Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
FOTOT/ Shpërthim i fuqishëm në një bodrum në Greqi, dëme të mëdha materiale, banorët: Ka pasur edhe një shpërthim tjetër në këtë objekt
Mësohet se një shpërthim ka ndodhur pas orës 3 të mëngjesit të së hënës në një bodrum në rrugën Lagoumitzi në Kallithea.
11 Mars 2024, 09:35Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
All - Paragraf - 1
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Mësohet se një shpërthim ka ndodhur pas orës 3 të mëngjesit të së hënës në një bodrum në rrugën Lagoumitzi në Kallithea.
Shpërthimi ka ndodhur në një bodrum verërash ndërsa mediat greke raportojnë se në këtë objekt ka pasur edhe shpërthime të tjera më parë. Siç shihet edhe në fotot pas shpërthimit bodrumi është shkatërruar ndërsa dëmë kanë marrë edhe objektet përreth.
“Dy katet e para të pallatit u shembën, 11 makina u shkatërruan, të gjitha xhamat u thyen”, tha një banor i zonës. Sipas një banori tjetër, ky bodrum është i pronarit të klubit të njohur të natës që ndodhet në anën e pasme dhe se nuk është hera e parë që ndodh një shpërthim në këtë objekt.
"Kishin bombarduar sërish në të shkuarën, 8-10 vjet më parë nuk e mbaj mend saktësisht. Dhe i njëjti dëm ishte bërë. Të gjitha xhamat janë thyer nga shtëpia ime dhe në të gjithë lagjen. Ishte një shpërthim shumë i fortë pasi pallati u trondit,” shtoi banori.