LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kontestimi i mandatit të deputetit dhe presidentes - Çfarë po ndodh?

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes, mund të konsiderohet e pavlefshme.

31 Mars 2023, 18:07 Nga k.m.
Analiza e REL: Kontestimi i mandatit të deputetit dhe presidentes -
Vjosa Osmani

Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur debat dhe pikëpyetje në Kosovë në lidhje me atë se a mund të rrezikohet mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes, mund të konsiderohet e pavlefshme.

Si ka rrjedhur problematika dhe çfarë saktësisht do të thotë kjo për mandatin e presidentes Osmani mund të lexoni më poshtë në pika të shkurtra: Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të garantuara për komunitetet joshumicë. Ndër to, 10 janë të garantuara për komunitetin serb, tri për komunitetin boshnjak, dy për komunitetin turk dhe një për komunitetin goran. Ndërkaq, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë të garantuara nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota.

Më 14 shkurt 2021, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend. Sipas rezultateve fillestare të këtyre zgjedhjeve, partia e quajtur Iniciativa Rome, kishte fituar dy mandate të deputetëve në Kuvend (njëra për komunitetin rom, si dhe ulësja tjetër që është e garantuar për tri komunitetet varësisht nga votat). Disa parti nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian më 5 mars 2021 bënë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), duke pretenduar se zgjedhjet ishin manipuluar pasi që partia Iniciativa Rome kishte marrë vota në s’përputhje me numrin e banorëve romë nëpër komuna.

Më 7 mars 2021, PZAP-ja mori një vendim për ankesën e partive duke e pranuar pjesërisht këtë ankesë.

Si rrjedhojë, partisë Iniciativa Rome iu anuluan votat në disa komuna, duke bërë që të humbasin mandatin e deputetit që ishte garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian), varësisht nga votat. Megjithatë, partive ankuese iu refuzua kërkesa që votat për Iniciativën Rome të anuloheshin edhe në disa komuna të tjera, përkatësisht në komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Mitrovicë Veriore. Sipas ankuesve, edhe në këto komuna pati mospërputhje të votave për partinë Iniciative Rome me numrin e banorëve romë në këto komuna.

Gjykata Supreme, që është shkalla më e lartë vendimmarrëse pas PZAP-së, refuzoi ankesat e partive në lidhje me vendimin e PZAP-së, duke e lënë në fuqi këtë vendim.

Kështu, në Kuvend nga viti 2021, Iniciativa Rome përfaqësohet vetëm nga deputeti Fadil Gashi. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, disa përfaqësues të partive të komuniteteve rom e egjiptian, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, më 13 prill 2021. Në këtë ankesë ata pretendojnë se ka pasur shkelje kushtetuese në rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe vendimeve, përmes së cilave nuk janë anuluar edhe votat në tri komunat e lartcekura.

Ata argumentojnë se vendet e garantuara për komunitetet pakicë në Kuvend duhet të derivojnë nga votat e po atij komuniteti. Përndryshe, llogaritet se këto komunitete pakicë nuk kanë përfaqësim adekuat në Kuvend, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Këta ankues i kanë thënë Gjykatës se në qoftë se vërtetohet se deputeti aktual i Iniciativës Rome po e mban mandatin në mënyrë jokushtetuese, ai duhet të largohet nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese deri më tani nuk ka marrë vendim lidhur me këtë ankesë. Anulimi i votave të mbetura për Iniciativën Rome do të thotë se kjo parti do të humbte edhe mandatin e vetëm që e ka në Kuvend. Në ankesën që është dërguar në Kushtetuese shtjellohet se: Nëse deputeti aktual, Fadil Gashi, humb mandatin e tij, vendin e tij do ta zinte deputeti Erxhan Galushi, që aktualisht mban mandatin e garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian) varësisht nga votat.

Kështu, në ulësen e mbetur do të vinte një deputet tjetër nga radhët e tri komuniteteve, me më së shumti vota. Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill të vitit 2021, me 71 vota për dhe me 82 deputetë të pranishëm në sallën plenare. Votimi për presidenten është i fshehtë. Megjithatë, në seancën e Kuvendit kur ishte zgjedhur përfundimisht Vjosa Osmani kishte qenë i pranishëm edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi.

Disa ditë më parë, gazeta10 kishte raportuar se mandati i presidentes mund të jetë në rrezik nëse mandati i deputetit të Iniciativës Rome del të jetë jolegjitim.

Kjo çështje u tematizua në shumë media, shpesh duke u ndërlidhur edhe me vendimin e dhjetorit të vitit 2020 nga Gjykata Kushtetuese, e cila e rrëzoi Qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Vendimi i Kushtetueses atëherë ishte bazuar në ankesën që kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, e cila kërkoi interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

Kjo votë e deputetit Ethem Arifi ishte ndër votat që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Ehat Miftaraj, ekspert ligjor nga Instituti Kosovar për Drejtësi, në një mendim të postuar në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht ndaj kërkesës aktuale, “nuk mund të rrezikohet mandati i presidentes së Republikës apo Qeverisë”. Ai ka thënë se tashmë “kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së presidentes së Republikës”.

Ai, gjithashtu, ka thënë se në këtë rast nuk mund të bëhen krahasime me rastin e Qeverisë Hoti, pasi, sipas tij, kërkesa e atëhershme ishte bërë direkt lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë, ndërsa në këtë rast është kontestuar vetëm ligjshmëria e mandatit të deputetit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë tre skenarë kur presidenti i vendit mund të shkarkohet: Nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë; Nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë; Si dhe në rastin kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës./REL

vjosa osmani mandati i vjosa osmanit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet