8 Maj 2023, 17:31
Nga a.l
Ekrem Imamoglu qëllohet me gurë
TURQI- Autobusi i fushatës së kryetarit të bashkisë së Stambollit është sulmuar me gurë nga mbështetësit e kandidatit për President, Rexhep Taip Erdogan, teksa ai ishte në provincën lindore të Erzurumit përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi.
Imazhet e publikuara nga zyra e Ekrem Imamoglu treguan protestuesit që sulmonin me gurë duke thyer xhamin e mjetit. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit të cilët po ndiqnin autobusin duke e sulmuar me gurë.
Imamoglu e quajti incidentin një "provokim" dhe kërkoi një shpjegim nga zyrtarët lokalë. Raportet thonë se të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.
Incidenti lë të kuptohet për tensionet rreth votimeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës së ardhshme. Imamoglu po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kılıçdaroglu. Kryebashkiakut popullor të Stambollit i është premtuar një post zëvendëspresident nëse Kılıçdaroglu fiton, shkruajnë mediat e huaja.
Duke folur për incidentin, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha në Ulke TV se Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi leje nga bordi zgjedhor provincial për të vizituar zejtarët dhe jo për të mbajtur një tubim. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Erzurumit, Mehmet Sekmen, pretendoi se grupi prej 150-200 personash ishte nga brenda CHP-së.
ekrem imamoglu
Bota
8 Maj 2023, 17:18
f.i
Saman Abbas
ITALI- Saman Abbas , 18-vjeçarja me origjinë pakistaneze dhe banuese në Novellara, në zonën Reggio, e cila u zh...
Bota
8 Maj 2023, 17:26
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Oligarku rus Andrey Kovalev ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe politikën e ndjekur nga presidenti i...
Bota
8 Maj 2023, 17:19
k.m.
Joe Biden dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden përballet me sfida thelbësore dhe të shumta nëse do të rizgjidhet në kr...
Bota
8 Maj 2023, 17:21
a.l
Ministria e Punëve të Jashtme
KINË- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Webnin njofton se Kina do të...
Bota
8 Maj 2023, 17:14
a.l
Atentati ndaj shkrimtarit rus
RUSI- I dyshuari kryesor për atentatin ndaj shkrimtarit rus disa ditë më parë, Alexander Permyakov do t&...
Bota
8 Maj 2023, 17:11
a.l
Izrael
IZRAEL- Bashkimi Evropian bëri të ditur më 8 maj se e ka anuluar një pritje diplomatike të planifikuar për t’u ...
Bota
8 Maj 2023, 16:10
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Sipas një deklarate të Ukrainës Rusia ka bllokuar marrëveshjen e grurit nëpërmjet Detit të...
Bota
8 Maj 2023, 16:48
a.l
Maria Zakharova
RUSI- Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e qua...
Bota
8 Maj 2023, 16:36
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur bindjen se Rusia do të mposhtet në të një...
Bota
8 Maj 2023, 16:27
a.l
Johnny Thompson
BRITANI- Ndërsa miliona njerëz u mblodhën rreth Webminister Abbey për të ndjekur nga afër ceremoninë hi...