LIVE UPDATES
Bota

DW: Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundjet psikike

Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit.

11 Mars 2024, 08:51 Nga N.F
DW: Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundjet psikike
Foto ilustruese

GJERMANI- Në botë po shtohet numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet psikike. Në këtë përfundim arrin raporti për shëndetin mendor "Mental Health Report". Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos.

Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024. Hulumtimi anketoi 1000 njerëz nga secili prej 16 vendeve në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut për shëndetin e tyre mendor. Krahasuar me vitin 2023, vihet re se në shumicën e vendeve situata është përkeqësuar në vitin 2024. Në Francë, Irlandë dhe Meksikë, numri i njerëzve me sëmundje mendore u rrit me gjashtë deri në shtatë për qind. Në Turqi, deri në tetë për qind. Vetëm në Filipine në vitin 2024 ka më pak pacientë se një vit më parë.

Përveç kësaj, shëndeti mendor duket të jetë një çështje brezash. Sidomos shpesh, të rinjtë nga mosha 18 deri në 34 vjeç deklarojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore. Në Irlandë, Turqi dhe SHBA preken kryesisht të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç. Megjithatë, në grupmoshën 25-34 vjeç, SHBA-të dhe Turqia kryesojnë për nga numri i të sëmurëve mendorë.

Të rinjtë më të rrezikuar

Sipas këtij raporti, 43 për qind e të gjithë të anketuarve nga mosha 18 deri në 24 vjeç deklaruan se kanë probleme psikike. Sëmundjet më të shpeshta janë depresioni, nga i cili vuajnë 22 për qind e të anketuarve, pasuar nga ankthi, fobitë apo çrregullimi i stresit post-traumatik, nga i cili vuajnë edhe 22 për qind e të anketuarve.

Sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më pak të zakonshme janë sëmundjet mendore. Vetëm 14 për qind e të anketuarve të moshës 65 deri në 75 vjeç deklaruan se vuajnë nga nddonjë çrregullim si depresioni, fobitë dhe të ngjashme.

Por ka dallime jo vetëm në lidhje me moshën, por edhe me gjininë. Gratë raportojnë se kanë probleme psikike më shpesh sesa burrat. Kështu thuhet në 16 vende. Këtu edhe gratë më të reja preken më shpesh sesa gratë e moshuara.

Si konfirmohen sëmundjet

Hulumtimi gjithashtu shpjegon se si personat e intervistuar arrijnë në njohuritë për prekjen nga sëmundjet e tilla. Në Gjermani, shumica dërrmuese (57 për qind) mori një diagnozë nga ndonjë psikolog ose psikiatër. Rreth 17 për qind morën një diagnozë të tillë nga mjeku i tyre i përgjithshëm.

Numri i gjermanëve që kanë arritur në përfundimin se vuajnë nga sëmundje të tilla përmes hulumtimeve personale, si për shembull përmes internetit, është 16 për qind. Në vendet e tjera, kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Në Filipine, 60 për qind e të anketuarve kanë ardhur në përfundim se vuajnë nga sëmundje mendore përmes interentit, ndërsa në Turqi 36 për qind.

Ky hulumtim tregon qartë se sa e rëndësishme është ndihma profesionale në rast të ndonjë sëmundje të tillë. Shumica e të anketuarve në Gjermani (57 për qind) thonë se, falë ndihmës profesionale, janë shëruar me sukses nga sëmundja.

Por edhe në Gjermani është i lartë numri i personave të anketuar (24 për qind) që nuk pranojnë trajtim profesional nga psikologë apo psikiatër. Vetëm në Japoni më shumë njerëz (25 për qind) nuk pranojnë ndihmë profesionale në rast të ndonjë sëmundje mendore.

Sipas Shoqatës Gjermane për Psikiatrinë dhe Psikoterapi, Psikosomatikë dhe Trajtim të Sëmundjeve Nervore (DGPPN), "sëmundjet mendore në Gjermani janë ndër katër shkaqet më të rëndësishme për humbjen e viteve të shëndetshme të jetës. Njerëzit me sëmundje mendore jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak se pjesa tjetër e popullsisë”.

Marrë nga DW

gjermani semundje psikike shendet mendor

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2024, 22:51 N.F

Fundi i rrjetit social

Foto ilustruese SHBA- Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u ...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion