LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kompetencat e NATO-s në Kosovë

Numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ndër vite është zvogëluar, pas përmirësimit të situatës në veri. Por, pas rritjes në veri të Kosovës në fund të majit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar për rritjen e numrit të trupave, duke shtuar se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë, për të qetësuar dhunën në veri.

1 Qershor 2023, 16:56 Nga k.m.
Analiza e REL: Kompetencat e NATO-s në Kosovë
Foto ilustruese

Dikur rreth 50.000, sot afër 4.000 paqeruajtës të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR, vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë. Trupat e KFOR-it, që janë nga 27 shtete të botës, kanë për mandat që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar më 10 qershor 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës. Kjo marrëveshje parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare. Ajo u nënshkrua midis KFOR-it dhe autoriteteve të ish-Jugosllavisë, duke i dhënë fund bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ndër vite është zvogëluar, pas përmirësimit të situatës në veri. Por, pas rritjes në veri të Kosovës në fund të majit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar për rritjen e numrit të trupave, duke shtuar se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë, për të qetësuar dhunën në veri.

Çfarë thotë rezoluta 1244 për misionin e KFOR-it?

Në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thuhet se prania ndërkombëtare e sigurisë, e cila do të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme të forcave të NATO-s, “duhet të vendoset nën një komandë dhe kontroll unik dhe të autorizohet për ta krijuar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë si dhe ta lehtësojë kthimin e sigurt të te gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre”.

Në rezolutë po ashtu thuhet se trupat ndërkombëtare kanë për mandat që të sigurojnë “tërheqjen [e trupave jugosllave] dhe parandalimin e kthimit të ushtrisë jugosllave në Kosovë, të policisë dhe forcave paramilitare”.

Po ashtu, aty thuhet se paqeruajtësit duhet të “çmilitarizojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe grupet e tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës”.

Synimet e mandatit të parë të KFOR-it

-Të dekurajojë urrejtjen dhe kërcënimet e forcave jugosllave dhe serbe ndaj Kosovës

-Të sigurojë një mjedis të sigurt, rregull dhe siguri publike

-Të çmilitarizojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

-Të ndihmojë në përpjekjet humanitare ndërkombëtare si dhe të bashkëpunojë me pranin civile ndërkombëtare

Detyrat fillestare të KFOR-it

Fillimisht, KFOR-i kishte detyra – disa prej të cilave vazhdon t’i ketë – që përfshinin: ndihmën në kthimin dhe vendosjen e refugjatëve dhe personave të zhvendosur; çmimin dhe rindërtimin; ndihmën mjekësore; sigurinë dhe rendin publik; mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë; sigurinë kufitare; ndalimin e trafikimit ndërkufitar të armëve; zbatimin e programit të gjerë të Kosovës për amnistinë për armët, municionin dhe eksplozivët; rendin dhe ligjin; sistemin gjyqësor dhe penal; proceset zgjedhore dhe aspektet e tjera politike; jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë.

“Vëmendje e posaçme vazhdon t’i kushtohet mbrojtjes së minoriteteve. Këtu përfshihen patrullimet e rregullta afër enklavave të minoriteteve, pikat e kontrollit, përcjellja që u ofrohet grupeve të minoriteteve, mbrojtja e objekteve të trashëgimisë, sikurse manastiret, si dhe donacionet, që përfshijnë ushqim, veshmbathje dhe pajisje shkollore”, thuhet në ueb-faqen e KFOR-it.

Përveç detyrave fillestare, më 2008, NATO u pajtua që misioni i saj në Kosovë të kishte disa detyra shtesë, në koordinim me institucionet e rëndësishme në Kosovë. Ndër detyrat e reja që iu dhanë misionit ishte edhe të asistonte në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe trajnimin e pjesëtarëve të kësaj force.

“FSK është një forcë vullnetare e armatosur lehtë. Përgjegjësia e parë e saj për detyrat e sigurisë, që nuk janë të përshtatshme për policinë, sikurse përgjigja ndaj emergjencave, shpërthimi i kontrolluar i eksplozivëve, menaxhimi i materialeve të rrezikshme, fikja e zjarrit dhe mbrojtja civile”, thuhet në përshkrimin që i bën KFOR-i FSK-së.

Ibishi: Detyra e KFOR-it, mbrojtja nga agresioni i mundshëm

Njohësi i fushës së sigurisë në Kosovë, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, tha Policia e Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territorin e Kosovës. Por, në rastet kur vlerësohet se rrezikohet ambienti i sigurisë, sipas Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës se Republikës së Kosovës, këtë mandat e ka KFOR-i. 

“Por, për çështjet e mbrojtjes nga një agresion i mundshëm, e ka rolin KFOR-i. Forca e Sigurisë së Kosovës, si forcë e armatosur, është në fazën e tranzicionit, gjegjësisht të formësimit të saj dhe nuk e ka këtë mandat. Pra, KFOR-i ka një mandat superior krahasuar me institucionet vendore tjera të sigurisë”, tha ai.

KFOR-i është reaguesi i tretë për çështjet e sigurisë, pasi në rend të parë është Policia e Kosovës, pasur nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX). Përveç këtyre detyrave, KFOR-i zhvillon edhe iniciativa për ngritjen e kapaciteteve me organizatat e sigurisë në Kosovë, siç është transferimi gradual i sigurisë për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore te Policia e Kosovës.

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet se pavarësisht dispozitave tjera të aktit më të lartë juridik të shtetit, prania ndërkombëtare ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, “përfshirë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të 26 marsit të vitit 2007”./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë