LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Opozita në Turqi shqetësohet se zgjedhjet s’do të jenë të drejta

Teksa Turqia po u afrohet zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të kësaj fundjave, po rriten shqetësimet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që shihen si sfida më e madhe për presidentin Recep Tayyp Erdogan në 20 vjetët e tij si udhëheqës.

8 Maj 2023, 17:43 Nga a.l
Analiza e REL: Opozita në Turqi shqetësohet se zgjedhjet s’do
Zgjedhjet në Turqi

TURQI- Teksa Turqia po u afrohet zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të kësaj fundjave, po rriten shqetësimet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që shihen si sfida më e madhe për presidentin Recep Tayyp Erdogan në 20 vjetët e tij si udhëheqës.

Që një kohë të gjatë, opozita në Turqi është ankuar se zgjedhjet po zhvillohen në një fushë loje të pabarabartë, pretendime këto që janë mbështetur shpesh nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Mbulimi mediatik është shembull që tregon në mënyrë të dukshme se ku Erdogan gëzon një avantazh ndaj kundërshtarëve të tij. Por, opozita është ankuar edhe për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe interpretimin e disktueshëm të ligjit për zgjedhje.

Rreth 90 për qind e mediave në Turqi janë në duart e qeverisë ose mbështetësve të saj, sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Kjo i ka siguruar kohën më të madhe në transmetim presidentin Erdogan. Vetëm një pjesë e vogël e gazetave të opozitës shtypen ende, ndërsa shumica kanë kaluar në botime vetëm në internet.

Gjatë prillit, Erdogan i pati gati 33 orë kohë transmetimi në stacionin kryesor televiziv shtetëror, sipas anëtarëve të opozitës. Kundërshtarit të tij presidencial, Kemal Kilicdaroglu, iu dhanë 32 minuta.

Partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane, ose CHP, nisi muajin e kaluar një padi ligjore ndaj transmetuesit TRT për mosshfaqjen e videos së fushatës së tij.

Për fat të keq, Korporata Turke e Radios dhe Televizionit nuk është më një institucion i paanshëm dhe objektiv dhe është shndërruar në Korporatën e Radios dhe Televizionit të Tayypit”, tha anëtari i CHP-së, Tuncay Ozkan.

Mediat e pavarura po përballen me më shumë kufizime. Muajin e kaluar, autoriteti transmetues RTUK gjobiti kanalet e pavarura Fox News, Halk TV dhe TELE1 për shkak të lajmeve dhe komenteve që u konsideruan si shkelje të rregulloreve. Ilhan Tasci, një anëtar i RTUK-së i emëruar nga opozita, tha se në të tre rastet stacionet ishin akuzuar se kishin kritikuar ose vënë në dyshim veprimet e partisë në pushtet.

Në një deklaratë pas zgjedhjeve të fundit presidenciale më 2018, vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vunë në dukje se Erdogan dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia e tij, gëzonin “një avantazh të padrejtë, duke përfshirë mbulimin e tepruar nga media publike dhe private, të lidhura me qeverinë”

Dominimi i qeverisë është vërejtur edhe në rrjete sociale, ku shumë zëra opozitarë janë tërhequr. Një ligj për “dezinformomin” i prezantuar në tetor parasheh dënim me burgim deri në tre vjet për përhapjen e informacionit të rremë “me qëllimin e vetëm për të krijuar ankth, frikë ose panik në publik”.

Sinan Aygul, i vetmi gazetar që po ndiqet penalisht sipas këtij ligji të ri, u dënua me 10 muaj burgim në shkurt. Ai aktualisht është i lirë, pasi ka apeluar vendimin.

Qëllimi i vërtetë është të heshtin të gjithë zërat opozitarë në shoqëri”, tha Aygul, kryetar i shoqatës së gazetarëve në Bitlis, në Turqinë juglindore. Është “një ligj që synon këdo që shpreh një mendim. Ai synon jo vetëm individët, por edhe organet e medias”, tha ai.

Nëse do të ketë mashtrime në zgjedhje, të gjitha kanalet opozitare do t’u mbyllet goja përmes këtij ligji”, tha ai.

Erdogan ka shtuar numrin e paraqitjeve publike, të cilat ndiqen nga afër nga shumica e kanaleve televizive, dhe i përdor këto detyra zyrtare për t’i sulmuar rivalët e tij. Në një ceremoni të premten e Fitër Bajramit muajin e kaluar, ai e akuzoi opozitën se po “punonte me grupet terroriste”.

Projekte të shumta të mëdha po prezantohen gjithashtu pak para zgjedhjeve, si ndërtimi i reaktorit të parë të energjisë bërthamore në Turqi, i ndërtuar nga Rosatom, kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore. Kritikët theksojnë gjithashtu përshtatjen e ligjit zgjedhor për t’i lejuar ministrat e qeverisë të jenë kandidatë për pozitën e deputetit përderisa mbajnë ende detyrën e ministrit, pavarësisht që një gjë e tillë nuk lejohet.

Adem Sozuer, nga fakulteti juridik në Universitetin e Stambollin, tha për gazetën opozitare Cumhuriyet se votuesit kishin humbur besimin tek autoritetet zgjedhore. “Ekziston dyshimi i përhapur në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë se zgjedhjet do të manipulohen”, tha ai./REL 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj