LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kushte jo të lehta për Ballkanin për të siguruar paratë nga BE-ja

11 Mars 2024, 10:15 Nga N.F

Analiza e REL: Kushte jo të lehta për Ballkanin për të

BALLKAN- Në dy komisione të Parlamentit Evropian pritet të miratohet të hënën në mbrëmje raporti për pozicionin e këtij institucioni të BE-së për planin për zhvillim dhe reforma për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - një paketë prej gjithsej 6 miliardë eurosh dedikuar investimeve në këto vende.

Ky votim është pjesë e procedurës së rëndomtë, në mënyrë që vendimi i BE-së të bëhet formal. E, për t’u bërë formal, hapi i fundit është që për këtë vendim, të propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian, të pajtohen në negociata të përbashkëta Këshilli i BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian.

Fjala është për një prej paketave më ambicioze që Bashkimi Evropian ka planifikuar për vendet e rajonit, të cilat synojnë anëtarësimin në BE. Kjo paketë është e veçantë, krahas fondeve që tashmë janë në dispozicion në kuadër të programeve të para-anëtarësimit, të njohura me shkurtesën IPA.

Me këtë plan, BE-ja synon të stimulojë rritjen ekonomike në gjashtë vendet e rajonit, paralelisht të ndihmojë procesin e reformave dhe, në këtë mënyrë, t’u ndihmohet këtyre vendeve që të bëhen gati sa më shpejt për t’u anëtarësuar në BE. Sipas këtij plani, që fillimisht e ka paraqitur Komisioni Evropian e tash e ka mbështetur edhe Këshilli, për vendet e rajonit do të ndahen 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro do të jenë në formën e kredive të favorshme.

Por, të tria institucionet e BE-së kanë insistuar se vendet e rajonit, për të përfituar nga kjo paketë e asistencës financiare, duhet të përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta. Në mesin e tyre janë kriteret bazike, të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për të siguruar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Në propozimet e të tria institucioneve të BE-së, që tash duhet të negociohen për t’u miratuar si një vendim i përbashkët, përmendet kushti për kontrolle financiare dhe auditime të pavarura. Tërhiqet vërejtja se pagesat për projekte të vendeve të rajonit, do të jenë të kushtëzuara me kritere strikte që kanë të bëjnë me reforma. Para se të bëhet pagesa, Komisioni Evropian duhet të raportojë se janë përmbushur kushtet dhe vendimin duhet ta miratojë Këshilli.

Në rast se konstatohet se ndonjë vend nuk i përmbush më kriteret, atëherë do të suspendohen pagesat. Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, do të ketë edhe kritere politike.

Për Kosovën dhe Serbinë “para-kusht tjetër” do të jetë “angazhimi konstruktiv në normalizimin e raporteve mes tyre, me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi për implementim” dhe “angazhimi në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve”.

Për kushtëzimin specifik ndaj Kosovës dhe Serbisë ka pajtim nga të tria institucionet e BE-së. Por, Parlamenti Evropian kërkon që të sqarohen kriteret, në bazë të të cilave do të bëhet vlerësimi nëse njëri apo tjetri vend i ka përmbushur kushtet.

Sipas praktikës, kompetencat për të bërë vlerësime për këtë i ka Komisioni Evropian, i cili duhet të marrë parasysh edhe kontributin e Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS). Diplomatët në Bruksel tërheqin vërejtjen se ky kusht nuk duhet të kuptohet me lehtësi as nga Kosova e as nga Serbia.

“Nëse sot do të duhej të vendosej për pagesat për Kosovën dhe Serbinë, vendimi nuk do të ishte pozitiv, sepse asnjëra palë nuk i ka përmbushur obligimet nga marrëveshjet e dialogut dhe për këtë BE-ja ka shprehur edhe keqardhje”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Pritet që në negociatat nga 14 marsi deri më 2 prill mes delegacioneve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, një prej temave ku mund të ketë dallime të jetë përshtatja e vendeve të rajonit me politikën e jashtme të BE-së. Këtu ka dallim në tekstet e përgatitura nga Këshilli dhe ai nga Parlamenti Evropian, ndonëse të dyja përmendin përshtatjen në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Por, Këshilli këtë e përmend si “pritje” ndërsa Parlamenti si “parakusht”.

Në njoftimin e Këshillit të BE-së nga 6 marsi, kur ishte arritur pajtimi i 27 vendeve anëtare, thuhej se “një fokus i forcuar i kushtohet përshtatjes së partnerëve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”.

Por, në atë dokument të miratuar nuk përmendet në mënyrë të prerë si parakusht përshtatja me qëndrimet e politikës së jashtme. Në të thuhet në mënyrë më të përgjithësuar se “përfituesit duhet të dëshmojnë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane edhe përmes përshtatjes së tyre me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit, përfshirë edhe masat restriktive“.

Parlamenti Evropian ka propozuar që përshtatja me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme të jetë parakusht i qartë dhe të përmendet edhe formalisht se kjo nënkupton edhe mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Parakusht tjetër duhet të jetë përshtatja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit, përfshirë edhe miratimi i masave restriktive ndaj Rusisë, sikur edhe me politikën e BE-së për vizat për vendet e treta”, thuhet në propozimin e Parlamentit Evropian.

Ky kusht, nëse pranohet kërkesa e Parlamentit Evropian, do të thotë se asnjë vend i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk mund të marrë pagesa nga ky fond.

Serbia është i vetmi vend i rajonit, i cili deri më tash nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së sa u përket sanksioneve ndaj Rusisë. Nga propozimi i Parlamentit Evropian është hequr fjala “përshtatje e plotë”, sepse kjo do t’u hapte mundësi vendeve të ndryshme të BE-së apo Komisionit Evropian për interpretim shumë të gjerë të kushtit dhe me këtë do të kishin problem disa shtete, sidomos Serbia, Bosnje e Hercegovina, por edhe Kosova.

Bosnja e Hercegovina, për momentin, sikur edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përshtatje 100 për qind me qëndrimet e BE-së. Por, në rastin e Bosnje e Hercegovinës kjo shpesh varet nga fakti se kush në cilin moment është ministër apo kryetar i Qeverisë.

Serbia e ka nivelin e përshtatjes diku rreth 60 për qind. Kosova, e cila vetëm se ka aplikuar për anëtarësim në BE, nuk ka nevojë formalisht të përshtatet, por ajo në shumë raste e ka bërë këtë në mënyrë të njëanshme dhe BE-ja e ka mirëpritur.

Megjithatë, disa diplomatë kanë tërhequr vërejtjen edhe për Kosovën se nuk ka 100 për qind përshtatje me qëndrimet e BE-së. Si shembull kanë përmendur hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, që është në kundërshtim me qëndrimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian. Gjithsesi, ata tërheqin vërejtjen se të gjitha vendet e rajonit, nëse seriozisht synojnë t’i përdorin mjetet nga plani i rritjes ekonomike, duhet seriozisht dhe shumë shpejt të nisin me përmbushjen e kritereve.

Marrë nga REL

ballkan be para

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2024, 22:51 N.F

Fundi i rrjetit social

Foto ilustruese SHBA- Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj